Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj të ri me ndryshime thelbësore për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit, duke synuar të sjellë më shumë qartësi dhe rregull në administrimin e pallateve. Sipas këtij ligji të ri, të gjithë qytetarët që kanë në pronësi një banesë në një pallat do të pajisen për herë të parë edhe me certifikatën e bashkëpronësisë. Kjo certifikatë do të detajojë qartë hapësirat e përbashkëta të përdorimit nga të gjitha familjet që banojnë në godinë, duke përfshirë oborrin dhe tarracën.
Del Ligji i ri: Tani rr*zikoni t’ju bllokohet hipoteka e shtëpisë nëse nuk paguani do..

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë prezantimit të projektligjit “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa” në Komisionin e Ekonomisë, theksoi se ky ligj krijon mundësinë që për çdo apartament të lëshohet një certifikatë e veçantë bashkëpronësie, duke sjellë qartësi ligjore për këtë aspekt.
Një tjetër risi e rëndësishme e ligjit është bërja e detyrueshme e caktimit të një administratori për çdo pallat. Tarifa që do të paguhet për shërbimet e administratorit do të caktohet nga vetë asambleja e pronarëve të pallatit. Në rast se asambleja nuk arrin të caktojë një tarifë, atëherë administratori do të marrë një tarifë të bazuar në referencën e caktuar nga bashkia, e cila do të marrë në konsideratë elemente të ndryshme mbi tipologjinë e ndërtesës.
Ligji parashikon gjithashtu që nga pagesa e tarifës së administrimit nuk do të ketë përjashtime për askënd. Madje, nëse kjo tarifë nuk paguhet për një periudhë prej një viti, ligji parashikon deri në bllokimin e hipotekës së banesës si një masë për të siguruar pagesën e detyrimeve
Ministri Mazniku sqaroi se për grupet vulnerabël do t’u jepet e drejta bashkive që të vlerësojnë rastet dhe të ofrojnë mbështetje financiare si për tarifën e administrimit ashtu edhe për mirëmbajtjet e nevojshme të pallatit. Për rastet kur tarifa nuk paguhet, do të vendoset një shënim hipotekor në dokumentin e pronës, duke treguar ekzistencën e detyrimit. Kjo do të pengojë kryerjen e veprimeve të tjera mbi pronën pa u shlyer më parë detyrimi. Mazniku shtoi se kjo masë do të ndihmojë edhe në zgjidhjen e problemit të banorëve që janë emigrantë dhe ndonjëherë e kanë të vështirë të menaxhojnë pagesat.