“Dhëndri i politikanes shqiptare, varg biznesesh në Angli, trafikant i 355 mln £ kokainë”

Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të detajuar arrestimit të 37-vjeçarit Klevis Hoxhosmanit, pronar i disa bizneseve në Mbretërinë e Bashkuar.

Klevis Hoxhosmani, një 37-vjeçar shqiptar me biznese në Mbretërinë e Bashkuar, është arrestuar së bashku me vëllain e tij Artur për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës me vlerë rreth 335 milionë paund. Ai është në një lidhje me Kejda Ajazin, vajzën e Majlinda Bregut, ish-ministre e Integrimit Evropian dhe ish-deputete e njohur shqiptare. Grupi dyshohet se ka trafikuar drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori përmes porteve të BE-së drejt Britanisë, duke përdorur metoda të sofistikuara komunikimi (Sky/ECC) dhe pagesash (Hawala).

Arrestimi është rezultat i një hetimi të përbashkët mes Shqipërisë, Britanisë dhe agjencive ndërkombëtare si EUROPOL dhe EUROJUST. Media britanike ka nxjerrë në pah jetën luksoze të çiftit Hoxhosmani–Ajazi, të njohur për udhëtime të shpeshta në Dubai, Londër dhe Monako, ku janë parë me veshje firmato dhe makina luksoze. Hoxhosmani rezulton i lidhur me disa biznese në Britani, përfshirë lavazhe makinash dhe një lokal kafeje në Bournemouth. Po ashtu, ai ka një precedent penal për sulm ndaj një gruaje në vitin 2014, për të cilin është dënuar me urdhër komunitar dhe një gjobë prej 60 paundësh. Hetimi ka çuar në sekuestrimin e një jahti, makinash luksoze, orash të shtrenjta, armësh dhe pajisjesh të shumta komunikimi.

Grupi kriminal dyshohet se kishte anëtarë të shpërndarë në disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, BE, Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Droga transportohej përmes porteve kryesore europiane si Antwerp dhe Roterdam, për t’u futur në Britani përmes Tunelit të Kanalit. Ajo fshihej në paleta druri, kuti bananesh dhe dërgesa me dru. Një nga anëtarët e rrjetit, Erion Alibej, tani bashkëpunon me drejtësinë dhe ka rrëfyer edhe episode dhune brenda grupit pas humbjes së një sasie droge. Ende janë në kërkim dy persona të tjerë, ndërsa hetimi ndërkombëtar vazhdon.

More posts