Dritan Nesho, strategjist dhe CEO i kompanisë amerikane HarrisX, ka komentuar artikullin investigativ të New York Times mbi vizitën e kryebashkiakut të Nju York-ut, Eric Adams, në Shqipëri me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
“Çështja McGonigal do të rihapet…”/ Nesho: Në dosjen e FBI, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe…

Nesho tha se artikulli nuk është një rastësi, por një sinjal i qartë që kërkon të nxjerrë në dritë një lidhje të dyshimtë mes dy figurave që përmenden në kontekste të korrupsionit. Ai risolli në vëmendje edhe rastin McGonigal, ku sipas tij, emri i Ramës përmendet 13 herë në 16 faqe të një hetimi të FBI-së.
Dritan Nesho: Padiskutim që kur New York Times nxjerr një artikull të këtij profili që përpiqet të paktën 3 herë të thotë që këtu ka diçka, një pikëpyetje, një lidhje e dyshimtë midis dy aktorëve që kanë histori me korrupsionin. Kjo është diçka mbase jo e paprecedentë, por shumë e rrallë për New York Times dhe në shumë aspekte artikuli përcakton tre anët e kutisë dhe lë anën e 4 që lexuesi ta mbyllë kutinë dhe të bëjë vendimin e tij me atë që po bëhet. Por kjo është një vizitë shumë e çuditshme nga kryetari i bashkisë, Adams, i cili ka mbase 10 javë kohë si kryetar i Bashkisë së New York dhe zakonisht në pjesën e fundit mendohet për legasinë e tij, mendohet për të dalluar politikat e ndryshme që ai ka sjellë në jetë për qytetin e New Yorkut. Të gjithë po pyesin: Pse kjo vizitë e tij në Shqipëri? Pse me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Cila është lidhja? Dhe as zyra e zotit Adams dhe as zyra e kryeministrit nuk ka dhënë një përgjigje konkrete që lë shumë njerëz të krijojnë pyetje të ndryshme për këtë marrëdhënie.
Neë York Time qëndron një gazetë e majtë që ka luftuar Presidentin trump dhe vazhdon ta luftojë njësoj si Universiteti i Harvardit. Por, janë shumë të pakta këto institucione… këtu ka të bëjë me faktin, që faktet janë fakte. Dhe në shkrimin nga investiguesit amerikanë për McGonigal, emri i kryeministrit shqiptar, shfaqet 13 herë në 16 faqe. Ky është një fakt që nuk injorohet dot, për faktin që shkrimi nuk ishte për kryeministrin shqiptar, ishte për McGonigal dhe abuzimet e pushtetit të tij si lider i inteligjencës të FBI në Amerikë. Ky është një eveniment i paprecedent, kur ke liderin e një qeverie një vendi aleat të NATO, që komprometon rangjet më të larta të inteligjencës dhe sigurimit të shtetit amerikan. Kjo gjë nuk qëndron. U kalua lehtas në kohën e Biden, por republikanët kanë thënë se kjo çështje do të rihapet dhe do të riinvestigohet.