Dëshmitari i drejtësisë Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në spital

Nuredin Dumani, dëshmitari i drejtësisë, është transportuar menjëherë në spital pas shfaqjes së problemeve serioze shëndetësore.

Sipas burimeve ai ka patur shqetësime të takikardisë dhe më pas ka pasur vështirësi në frymëmarrje.

Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor.

Është njoftuar RENEA dhe forcat speciale të burgjeve për organizimin e transportit të tij, ndërsa në dijeni është vënë edhe SPAK-u.

More posts