Dalin pamjet tronditëse: Shtëpitë tundën dhe alarm për cunami nga tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë! (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi të hënën zonën lindore të Gadishullit Kamchatka në Rusi, duke shkaktuar panik dhe paralajmërime për cunami në disa rajone përreth. Lëkundja ndodhi në orët e mëngjesit dhe u pasua nga disa pasgoditje me magnitudë më të ulët, por gjithsesi të ndjeshme.

Fillimisht, autoritetet ruse dhe agjencitë ndërkombëtare të motit lëshuan alarme për cunami për bregdetin lindor të Rusisë, Hawaiin, Guam-in dhe Samoan, për shkak të potencialit të dallgëve të mëdha. Banorët u urdhëruan të largoheshin nga zonat bregdetare dhe të merrnin masa sigurie.

Pamje të frikshme u publikuan në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, ku shfaqeshin shtëpi që dridheshin, mobilie që rrëzoheshin dhe banorë që dilnin me nxitim në rrugë, në përpjekje për të shpëtuar nga ndonjë cunami i mundshëm.

Megjithatë, disa orë më pas, agjencitë sizmologjike njoftuan se rreziku për cunami kishte kaluar dhe alarmet u hoqën. Fatmirësisht, nuk raportohen viktima apo dëme serioze materiale deri në këtë moment.

Autoritetet ruse po vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar për mundësi të pasgoditjeve të tjera në ditët në vijim. Zona e Kamchatkës është një nga më aktive sizmologjikisht në botë, për shkak të vendndodhjes së saj në unazën e zjarrit të Paqësorit.

More posts