D*shnori e la shtatzene? Shqiptari qe vr*u gruan ne Greqi tr*ndit para te bijës

Krimi që tronditi opinionin publik në Greqi ka marrë një tjetër kthesë pas dëshmisë së autorit. Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 36-vjeçare Marjola Nakoleci, mbështet versionin se viktima ishte shtatzënë nga një tjetër burrë.

Në dëshminë e dhënë për mediat greke, ai tha se nuk kishte planifikuar ta vriste gruan, por vetëm “ta frikësonte”. Sipas tij, gruaja i kishte pranuar se kishte një lidhje paralele dhe se fëmija nuk ishte i tij.

E doja shumë, në mënyrë patologjike. Nuk kisha menduar ta lëndoja. U çmenda kur më tha se fëmija nuk ishte i imi dhe se do të më dërgonte foto e video me partnerin e saj të ri. Dyshimet e mia u konfirmuan. Një palë e tretë na shkatërroi jetën”, – rrëfeu 40-vjeçari

Ai pranoi se ishte penduar për atë që ndodhi, duke shtuar se xhelozia e kishte verbuar. Të martën, më 26 gusht, pritet të dalë para hetuesit, pasi kërkoi afat nga prokurori për të përgatitur mbrojtjen.

Dëshmia e vajzës: “Pashë gjithçka”
Vajza e çiftit, e pranishme gjatë skenës së rëndë, tregoi mes lotësh momentet e fundit të nënës së saj:

“Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Ai e goditi me thikë dhe e tërhoqi nga flokët. Unë pashë gjithçka… Kur ajo tha ‘do të më vrasësh’, kuptova se ishte e vërtetë. Ne ishim unë dhe vëllai im 13-vjeçar”, – tha ajo

Vajza shtoi se edhe më parë kishte pasur grindje mes prindërve, por kurrë në këtë nivel. Sipas saj, babai dukej i qetë, punonte normalisht dhe nuk jepte shenja dhune, derisa xhelozia e çoi në këtë akt fatal

More posts