Radikal ka qenë qëndrimi i Dashnor Sulës sa i takon situatës brenda PD-së sot.
Dashnor Sula i “prerë” me demokratët: PD nuk vjen në pushtet as pas 50 vitesh…

Sula tha se nëse nuk ka një ndryshim rrënjësor brenda PD-së sa i takon drejtuesve, duke u zëvendësuar me emra të rinj që morën më shumë vota në zgjedhje, opozita nuk mund të vijë në pushtet edhe pas 50 vitesh.
“Është fatkeqësi në situatën që ndodhet opozita sot në këtë ditë. Është situatë e zymtë dhe e shoh të keqe. S’jam njeri që urrej apo kam gjëra personale. E kam thënë shpesh herë, do të duhet modeli që të votojnë qytetarët. Duhet të jenë të parët qytetarët dhe më pas politikani. Është parashikuar një përfundim i tillë. E kisha parashikuar që në korrik të 2024-ës. E kam thënë që këtë që po bën PD është vetëvrasje politike, me mbylljen e listave, sistemi është i bllokuar. Qytetarët nuk janë budallenj, që të votojnë një forcë politike që e kanë partinë për interesa personale. Duhet ndarë kjo gjë. Kjo është një lojë e ndyrë politikë, nga Berisha dhe nga përfaqësues të tjerë të PD. Po vazhduat me Albana Vokshin ju, nuk fitohet. Unë miqtë më të mirë i kam nga Veriu, nga Jugu s’kam. Por ta harrojnë miqtë e mi nga veriu dhe të tjerët, që do të vijnë në pushtet edhe pas 50 vitesh, nëse do vazhdohet me këtë mentalitet“, tha Sula.