Category: Uncategorized

  • Njihuni me sistemin CDAA me të cilin Moska përgjon Europën

    Njihuni me sistemin CDAA me të cilin Moska përgjon Europën

    Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Bullgari, ku avioni i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të bënte një ulje emergjence. Shkaku ishte çaktivizimi i sistemit GPS, dyshohet nga një sulm rus me ndërhyrje elektronike. Si pasojë, piloti u detyrua të përdorte vetëm hartat tradicionale për të orientuar avionin.

    Lufta hibride dhe sulmet ndaj infrastrukturës ajrore

    Ky episod nuk është i izoluar. Mbi 80% e fluturimeve në rajonin pranë Rusisë janë prekur nga sulme të ngjashme, që synojnë sistemet e navigimit. Përmes luftës hibride, Rusia po zgjeron ndikimin e saj, duke destabilizuar qeveritë evropiane dhe duke ulur mbështetjen për Ukrainën.

    Raportet nga Bloomberg tregojnë se Finlanda, Polonia dhe Suedia kanë ngritur alarmin për ndërprerje të shpeshta të sinjaleve GPS. Veçanërisht në Lituani, numri i incidenteve është rritur me 22 herë gjatë vitit të fundit. Qendrat kryesore të këtyre ndërhyrjeve janë në Kaliningrad, ku përdoren sisteme që jo vetëm bllokojnë sinjalet, por edhe dërgojnë koordinata të rreme, duke krijuar kaos dhe pasiguri.

    Ndërtimi i një instalacioni gjigant ushtarak në Kaliningrad

    Një investigim i agjencisë “Tochnyi” ka zbuluar me imazhe satelitore ndërtimin e një kompleksi masiv ushtarak pranë Chernyakhovsk, vetëm 25 km larg kufirit me Poloninë. Bëhet fjalë për një sistem antenash të quajtur CDAA (Circularly Disposed Antenna Array), me një diametër prej 1.6 km. Ky instalim do të ishte një nga më të mëdhenjtë në botë dhe do të kishte një rreze veprimi deri në 7,400 km.

    Ekspertët vlerësojnë se ky kompleks do të shërbejë jo vetëm për mbikëqyrjen e komunikimeve në Evropën Lindore dhe Baltik, por edhe për komunikimin me nëndetëset ruse në Oqeanin Atlantik. Ndërtimi, i nisur në vitin 2023, tregon se Kremlini po modernizon teknologjitë e Luftës së Ftohtë për të kryer operacione spiunazhi dhe ndërhyrjeje në shkallë të gjerë.

  • Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

    Kur djali im u martua me një grua të divorcuar që kishte një vajzë nga martesa e parë, ai filloi ta rrisë atë si të tijën. Por pas 10 vjetësh, në dasmën e saj na priste një befasim i madh…

    Djali im, gati 10 vjet më parë, mori grua një femër të divorcuar. Ajo kishte një vajzë nga martesa e parë. Një fëmijë i mrekullueshëm me emrin Kristina. Ose Kristja, si e thërriste nëna e saj.

    Unë e pranova Kristinën si mbesën time. Kurrë nuk i kam ndarë mbesat në të vërteta dhe jo të vërteta. I kam ndihmuar familjes së djalit sa kam mundur, herë me para, herë me kujdes për nipat dhe mbesat, që të mund të pushojnë. Me nusen nuk kam pasur grindje. Por nuk ka pasur as afërsi të veçantë mes nesh. Ish-bashkëshorti i saj paguante rregullisht alimonin për vajzën, por nuk dëshironte të takohej me të. Një vit më parë, Kristja u martua.

    Në dasmë nuk na ftuan. Thanë se dasma është vetëm për anëtarët e familjes. Kjo do të thotë se ne, djali im dhe unë, ishim të huaj për ta. Mirë, unë, por djali im, i cili e rriti atë për 10 vjet, nuk është fare familje?! Po babai, i cili paguante vetëm alimonin dhe nuk takonte vajzën, ai është familje?! Më erdhi keq edhe për veten time. E pranova si mbesën time, kujdesesha për të si për mbesën… Por, heshta, për të ruajtur paqen në familje. Djali im gjithashtu e pranoi këtë fyerje, edhe pse dukej se ai ishte i lënduar nga ky injorim. Disa muaj pas dasmës, mora një trashëgimi – një apartament me një dhomë. E kam dhënë me qira dhe kam një shtesë të mirë për pensionin.

