Dua Lipa, ylli botëror i muzikës me origjinë shqiptare, ka tërhequr sërish vëmendjen në Ibiza, ku po shijon pushimet verore me një paraqitje që ka “ngritur temperaturat” në brigjet mesdhetare.
Dua Lipa “ndez” Ibizën me linjat perfekte duke bërë joga

Këngëtarja 29-vjeçare është fotografuar duke bërë joga mbi një paddleboard në ujërat e kristalta të ishullit spanjoll, ndërsa kishte veshur bikini minimaliste që theksonte linjat e saj perfekte.
Me bark të sheshtë dhe trup të tonifikuar, Dua tregoi aftësitë e saj mbresëlënëse në joga duke realizuar pozicione të avancuara si “Downward Facing Dog”, “Cobra” dhe një qëndrim mbi duar – të gjitha duke reflektuar forcën dhe fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm.
Pas sesionit të jogës, ajo u kthye në jahtin luksoz ku po qëndron me të fejuarin e saj dhe disa miq të ngushtë.
Dua po shoqërohej nga i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, 35 vjeç, i cili gjithashtu u vu në qendër të vëmendjes me trupin e tij të palestruar dhe në rroba banje të zeza.