Dalin Pamjet/ Momenti i fundit i Renis Dobrës para rrëmbimit dhe vrasjes – pamje ekskluzive

News24 ka publikuar pamje ekskluzive që dokumentojnë momentet e fundit të jetës së Renis Dobrës, 23-vjeçarit që u rrëmbye dhe u vra mizorisht. Në videon e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta, shihet një makinë Hyundai e bardhë duke ndjekur nga pas automjetin e Dobrës pranë banesës së tij, vetëm pak çaste përpara se të ndodhte rrëmbimi.

Sipas të dhënave të hetimeve, autorët Petrit Çakrri (i njohur edhe si Hoxhaj) dhe Fatjon Bushgjoka përdorën dy automjete për të ndjekur dhe më pas rrëmbyer viktimën – një Range Rover të zi për vëzhgim dhe Hyundai-n për ekzekutimin e planit.

Ngjarja ndodhi në Mat, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet i hedhur në Liqenin e Shkopetit. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon se Renis Dobra është mbytur me lak, duke humbur jetën nga asfiksia mekanike.

Policia ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, mes tyre vëllezër të njohur për precedentë penalë. Në përpjekje për të rindërtuar itinerarin e autorëve, janë sekuestruar pamje sigurie nga dhjetëra kamera që përshkojnë rrugën nga fshati Zenisht në drejtim të Burrelit.

Hetuesit dyshojnë se krimi është lidhur me pazare droge të prishura, që kanë filluar që në kohën kur Dobra ndodhej në Gjermani. Familjarët e tij kanë treguar se ai kishte pasur mosmarrëveshje me persona që e akuzonin për përvetësim të një sasie kokaine, pistë që aktualisht mbetet kryesorja për zbardhjen e kësaj ngjarjeje tronditëse.

More posts