    Disa ditë më parë më telefonoi nusja. Më tha se Kristja është shtatzënë, se nuk ka para për të marrë një apartament, dhe më kërkoi që ta lejoja të jetonte me bashkëshortin e saj në apartamentin që kam me qira. Kjo do të thotë se – kur ishte për të festuar në dasmë, nuk ishim familje. Kur nuk kanë ku të jetojnë, atëherë jam familje, gjyshe? Kështu, apo jo? Deri tani nuk i kam dhënë asnjë përgjigje. Por, ndoshta do t’i refuzoj. Disa mund të mendojnë se është budallallëk të kujtohesh për ofendimet, por nuk kam ndërmend “të kuptoj dhe të fal”. Madje edhe për djalin tim jam habitur se si ka vazhduar të jetojë me këtë grua pas një ofendimi të tillë!

  • Double Tragedy: Father Dies After Learning of His 31-Year-Old Son’s Fatal Accident

    Double Tragedy: Father Dies After Learning of His 31-Year-Old Son’s Fatal Accident

    A devastating accident has shaken a U.S. community after a newlywed couple lost their lives in a horrific crash — followed shortly by the sudden death of the groom’s father.

    The tragedy unfolded late Sunday evening when a truck collided with a motorcycle carrying 31-year-old Michael Patterson and his 32-year-old wife Emily Harris. The impact was so severe that the couple died instantly at the scene.

    But the heartbreak didn’t end there. According to local media, when Michael’s father learned about the fatal crash, he suffered a medical emergency from the overwhelming grief and passed away just hours later.

    Emily was the daughter of a well-known local businessman who runs a motorcycle parts store in the heart of the city, while Michael also worked in a similar shop. The young couple had only tied the knot last September.

    Witnesses, including close friends who were driving just a few cars behind, described the scene as “unimaginable.” They saw the crash unfold before their eyes and rushed toward their friends, but it was already too late.

    The community remains in shock as three lives were cut short in one night, turning a celebration of young love into a heartbreaking story of loss.

  • Tragjedi e dyfishtë , babai humb jetën kur mëson aksidentin fatal të të birit 31-vjeçar

    Tragjedi e dyfishtë , babai humb jetën kur mëson aksidentin fatal të të birit 31-vjeçar

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi.

    Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas Papakonstantinou dhe 32-vjeçarja Kerasia Alimantiri.

    Por siç raportojnë mediat greke, tragjedia nuk ndalet me humbjen e çiftit, pasi babai i 31-vjeçarit, me të dëgjuar për aksidentin e tmerrshëm automobilistik, nuk ka duruar dhimbjen dhe trishtimin dhe u nda nga jeta.

    32-vjeçarja është vajza e një biznesmeni të njohur në Volos, i cili drejton një dyqan pjesësh këmbimi motorësh në qendër të qytetit, ndërsa 31-vjeçari punonte në një dyqan të ngjashëm.

    Sipas taxydromos.gr, çifti u martuar shtatorin e vitit që lamë pas.

    Disa makina pas ishte një çift tjetër, miq të ngushtë të viktimave. Ata raportuan se të dy ishin dëshmitarë të skenës së tmerrshme, teksa panë miqtë e tyre të ngushtë duke dhënë frymën e fundit para syve. Në gjendje shoku, ata u përpoqën të vrapojnë drejt tyre, por tashmë ishte tepër vonë.

  • Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping gjatë paradës në Pekin: Mund të jetojmë 150 vjet

    Pavdekësia është e mundur”/ Mikrofonat zbulojnë bisedën e çuditshme të Putinit dhe Xi Jinping gjatë paradës në Pekin: Mund të jetojmë 150 vjet

    Parada gjigante ushtarake në Pekin, e organizuar për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Kinës nga pushtimi japonez, nuk solli vetëm demonstrim force, por edhe një episod surprizues mes liderëve botërorë.

