Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale, ku një kandidate për Kongres në SHBA shihet duke djegur librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin. Në pamjet që kanë bërë xhiron e internetit, ajo shfaqet me armë në dorë dhe me një bluzë ku shkruhet emri i saj si kandidate, ndërsa në sfond digjet Kuranin.
“Do t’i jap fund Islamit” – Kandidate amerikane digj Kuranin, pamjet ndezin reagime të forta ( VIDEO )

“Do t’i jap fund Islamit”, dëgjohet të thotë gruaja, duke shkaktuar reagime të ashpra nga komunitetet myslimane dhe jo vetëm. Shumë qytetarë e kanë cilësuar aktin si një gjest të rëndë urrejtjeje, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut kanë dënuar ashpër skenat e publikuara.
Pamjet kanë hapur një debat të madh publik mbi gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e fesë për qëllime politike, ndërkohë që kërkohet që autoritetet amerikane të marrin masa ndaj saj.