Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, shpallet në kërkim nga Policia – dyshohet për përfshirje në një incident të dhunshëm
E b*jshme! Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim nga Policia, arsyeja e rende

Moderatori dhe producenti i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, së bashku me vëllain e tij, pas dyshimeve të rënda për përfshirje në një incident me elemente dhune.
Burime të afërta me organet hetimore kanë bërë të ditur se dy vëllezërit dyshohet të jenë përfshirë në një përleshje fizike, e cila ka përfunduar me lëndimin e rëndë trupor të një 29-vjeçari. Ngjarja në fjalë thuhet se ka ndodhur disa ditë më parë, por është mbajtur disi e fshehtë për publikun deri në momentin kur autoritetet nisën veprimet konkrete për kapjen e të dyshuarve.
Rasti është klasifikuar nga Policia si “lëndim i rëndë trupor” dhe po trajtohet me seriozitetin maksimal nga njësitë hetimore të përfshira në zbardhjen e tij.
Në përpjekje për të lokalizuar vendndodhjen e Meritonit dhe vëllait të tij, Policia ka kryer një bastisje në banesën e tyre në Obiliq. Megjithatë, sipas burimeve zyrtare, asnjëri prej tyre nuk është gjetur aty, dhe për këtë arsye ata aktualisht konsiderohen në arrati.