Lidhja mes Princ Lekës dhe Blerta Celibashit, e cila është rreth 20 vite më e re se ai, lindi mes një vale kaosi dhe zhurme mediatike. Shpërthimi i lajmit u shoqërua me aludime për tradhti ndaj Elia Zaharias, me të cilën Princ Leka kishte një martesë prej rreth 17 vitesh dhe një vajzë, Geraldinën. Blerta Celibashi ka qenë më parë fotografja personale e çiftit mbretëror.
Cudia mbretërore s’ka fund! Veprimi drastik i kunatës së Princ Lekës ndaj Elia Zaharias

Ajo që dikur shihej si një histori dashurie e përsosur mes Princ Lekës dhe Elias, përfundoi në ndarje të bujshme, e shoqëruar me debate publike dhe skandale të shumta.
Një detaj që ka ngjallur habi është se motra e Blerta Celibashit, gazetarja Anxhela Celibashi, ndjek në Instagram Elia Zaharian një fakt që ka nxitur reagime e interpretime të ndryshme në rrjetet sociale,
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës për divorcin, thuhet se Elia Zaharia nuk do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por do të rikthehet tek ai i vajzërisë, “Zaharia”. Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi, Elia vijon të prezantohet në rrjetet sociale me mbiemrin e ish-bashkëshortit një tjetër element që ka ngritur pikëpyetje në publik.
Zyrtarisht, Princ Leka dhe Elia Zaharia janë të ndarë që prej 25 prillit 2025, kur gjykata vendosi përfundimisht zgjidhjen e martesës. Sipas marrëveshjes së divorcit, Elia përfiton një apartament me sipërfaqe 257 m², që është vendosur në emër të vajzës së tyre, Geraldinës. Ajo do të ketë gjithashtu në pronësi të plotë një dyqan me sipërfaqe 134 m² dhe një vendparkimi prej 47 m².