Drejtori i zyrës së shtypit të Berishës nxjerr EMRIN për bashkinë Tiranë: Do e quaja…

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela ka dalë në mbështetje të një emri konkret për kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, përballë Ogerta Manastirliut të mazhorancës.

Sipas Lelës, Fatos Lubonja është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike nuk ka një tjetër të ngjashëm me të.

Ai shton se gara më 9 nëntor nuk është kundër Manastirliut, por ndaj regjimit të Ramës.

Partisë Demokratike i duhet të kthehet aty ku ka qenë njëherë. Në vitin 2003, kur përballë Ramës vetë, kandidoi Spartak Ngjelën, asokohe një nga njerëzit pranë Berishës, por jo një ‘besnik’, dhe një prej elokuentëve të opozitës. Jo tek Avokati, të kuptohemi, por te një i ngjashëm në profil publik, që e lufton Ramën nëpërmjet Edi Ramës, nga skutat e tij të ndërgjegjes e nënndërgjegjes, të së shkuarës dhe të së tashmes. Këtë profil, më mirë se askush, e plotëson Fatos Lubonja. Lubonja është, sigurisht, më shumë se kaq. Në një Shoqëri të Rrafshët, të cilën Edi Rama ka luftuar shumë për të montuar në Shqipëri, ai është një prej shumë pak relieveve të mbetura“, shkruan Alfred Lela.

More posts