Ish-anëtari i Beretave të Gjelbra amerikane, Anthony Aguilar, ndau një ngjarje tronditëse nga Gaza, ku forcat izraelite vranë një fëmijë palestinez të uritur pak pas marrjes së ndihmës humanitare.
Djaloshi palestinez eci 12 km për të marrë ndihma – puthi dorën e amerikanit në shenjë falënderimi, por më pas e vr*në forcat izraelite..!!

Aguilar, i cili ka punuar me Fondacionin amerikano-izraelit për Ndihmë Humanitare në Gaza (GHF), rrëfeu këtë krim gjatë një interviste.
Ai tregoi takimin me një djalë të quajtur Amir në një pikë shpërndarjeje ndihmash më 28 maj.
“Në pikën e sigurt të shpërndarjes numër 2, ky djalë i ri, Amir, mu afrua këmbëzbathur dhe me rroba të grisura që i vareshin mbi trupin e tij të dobët. Ai më puthi dorën dhe na falënderoi – e vetmja gjë që kishte ishte gjysma e një qese me oriz dhe thjerrëza,” tregoi Aguilar.
Sipas tij, Amir kishte ecur plot 12 kilometra vetëm për të arritur në këtë pikë ndihme.