Dalin pslliqet e policit dhnues: Ja si e sfidonte shtetin me makinat lluksoze dhe ndaj policve, pse te gjithe nuk e donin

Ardian Isufi, nënkomisari ‘boksier’ që sot u vendos në vëmendje të shoqërisë për veprimet e dhunshme ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, duket se e ndjen veten si një padrino i vërtetë në qytetin bregdetar.

Aktualisht Ardian Isufi mban postin e Ofircerit të Policisë Kufitare në Dibër, por më parë ka qenë sher i Policisë Rrugore në Vlorë, pozicion që si duket i ka forcuar pozitat atij në këtë qytet.

Nën shoqërinë e Laert Bimos, një personazh i njohur për Policinë, Ardian Isufi tregoi muskujt mbrëmë ndaj kamarierit 18-vjeçar që ngatërroi porosinë duke i çuar një ujë më shumë në tavolinë. Por kjo ngjarje u pasua nga një sherr më i madh, në të cilin u përfshi dhe Vasil Bedinaj, pronari i hotelit, i cili dhunoi nënkomisarin duke e bërë për spital.

JOQ Albania mëson se gjatë kohës që Isufi ishe shterr i Policisë Rrugore në Vlorë, përdorte një gjuhë shumë banale ndaj efektivëve dhe qytetarëve, teksa lëvizte si një gangster i vërtetë me një “Range Rover” luksoz që e përdorte pa targa.

Unë i njoh personalisht të dy dhe Laert Bimo dhe Ardian Isufi. Të dy janë personazhe te njohur antipatike ne Vlore, besoj e keni vene re nga mesazhet e shumta qe keni marre. Personi qe godet kamarierin eshte Laert Bimo. Dyshoj se pamjet janë fshire nga vete stafi i ‘Regina Garden’ dhe janë nxjerre vetem ato qe kane interes pronaret.

Mos harroni se ish-shefi Qarkullimit te Vlores Isufaj, përveç se ishte banal dhe ne radiot e policisë rrugore duke fyer me sharje nga me ekstremet policet rrugore, personat qe parkonin makinat gabim, ka qarkulluar dge qarkullon me nje automjet tip Range Rover me targa prove ose pa targa fare si nje gangster i vertete,” thotë një qytetar për redaksinë tonë.

Më tej ai shton se djali i nënkomisarit Ardian Isufi, reklamon në rrjetet sociale jetën lukzose, duke lëvizur me makina të shtrenjta të pajisura me fenelina policie pa pasur asnjë penalitet.

Po ashtu djali i tij 20 vjec qe reklamon jeten luksoze ne instagram me makina mbi 100 mije euro duke vendosur fenelina si ato te policise dhe duke thyer cdo lloj rregulli te qarkullimit rrugor pa asnje lloj penaliteti. Me cfare rroge polici mund blihen apartamente dhe automjete me vlera te tilla?,” shton ai.

Pas pamjeve të dhunës, nënkomisari u përjashtua nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi që ai të mos kthehet më në radhët e policisë, por t’i dorëzohet drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

More posts