COPË COPË NGA RAHJA”/ Dalin fotot e biznesmenit Laert Kasaj pas sulmit barbar në “Delijorgji” – Fytyra e tij, e shkatërruar nga dhuna!

Pamje shokuese po qarkullojnë në rrjet pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Biznesmeni Laert Kasaj, pronar i restorantit “Tokyo”, është shfaqur me fytyrën e gjymtuar dhe të fashuar, pas një sulmi brutal që dyshohet se ka ndodhur për shkak të një denoncimi të bërë prej tij.

Në foto të publikuara së fundmi, Kasaj duket me shenja të rënda dhune në fytyrë, syrin e nxirë dhe plagë të hapura që kërkuan ndërhyrje mjekësore. Sulmi ndaj tij dyshohet se është kryer nga persona të lidhur me lokalin “Stockholm”, pasi Kasaj kishte denoncuar zaptimin e hapësirave publike dhe përdorimin e tendave nga bizneset përreth.

🟥 Policia ka shpallur në kërkim dy persona: F.K., 31 vjeç dhe O.K., 30 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik.

📸 Pamjet janë të rënda – qytetarët kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim maksimal për autorët!

More posts