    Një mikrofon i vendosur pranë presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Xi Jinping i kapi të dy duke diskutuar mbi transplantet e organeve dhe mundësinë që njerëzit të jetojnë deri në 150 vjeç.

    Biseda, e konfirmuar më vonë edhe nga vetë Putini, u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror kinez CCTV dhe u pasqyrua nga media të mëdha ndërkombëtare si Bloomberg, Reuters dhe AP. Ministria e Jashtme kineze zgjodhi të mos komentonte.

    Teksa Putin dhe Xi ecnin krah për krah drejt podiumit të Sheshit Tiananmen, përkthyesi i Putinit dëgjohet duke thënë në gjuhën kineze: “Bioteknologjia është duke u zhvilluar vazhdimisht. Organet njerëzore mund të transplantohen pa pushim. Sa më gjatë të jetosh, aq më i ri bëhesh dhe madje mund të arrish pavdekësinë.”

    Xi Jinping iu përgjigj: “Disa parashikojnë se në këtë shekull, njerëzit do të jenë në gjendje të jetojnë deri në 150 vjet. Në të kaluarën, njerëzit rrallë arrinin 70 vjeç, por sot, në moshën 70 vjeç, je ende fëmijë.”

    Ndërsa Kim Jong-un, i cili ecte pas tyre, u pa duke buzëqeshur, pa qenë e qartë nëse kuptoi temën e bisedës.

    Pak çaste më vonë, transmetimi ndërpreu audio-n, duke fokusuar kamerat në panoramën e paradës, përpara se tre liderët të ngjiteshin në platformën e nderit përpara 50 mijë spektatorëve.

    Ky episod i pazakontë shton një tjetër dimension intrigues në marrëdhëniet e ngushta midis Rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut, të shfaqura publikisht gjatë këtij samiti simbolik.

  • Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria/ Ndalohen në Kroaci, kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

    Bllokohen tonelata domate dhe pjeshkë nga Shqipëria/ Ndalohen në Kroaci, kishin pesticide dhe përmbajtje nikeli

    Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.

    Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat. Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati I analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar  është 0.01mg\kg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mg\kg. Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.

    Ndërsa në datën 22 gusht po shteti Kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjakë, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.

    Fermeri shqiptar shumë herë e vjel produktin e tij në sera pa respektuar kohën e shpërbërjes që në gjuhën teknike e ka emrin karencë. Më pas kjo sjell jo vetëm pasojë financiare për eksportuesin shqiptar, por edhe një ulje të vlerës së prodhimeve ‘made in Albania’.

    “Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e mos respektimit të karencës, por jo vetëm gjithashtu kjo mund të ketë ardhur nga mbi doza që kanë përdorur fermerët ose nga mungesa e alternimit të insekdicidit fermerët duke përdor gjithmonë të njëjtin kimikat bën që kjo insekticid të kalojë tokë, bimë dhe më pas në produkt pasi nuk shpërbëhet.“- shprehet pedagogu i UBT, Fredi Brahusi.

    Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.

    “Në përgjithësi grupet e insecticide që në kë rast është tepër toksik duke shkaktuar sëmundje alergjike apo rënie të  imunitetit të njeriut, por duke sjellë edhe probleme tek ripordhimi, që do të thotë mund të shkaktojnë vështirësi në ciklin e prodhimit apo vështirësi. “

    Domatet e rrezikshme nuk arritën deri tek tryeza e konsumatorit europian, nga ana tjetër, inspektorët tanë të ushqimit për gjatë muajit gusht nuk kanë dhënë asnjë alert për domatet e rrezikshme të Beratit apo pjeshkën e Divjakës nëse këto prodhime kanë  qenë pjesë e familjeve shqiptarëve apo jo.

  • Askush s’na ndal” / Xi Jinping parakalon me Putinin dhe Kim Jong-un, mesazh i fortë për Tajvanin dhe SHBA-të

    Askush s’na ndal” / Xi Jinping parakalon me Putinin dhe Kim Jong-un, mesazh i fortë për Tajvanin dhe SHBA-të

    Në një spektakël të organizuar me pompozitet në sheshin Tienanmen të Pekinit, presidenti kinez Xi Jinping drejtoi një paradë ushtarake mbresëlënëse, me praninë e liderëve të Rusisë dhe Koresë së Veriut, Vladimir Putin dhe Kim Jong-un, duke dhënë një mesazh të qartë ndaj Perëndimit dhe veçanërisht ndaj Shteteve të Bashkuara: “Bota duhet të zgjedhë mes paqes dhe luftës”.

