Ish-demokrati Dashnor Sula, edhe pse një “kundërshtar” i përbetuar i mazhorancës, të paktën sa ishte pjesë e strukturave të PD, tregon se nuk do të refuzonte postin e ministrit të ofruar nga Edi Rama.
Dash Sula ministër në “Qeverinë RAMA 4”?! Ish-demokrati BEFASON: Unë…

I ftuar në Top Channel, Dash Sula është përgjigjur se ai nuk ka refuzuar asnjë punë që i është ofruar dhe se nëse do të ishte ministër, qoftë dhe Edi Ramës, qëllimi i tij i vetëm do të ishte të përmbushte detyrën me integritet.
“Unë nuk jam nga ato njerëz që e kafshoj gjuhën kur flas, kam një integritet. Shteti nuk janë as të Edi Ramës as të PS-së, as të Berishës apo opozitës. Tjetër gjë se të drejtën për të zgjedhur e ka ai. Kurrë në jetën time nuk kam refuzuar asnjë lloj detyre, por nëse ti e merr këtë si një privilegj personal për të shkuar atje për tu pasuruar, këtu fillon gjithçka. Nëse duhet të kryej një detyrë, unë e kryej atë detyrë”, tha ndër të tjera Dashnor Sula.