Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta pedagogia e njohur Albana Kullolli (Kastrati).

Me dhimbje njoftojmë ndarjen nga jeta të pedagoges dhe koleges sonë të dashur, Albana Kullolli (Kastrati).

Albana ishte diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në degën Financë-Kontabilitet. Po atë vit nisi rrugëtimin e saj si pedagoge në të njëjtin fakultet, duke kontribuar për vite me radhë në formimin profesional dhe njerëzor të shumë studentëve.
Në vitin 2008 përfundoi studimet master në “Kontabilitet” pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2017 mbrojti me sukses gradën “Doktor i Shkencave”.

Gjatë karrierës së saj, Albana u dallua për profesionalizmin, përkushtimin ndaj studentëve, pjesëmarrjen në trajnime e konferenca shkencore, si dhe publikimin e artikujve të shumtë në fushën e kontabilitetit. Ajo ishte anëtare aktive dhe kryetare për degën e Shkodrës në Shoqatën e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.

Sot, Fakulteti Ekonomik humbi jo vetëm një kolege, por një mike të dashur dhe një njeri me vlera të rralla.
Do të na mungojë energjia e saj pozitive dhe profesionalizmi në auditore.
Do ta kujtojmë gjithmonë me dashuri dhe respekt të gjithë ne, kolegë e studentë.
Fakulteti Ekonomik shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën. 🖤

More posts