    Veshur me kostumin klasik në stilin Mao, Xi Jinping priti liderët e ftuar nën Portën e Paqes Qiellore dhe nisi zyrtarisht paradën ushtarake për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në frontin aziatik, një datë që Kina e nderon si “Fitorja në luftën e rezistencës kundër agresionit japonez”.

    Shfaqja u ndërtua në tri akte: demonstrimi i fuqisë ushtarake kineze, një fjalim me tone të forta nga Xi Jinping, dhe prania e një grupi liderësh ndërkombëtarë me ndikim destabilizues në rendin global.

    Xi paralajmëron SHBA-të për Tajvanin

    Në fjalimin e tij, presidenti kinez ngriti një pyetje retorike të ngarkuar me paralajmërime:
    “Paqe apo luftë? Dialog apo përplasje? Bashkëpunim apo rivalitet shkatërrues?”
    Ai u bëri thirrje vendeve të botës që të zgjedhin një rend të ri ndërkombëtar “më të drejtë e më të qëndrueshëm”, duke akuzuar Perëndimin për hegjemoni dhe mbizotërim të njëanshëm.

    Mesazhi i drejtpërdrejtë ishte për Tajvanin, me Xi që deklaroi se: “Forcat e armatosura do të ofrojnë mbështetje strategjike për rilindjen e madhe të kombit kinez dhe do të kontribuojnë në paqen dhe zhvillimin global.”

    Ai shtoi se Ushtria Popullore duhet të shndërrohet në një “forcë të klasit botëror” të aftë të mbrojë me vendosmëri sovranitetin, unitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

    “Rilindja e madhe e Kinës është e pandalshme”

    Xi përfundoi deklaratën e tij me një paralajmërim të qartë: “Rilindja e madhe e Kinës është e pandalshme. Pjesa tjetër e botës duhet të përshtatet për të jetuar në harmoni dhe për të shmangur përsëritjen e tragjedive të historisë.”

    Parada që kushtoi 5 miliardë dollarë

    Xi, si komandant i përgjithshëm, u ngjit mbi një limuzinë “Bandiera Rossa” dhe përshëndeti trupat, ndërsa topat lëshuan 80 të shtëna nderi, një për çdo vit që ka kaluar nga përfundimi i luftës.
    Në paradë morën pjesë 10 mijë ushtarë, ndërsa u shfaqën qindra raketa balistike, hipersonike dhe me kapacitete bërthamore, dronë, nëndetëse të transportueshme dhe fluturime taktike të aeroplanëve dhe helikopterëve.

    Sipas vlerësimeve të opozitës tajvaneze, organizimi kushtoi rreth 5 miliardë dollarë, përfshirë karburantin, strehimin e personelit, dhe ndalimin e përkohshëm të fabrikave ndotëse për të siguruar një qiell të kthjellët mbi Pekin.

    Nga Putin dhe Kim, te Lukashenko e Irani – kush ishte në tribunën e nderit

    Në tribunën e liderëve, u ulën përfaqësues nga 26 vende. Nuk kishte asnjë përfaqësues të SHBA-së apo BE-së, një sinjal i qartë i distancës që Perëndimi mban ndaj politikës kineze.

    Pranë Xi-t ishin Vladimir Putin – i cilësuar si “miku i përhershëm”, i sapo shpërblyer me marrëveshjen për gazsjellësin “Fuqia e Siberisë 2”, dhe Kim Jong-un, i cili për herë të parë mori pjesë në një ngjarje shumëpalëshe, pas marrëveshjes së ndihmës ushtarake me Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

    Të pranishëm ishin gjithashtu presidenti iranian Masoud Pezeshkian, lideri i Mianmarit Min Aung Hlaing dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko, të gjithë aleatë të linjës anti-perëndimore dhe mbështetës të vizionit të Xi për një botë shumëpolare.

