Pas një sëmundjeje të gjatë, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur dhe një nga figurat më të mëdha të artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti.
“Dhimbje pa fund – Vajza e regjisorit të madh shqiptar jep lajmin e trishtë”

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, e cila në rrjete sociale shkroi me dhimbje:
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”
Dhimitër Anagnosti ishte dhe do të mbetet një nga ikonat më të shquara të kinematografisë shqiptare. Me një karrierë disa-dekadëshe, ai solli në ekran filma që i dhanë jetë historisë së artit shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare.
Ai është autor dhe bashkautor i disa prej kryeveprave të kinemasë shqiptare si: “Komisari i Dritës”, “Lulëkuqet mbi Mure”, “Të Paftuarit”, dhe “Përrallë nga e Kaluara”.
Përveç krijimtarisë artistike, Anagnosti ka mbajtur edhe poste të rëndësishme publike, përfshirë atë të Ministrit të Kulturës në vitet ’90.