Çudia në Durrës/ 49-vjeçarja i premton mardhënie me pagesë, por më pas i bën gjëmën 44-vjeçarit

Një ngjarje e pazakontë është zbuluar nga Policia e Durrësit, në vijim të hetimeve të nisura më herët në kuadër të “Operacionit Kërcënimi i Fundit”.

Policia arrestoi shtetasin Robert Lamnica, 40 vjeç, banues në Shënavlash, ndërsa ka shpallur në kërkim një grua 49-vjeçare, me inicialet A.H., banuese në Durrës.

Sipas hetimeve, gruaja, e cila ndodhej më parë në “arrest shtëpie”, dyshohet se i ka ofruar një 44-vjeçari marrëdhënie seksuale me pagesë. Por pas kësaj, në bashkëpunim me Lamnicën, ata dyshohet se e kanë dhunuar dhe më pas i kanë vjedhur telefonin celular dhe një shumë parash.

Ngjarja ka tronditur opinionin, pasi të dy personat rezultojnë të kenë qenë të përfshirë edhe më parë në fazën e parë të të njëjtit hetim penal, gjatë muajit prill, kur u zhvillua operacioni i parë i koduar “Kërcënimi i Fundit”.

Policia ka bërë me dije se hetimet vijojnë, ndërsa materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

More posts