Gjykata e Posaçme ka reaguar pas deklaratave të bëra paraditen e kësaj të hëne nga Sali Berisha, i cili tha se kreu i SPAK, Altin Dumani gati sa nuk u përlesh fizikisht me një gjyqtare, të cilën shkuan që t’i merrnin kompjuterin.
Dumani gati është përleshur fizikisht”/ GJKKO reagon për deklaratat e Sali Berishës…

GJKKO hedh poshtë këto deklarate dhe pretendime të Berishës, duke theksuar se në ambientet e gjykatës nuk ka ndodhur asnjë situatë e tillë dhe se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal.
“Gjykata e Posaçme përgënjeshtron kategorikisht çdo pretendim që aludon për përplasje apo tensione ndërinstitucionale me Prokurorinë e Posaçme e cila, në përputhje me rolin e saj kushtetues dhe ligjor, është palë në procesin gjyqësor dhe si e tillë, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë kompetencë për të ndikuar në vendimmarrjen e gjykatës. Gjykata e Posaçme thekson se nuk ekziston asnjë konflikt institucional apo personal me ndonjërën prej palëve në çështjen penale të sipërcituar, përfshirë Prokurorinë e Posaçme. Marrëdhënia midis gjykatës dhe të gjitha palëve është e bazuar në respektimin e rolit dhe kompetencave përkatëse të secilit subjekt procedural, në funksion të zhvillimit të një procesi të rregullt dhe të drejtë gjyqësor”, thuhet në shkrimin e Gjykatës.