Mos prisni të shfaqen simptomat e para për të parandaluar në kohë kancerin e Prostatës.
Disa nga shenjat e kancerit te prostates te cilat nuk duhen neglizhuar – nga mjeku i njohur Gjergji Semini

Tek meshkujt është tumori i tretë për nga numri i vdekjeve në vendin tonë dhe në Europë incidenca e tij është rritur ndjeshëm dekadën e fundit.
Pikërisht për të rritur ndërgjegjësimin e meshkujvë mbi 50 vjeç.
Sipas Dr.Shk. Gjergji Semini Kirurg Urolog në Spitalin Amerikan tregon se kryerja e analizave rutinë është e domosdoshme madje dhe kur ata nuk kanë shqetësime.
Në stadet fillestare simptomat kryesisht urinare janë:
Urinime të shpeshta, sidomos natën.
Fluks të dobët të urinës.
Fluks të urinës me ndërprerje (vështirësi për të filluar urinimin apo urinim me ndërprerje).
Dhimbje apo djegje gjatë urinimit.
Urinim me gjak apo në lëngun spermatik.
Ereksion i vështirë.
Gati të gjithë tipat e kancereve të prostatës janë adenokercinoma.