    Një mesazh i qartë për rendin e ri botëror

    Parada e sotme në Pekin nuk ishte vetëm një kujtim historik, por një shfaqje e fuqishme mesazhesh gjeopolitike. Prania e Kim dhe Putin përkrah Xi-t përforcoi idenë e një blloku autoritar që sfidon rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të. Mesazhi i përbashkët ishte i qartë: “Nuk ka bullizëm perëndimor që mund të na ndalë.”

  • Ekskluzive/ Egli Tako moderatore në Top Channel, zbulohet programi ku do ta shohim nga ky sezon

    Ekskluzive/ Egli Tako moderatore në Top Channel, zbulohet programi ku do ta shohim nga ky sezon

    Egli Tako do të vijë këtë sezon televiziv si moderatore në Top Channel. 

    Egli do të jetë pjesë e programit “E diell” që transmetohet çdo të dielë në Top Channel. Kjo është eksperienca e Eglit e parë si moderatore në ekran, pas disa projekteve si këngëtare.

    Pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, Egli ka qenë një nga emrat më të komentuar veçanërisht për raportin e saj me Gjestin. Ditën e sotme ajo ka publikuar edhe disa foto ku duket se po bëhet gati për projektin e saj televiziv./

  • Skënderbeu në serialin “Jetë luftëtarësh”! Turqia thyen heshtjen për origjinën etnike të heroit tonë kombëtar: Ka lindur në…

    Skënderbeu në serialin “Jetë luftëtarësh”! Turqia thyen heshtjen për origjinën etnike të heroit tonë kombëtar: Ka lindur në…

    HALIL RAMA

    Për herë të parë autoritetet shkencore turke thyejnë heshtjen, lidhur me historinë e Skënderbeut dhe kryesisht me origjinën e vendlindjen e tij. Nëse deri sot historiografia civile apo ushtarake e Turqisë heshtte për Skënderbeun dhe historinë e tij, tani foli publikisht.

    Foli qartë dhe pastër Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë (Milli Savunma Universitesi-Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare) të Turqisë. Saktësisht në këtë dokumentar në përkthimin nga gjuha turke në gjuhën angleze dhe nga gjuha turke në shqip thuhet: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu u lind më 1405, në fshatin Sinë të Dibrës (Kjo shqiptohet qartë në dy fjalitë e para të dokumentarit në fjalë)”.

    Duke e publikuar këtë të vërtetë në librin e tij voluminoz me 497 faqe “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër”, me fakte, argumente shkencore, referenca nga autorë vendas e të huaj, studiuesi Fatos Daci – Mjeshtër i Madh, shprehet entuziast për faktin se: “Për herë të parë, Turqia vulos: Skënderbeu lindi në Sinë të Dibrës! Dhe kur vulos Turqia, ish-superfuqia e kohës, nuk ka më fjalë. Shqip: Skënderbeu ishte dibran. Pra, ishte shqiptar!”

    Po në këtë libër (fq.59) studiuesi Daci sjell referenca nga Akademia e Shkencave të RSH, konkretisht nga Sesioni Shkencor rreth origjinës dhe prejardhjes së Kastriotëve mbajtur në Peshkopi më 2 Nëntor 1985 me rastin e 580-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Skënderbeut dhe inaugurimit të Muzeut të Kastriotëve në Sinë të Dibrës.

    Dhe nëse Prof. Sterfanaq Pollo ka deklaruar në fjalën e tij përmbyllëse të këtij sesioni shkencor se: “Tani mund të themi se origjina e Kastriotëve është Çidhna, është Sina”, Fatos Daci argumenton, se “Ky dokumentar i tanishëm, i serialit turk ‘Jetë luftëtarësh’, i dha publikisht të drejtë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Institutit të saj të Historisë për ngritjen në Sinë, në nëntor 1985, të Muzeut të vetëm të Kastriotëve”. Autori i librit mjaftë voluminoz “Të gjitha rrugët të çojnë në Dibër”, ka të drejtë të ndjehet mirë me këtë konkluzion të pritshëm të shkencës ushtarake turke, për faktin se me argumentet e tij, për gjatë 20 vjetëve, në katër libra që ka shkruar e botuar për Skënderbeun, në qindra artikuj që ka botuar në organe të ndryshme të shtypit ditor dhe atij periodik, në dhjetëra intervista televizive dhe në dhjetëra veprimtari publike që ka zhvilluar në institucionet publike të Tiranës, në Peshkopi a në Dibër të Madhe, ka thënë e shkruar, ka këmbëngulur vazhdimisht me zë të lartë se, për një mijë arsye, Skënderbeu është dibran dhe ka lindur në Dibër, në krahinën e Çidhnës.

