Dhunë apo aksident? 30-vjeçari i plagosur në Korçë habit policinë me deklaratën e tij!

Një 30-vjeçar është gjetur i plagosur në trup nga familjarët e tij në lagjen 15 të qytetit të Korçës.

Personat që ndodheshin me të në momentet e fundit para ngjarjes e kanë dërguar menjëherë në spital.

I riu u ka deklaruar oficerëve të policisë se nuk mban mend asgjë rreth asaj që ka ndodhur.

Ende nuk është përcaktuar nëse plagët janë pasojë e ndonjë rrëzimi aksidental apo sulmi fizik.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e 30-vjeçarit është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

More posts