Dyshime të rënda për pasurinë e prokurores, tallje me deklarimin e vettingun

Prokurorja e Sarandës, Esmeralda Basho, ndodhet në qendër të dyshimeve pas publikimit të disa vetëdeklarimeve të pasurisë, që përmbajnë kontradikta dhe mungesë transparence.

Në dokumentet e dorëzuara në ILDKPI, ajo rezulton pronare e një apartamenti 86 m² në Sarandë, pa e justifikuar burimin financiar të pronës.

Në një deklarim tjetër thotë se për 3 vite qira ka paguar vetëm 200 mijë lekë të vjetra në total, një shumë qesharake, ndërsa në një tjetër dokument tregon, se e ka dhënë apartamentin e saj me qira për një ditë, me po njëjtën shumë.

Gjithashtu, prokurorja Basho ka deklaruar mbi 8 milionë lekë në llogari bankare, sërish pa burim të specifikuar.

Ekspertët e fushës dhe ish-prokurorë, i kanë cilësuar këto mospërputhje si deklarime të rreme, që përbëjnë shkelje të ligjit dhe mund të çojnë në ndjekje penale.

More posts