Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025.
E bujshme/ Valë rekord e të nxehtit, Shqipëria pjesë e zonës së kuqe

Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme. Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.
Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.