Policia angleze përdori një furçë dhëmbësh për bërë lidhjen midis një punëtor shqiptar të një lavazhi me një shtëpi kanabisi në një fshat në Norfolk, të cilën ai po ndihmonte ta drejtonte.
Ditën lavazhier makinash, natën në ‘shtëpi bari’, shqiptari tradhëtohet nga…furça e dhëmbëve

Meardo Kokomani u kap në një makinë pranë fermës së drogës, në një pronë në Terrington St John, pasi ajo u bastis nga oficerët e policisë.
Gjykata e Kurorës së Norwich u informua se policia gjeti një furçë dhëmbësh në vend, e cila, kur u ekzaminua nga mjeko-ligjorët, tregoi qartë se 32-vjeçari shqiptar po qëndronte në atë adresë.
Richard Paterson, prokuror, tha se vetëm dy bimë u gjetën në pronë, megjithëse kishte edhe 110 fidanë të tjerë, si dhe pajisje hidroponike të përdorura për t’i kultivuar ato.
Prokurori tha se puna “sapo kishte filluar” në kohën kur u bastis në qershor 2023. Kokomani u gjet gjithashtu me 605 paund para “cash”.