Dhimbje e madhe për reperin Marin: Humbja e djalit trondit rrjetin!

Një dhimbje e madhe ka goditur reperin shqiptar Marin, i cili ka ndarë me ndjekësit lajmin më të trishtë: humbjen e djalit të porsalindur.

Në një postim rrëqethës, ai shkruan se ky duhej të ishte momenti më i lumtur i jetës, por u kthye në tragjedinë më të rëndë për të dhe partneren e tij, Albën. “Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” – u shpreh reperi me zemër të thyer.

Marin tha se këto ditë kanë qenë tepër të vështira, por falë dashurisë së ndërsjellë dhe mbështetjes së miqve e familjarëve, po përpiqen të gjejnë forcë për të ecur përpara. Ai falënderoi të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të errët të jetës së tij.

More posts