Del audioja tronditëse e pilotit para rrëzimit të avionit të “Air India”! Ekspertët zbulojnë dyshimet e frikshme për defektin fatal

Një audio dramatike ka dalë në dritë nga kabina e avionit të “Air India”, Boeing 787 Dreamliner, fluturimi AI171, gjatë rrëzimit tragjik pranë Ahmedabad. Piloti u drejtua me zë të qetë drejt kontrollës së fluturimit me fjalët:

“Mayday… humbim fuqi, po humbasim lartësinë, nuk po ngrihet.”

Ky ishte sinjal paralajmërues i një situate emergjente që ndodhi vetëm sekonda para katastrofës.

Sipas analistëve në kabinën e pilotit kishte probleme me konfigurimin e flapatëve të krahëve — elementë kyç që ndihmojnë në ngritje dhe marrjen e lartësisë ● pa flapat hapur dhe me rrotat e ulura, avioni nuk mund të kapte lartësinë e duhur.

Përplasja ndodhi më pak se 60 sekonda pas ngritjes — sinjali i fundit thuajse në të njëjtën kohë kur avioni humbi sinjalin dhe u rrëzua në një konvikt të mjekëve pranë aeroportit .

Çfarë mund të ketë shkaktuar katastrofën:

Ekspertë aviacioni kanë ngritur disa hipoteza për shkaqet e mundshme:

Humbje e fuqisë së motorëve – shkaktuar nga goditje zogjsh (bird strike), ndotje e karburantit, ose defekt teknik 

Konfigurim i gabuar – flapat dhe rrotat mund të kenë qenë në pozicion pasiv, duke shmangur përfitimin e lartë nga ajri për ngritje

Stall aerodinamik – me flapat e mbyllura dhe rrotat e hapura, avioni mund të humbte aftësinë për t’u ngritur pa kontroll.

Procesi i hetimit:

Autoritetet indiane kanë nisur një hetim të përbashkët me:

Agjencinë e Aviacionit Civil të Indisë Shtetet e Bashkuara (NTSB/FAA) Autoritetet Britanike Boeing (prodhuesin e avionit Dreamliner)

Kërkimi për kutinë e zezë audio dhe të dhënash është në zhvillim e sipër — zbulimi i plotë mund të marrë adhurin disa muaj deri në vite

More posts