Për herë të parë, pas 30 vitesh, Shqipëria do të ketë një Kod të Ri Penal. Por cilat do të jenë risitë e tij?
Cm*nduri! Vendim si ky ska parë bota, nje tjeter vendim penal i pabesueshëm

Një vëmendje e madhe i është kushtuar të miturve. Kodi Penal i sguron një mbrojtje të posaçme të miturve. Për çdo veprim kriminal të drejtuar ndaj tyre do të ketë dënime të rënda.
Një rregullim është bërë edhe në vetë konceptin “i mitur”. Tashmë, i mitur do të konsiderohet çdo person deri në 21 vjeç.
Përmes Kodit të Ri Penal do të prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim. Në caktimin e masave edukuese merren parasysh një sërë faktorësh dhe masa më e rëndë aplikohet si alternativë e fundit. Në Kod ka edhe një saktësim të përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për ta
Ndërkohë, janë hequr disa vepra të vjetruara nga lista e veprave penale. Sipas draftit të Kodit të Ri Penal, do të rritet niveli i mbrojtjes për viktimat e veprës penale, duke ofruar më tepër garanci për to. Viktima ka të drejtë të ankimojë vendimin gjyqësor (që pranon zëvendësimin e dënimit me burgim me një alternativë të tij dhe lirimin para kohe me kusht), si mekanizëm shtesë kontrolli gjyqësor ndaj organeve proceduese.