Do ketë ndëshkime të rënda”/ Rama paralajmëron masa ekstreme për…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të prerë lidhur me zaptimin e hapësirave publike, duke theksuar se “lojërat e zakonshme të maces me miun” nuk do të tolerohen më.

Rama deklaroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese të forta për të ndaluar fenomenin e ndërtimit pa kriter në zona publike dhe urbane, duke u bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje.

Është e rëndësishme të kuptohemi që ideja nuk është të ndëshkojmë. Do hiqen të tëra. Do hiqen hap pas hapi dhe është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces, duke çuar në mënyrë të vazhdueshme denoncime. Do hapet dhe një portal i posaçëm. Siç u nda mendja që nuk ndërtohet te Lana etj., do të ndahet mendja që nuk mund të ndërtohet vend e pa vend. Do bëjmë ndëshkime të atilla që mos t’i shkojë mendja njeriu të fillojë lojën nga e para. Pastrojmë te “21 Dhjetori”, pastrojmë te “Komuna e Parisit”, pastrojmë te “5 Maji” etj. Do të duhet të nisim me projekte të bukura urbanistike. Nuk mund të ndërtojnë pallate brenda pallatit, por mund të ndërtojnë parkime me dy-tre kate. Nga ana tjetër, kemi nisur punën me një nga ekspertët më të famshëm në botë, i cili ka filluar punë në shumë qytete dhe është bërë i famshëm nga ‘Super-blloqet e Barcelonës‘”, tha Rama.

More posts