    Në librin e tij me një bibliografi mjaftë të pasur (87 libra, fjalorë, studime, botime në gazeta të ndryshme), në 59 tituj, Fatos Daci argumenton, se: Nga ishin Kastriotët dhe Skënderbeu, ditëlindjen e saktë të tij më 6 maj 1405, në Sinë të Dibrës, pamjen fizike të Skënderbeut etj. Mjaftë interesantë e tërheqës janë artikujt: “Pse Skënderbeu braktisi Portën e Lartë dhe u kthye në Shqipëri”; “Skënderbeu nuk mund të tjetërsohet”; ” Skënderbeu është realitet historik” etj.

    “JETË LUFTËTARËSH”

    “Sipas dokumentarit në fjalë, Gjon Kastrioti ishte princ dhe e shtrinte pushtetin në tokat e Dibrës, Matit, Krujës dhe Mirditës. Gjon Kastrioti, babai i Gjergj Kastriotit u mund dhe pranoi pushtimin osman në vitin 1421, ndërsa në vitin 1423, i dha Sulltanit si garanci (peng), djalin e tij Gjergjin, i cili në Oborrin e Sulltanit u konvertua në mysliman. Pra, Skënderbeu nuk shkoi në Turqi, te Sulltani as në moshën 8 vjeç, siç është interpretuar herë të tjera e as në moshën 10 vjeç, por plot 18 vjeç. Nga viti 1423, deri në vitin 1431, Skënderbeu qëndroi në Oborrin e Sulltanit, ku mori edukimin me anë të shkollimit, ndërsa në vitet 1431-1437, kreu studimet ushtarake dhe doli oficer. Në kryengritjet shqiptare të 1432 dhe 1436, Skënderbeu nuk mori pjesë.

    Për 6 vite tregoi aftësitë e tij ushtarake dhe mori besimin e Oborrit. Prandaj, më 1437, u emërua subash dhe filloi të merrte pjesë në luftërat osmane, si spahi, si dhe i ngjiti me shpejtësi shkallët e gradave, duke u bërë më 1443, sanxhakbej (guvernator) i Dibrës”, shkruan F. Daci në librin e tij (faqe 133). Po në këtë faqe të këtij libri autori pohon se dokumentari turk hedh dritë mbi një tjetër fakt të rëndësishëm.

    “Kemi thënë e kemi shkruar se, bazuar në Marin Barletin, Skënderbeu u kthye nga Nishi vetëm me dibranë, jo ‘me shqiptarë’, siç shpesh problemit i bihet shkurt e kithtazi, me keqdashje, sepse në betejën e Nishit, Skënderbeu mori pjesë me ushtrinë e tij të përbërë me dibranë dhe shkoi nga Dibra në Nish, sepse Sulltani kishte urdhëruar të gjithë guvernatorët që në Nish të shkonin për të luftuar me kryqtarët, me ushtritë që do të mblidhnin nga vendet e tyre. Pra, Skënderbeu do të mblidhte ushtrinë e tij në Dibër, me dibranë, ashtu si mblodhi, se në Dibër ishte guvernator”.

    Këto fakte studiuesi F. Daci i argumenton me referenca të autorëve të shumtë vendas e të huaj të historisë së Skënderbeut. Më konkretisht, autori i referohet edhe Barletit i cili e përshkruan qartë, se “Skënderbeu u kthye nga Nishi me 300 luftëtarë të një fisi, dhe jo të disa fiseve, dhe me ta ai u kthye drejt e në Dibër, ku të gjithë e njihnin, donin dhe e respektonin”.

