Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e “jetës” kundër Serbisë. Nga kjo sfidë që do të startojë në orën 20:45, do të varet ëndrra që kuqezinjtë kanë për të shkuar në Botërorin 2026.
Dueli i “flaktë” ndaj Serbisë, kush është lojtar i Kombëtares që përfundon në tribunë…

Ndërkohë është bërë i ditur numri i lojtarëve që do jetë sot në stol, 22. Ndërsa një lojtar do ta ndjekë sfidën nga tribuna sipas zgjedhjes së trajnerit Silvinjo.
Bëhet fjalë për fantazistin Nazmi Gripshi i cili udhëtoi nga Kazakistani ku luan me Astanën, për tju bashkuar Kombëtares. Trajneri Silvinjo tregonte në konferencë se e ndiqte Gripshin prej disa muajsh, por tashmë ka vendosur që ende nuk është koha e tij për të luajtur në Kombëtare.