Dashnor Sula “thumbon” Berishën: Bufi nuk ecën përpara! Nuk kupton…

Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula ka thumbuar Sali Berishen.

Ndërsa ka publikuar një foto ku shfaqet me një buf në dorë, një referencë tashmë e njohur e kryeministrit Edi Rama ndaj Berishës, Sula shkruan:

“Diku mes dritës së mëngjesit dhe terrinës që nuk do të ikë pa zhurmë, u shfaq Ai… Bufi. I heshtur, i përhumbur, por gjithmonë nën vëzhgim. I ulur në mes të rrugës, tamam si një simbol i rezistencës së vjetër që s’di të ikë, por as të ecë përpara. Sytë e tij si të një sistemi që ndjek çdo lëvizje, por nuk kupton asnjë drejtim. Dhe po, për pak sekonda më pa si për të më thënë: Këtu jam ende! Por unë buzëqesha. Sepse ndryshe nga ai, unë nuk kam frikë nga drita”.

More posts