Ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një i ri u përfshi në një krim të rëndë, ka hapur debate të mëdha në opinionin publik. Pas tragjedisë, kanë nisur të qarkullojnë dyshime se i riu mund të ketë qenë punonjës i Ministrisë së Brendshme, gjë që ka shkaktuar reagime të forta dhe kërkesa për transparencë.
Dyshime tronditëse: A punonte në Ministrinë e Brendshme autori i vrasjes në Sarandë?

Gazetari Bled Mane ka ngritur publikisht pyetjen se përse Ministria e Brendshme ende nuk ka sqaruar zyrtarisht nëse autori i dyshuar është apo jo pjesë e strukturave të saj.
“Ministria e Brendshme detyrohet të informojë qytetarët nëse vrasësi i Sarandës është punonjës i saj”, shkruan Mane në rrjete sociale.
Ky zhvillim ka shtuar tronditjen dhe indinjatën e qytetarëve, të cilët kërkojnë që institucionet shtetërore të japin menjëherë përgjigje të qarta dhe të sakta mbi këtë çështje.
Familjarët e viktimës ndërkohë vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe dënim maksimal për autorin, ndërsa opinioni publik pret me vëmendje një reagim zyrtar nga Ministria e Brendshme.