DETAJE tronditëse nga vrasja në Shkodër :Zbulohet arsyeja e konfliktit dhe emrat e të përfshirëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Shalës në Shkodër. Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, një konflikt i ende i paqartë ka përfunduar me vrasjen e 61-vjeçarit Piro Prroni.

Sipas Policisë, autori i dyshuar është Ndoc Maçaj, i cili pas krimit është larguar dhe aktualisht është shpallur në kërkim. Forcat e rendit janë mobilizuar menjëherë në terren me qëllim kapjen e tij.

Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe dokumentimin ligjor të kësaj vrasjeje.

Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja, ndërsa pritet një reagim më i detajuar nga autoritetet për ecurinë e hetimeve.

More posts