Dr Jiri Kubes, një onkolog rrezatimi, thotë se heqja e dy ushqimeve dhe pijeve nga dieta juaj mund të nënkuptojë një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme.
Doktori thotë se duhet të hiqni këto 2 ushqime për të pasur larg kancerin në trupin tuaj

Dr Kubes tha: “Disa nga ato që e nxisin kancerin janë jashtë kontrollit tonë, si gjenetika dhe mosha, por dieta dhe mënyra e jetesës luajnë një rol.
Mishi i përpunuar (sallamrat, fast-foodet) dhe alkooli janë quajtur si kancerogjenë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Këshilla është se reduktimi i të dyja këtyre gjërave është më i mirë për shëndetin e përgjithshëm.”
Pirja e alkoolit dëmton qelizat dhe mund të ndalojë riparimin e tyre ashtu siç duhet. Gjithashtu mund të prishë hormonet, duke bërë që qelizat të ndahen më shpesh dhe duke rritur rrezikun e zhvillimit të kancerit. Dr Kubes, drejtor mjekësor i Qendrës së Terapisë Proton, tha: “Pirja e alkoolit rrit rrezikun e kancerit në mëlçi dhe zorrë të trashë, ndër të tjera.