Luizi Ejlli, vazhdon të dëshmojë se për të dashuria nuk është thjesht një ndjenjë, por një mënyrë jetese. E sidomos kur bëhet fjalë për bashkëshorten e tij, Kiarën , Luizi nuk kursen asnjë gjest romantik.
Dashuri si në filma: Luizi e surprizon Kiarën nga poshtë ballkonit ( Video )

Së fundmi, çifti ka dhuruar edhe një herë një moment magjik për ndjekësit e tyre, një skenë që duket sikur ka dalë nga një film i vjetër dashurie, por që ka ndodhur mes realitetit të një mbrëmjeje të zakonshme.
Në një video të postuar nga Kiara në “Instagram Story”, Luizi shihet duke qëndruar poshtë banesës së tyre dhe duke kënduar një serenatë plot emocion, ndërsa Kiara ndodhet në ballkon, e buzëqeshur, duke e dëgjuar me përkushtim dhe dashuri.
Kiara e ka shoqëruar këtë moment me një mbishkrim të shkurtër, por me shumë kuptim:
“Nëse burri yt nuk të këndon nga dritarja… a është dashuri e vërtetë?”