Në Serbi po presin me padurim ndeshjen me Shqipërinë, takim ky që vlen për kualifikueset e botërorit.
ChatGPT” shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

Kurioziteti duket i madh te rivalët tanë, pasi në një postim të bërë së fundmi nga portali “telegraf”, këta të fundit kanë pyetur edhe ChatGPT për rezultatin e mundshëm të sfidës që do luhet në Leskovac.
Përgjigjja e kthyer ka qenë e menjëhershme, inteligjenca artificiale parashikon barazim 1-1.
“Edhe pse është e vështirë të parashikohet me saktësi rezultati, duke marrë parasysh të gjithë faktorët, është e mundur që ndeshja të përfundojë në barazim” – tha ChatGPT, në pyetjen e bërë nga gazetarë serb të Telegrafit.