    PAK HISTORI

    Pas kthimit nga Nishi, Skënderbeu refuzoi Islamin dhe u betua se do të hakmerrej për familjen e tij dhe shqiptarët. Për t’u hakmarrë ndaj Skënderbeut dhe shqiptarëve, që ishin rebeluar, Sulltani, pas 6 muajsh, dërgoi 30 mijë ushtarë, nën komandën e Ali Pashës. Skënderbeu kishte 15 mijë luftëtarë, nga të cilët 5 mijë luftëtarë i la në fushëbetejë, ndërsa 10 mijë i fshehu në male.

    Në këtë betejë, turqit patën 20 mijë të vrarë dhe luftëtarët e Skënderbeut 5 mijë të vrarë. Skënderbeu dhe luftëtarët e tij shënuan një fitore të rëndësishme dhe historike. Sipas një dokumentari tjetër dhe dëshmive të historanëve të tjerë fushëbeteja e Torviollit ishte në një fushë të rrethuar me pyje, me një gjerësi prej 4 km. Luftimet filluan më 28 qershor 1444, dhe dinamika e luftimeve u zhvillua më 29 qershor 1444.

    Vetëm e dhëna interesante, edhe nga autorë të tjerë, se fushë-beteja e Torviollit kishte gjerësi prej 4 km., rrëzon të gjithë aludimet e mëparshme për vendin, ku u zhvillua kjo betejë historike. Të tilla përmasa nuk i plotëson fusha e Përrenjasit (ku, sipas Dilaver Radeshit mund të jetë zhvilluar beteja e Torviollit), aq më pak nuk u plotëson as Fushë-Bulqiza (ku në kohën e komunizmit, te Ura e Qytetit, qe vendosur lapidari i kushtuar betejës së Torviollit), sepse gjerësia tyre nuk arrin mbi 1 km, jo më 4 km..

    Të tilla përmasa i plotëson vetëm fusha e Kastriotit (nga shkolla e Kastriotit deri te sifoni mbi Dri dhe nga përroi i Kuke deri te Kodrat e Zdojanit, përballë Muhurrit) dhe vetë Fushë-Alia (Nga sifoni mbi Dri, deri te ura e Topuze).

    KONTRIBUTI I DACIT

    Mbështetur në studime skrupuloze, në dokumente arkivore e të dhëna gojore, Fatos Daci është i pari dhe i vetmi që ka zhvilluar veprimtari publike për Kastriotët dhe Skënderbeun te Muzeu i Sinës, duke filluar nga 6 maj 2008, kur muzeu ishte kthyer në sallë bagëtish. Pastaj, aty, vit pas viti, ka zhvilluar veprimtari publike në formë spektakli, duke e mbajtur në vëmendje e duke sensibilizuar opinionin për mirëmbajtjen e tij, si dhe për ta vizituar… Fatos Daci ka shkruar 4 libra (tre të botuar dhe një në proces botimi), si: “Skënderbeu i vërtetë”, “Kastriotët e Çidhnës”, “Çidhna e Kastriotëve” dhe “Të vërtetat për Skënderbeun” Ai ka realizuar tre dokumentarë, si: “Dibranët festuan ditëlindjen e Skënderbeut”, “Dibra priti me madhështi birin e saj” dhe “Shëngjergji i Skënderbeut”. Kontributi i këtij autori me mbi 60 libra të botuar konsiston, gjithashtu, në realizimin e tre sesioneve shkencore në Peshkopi për origjinën e Kastriotëve dhe vendlindjen e datëlindjen e Skënderbeut: më 6 maj 2008, më 6 maj 2010 dhe më 25 nëntor 2018.

    Në harkun kohor të pesë viteve të fundi ai ka realizuar 5 spektakle në Sinë, më 6 maj, për ditëlindjen e Skënderbeut; Ka realizuar spektakël në Sinë, në kujtim të kthimit të Skënderbeut nga Nishi, më 3- 10 nëntor 1443. Si studiues dhe botues, F. Daci ka mbajtur dy kumtesa shkencore për Skënderbeun jashtë vendit, për origjinën dibrane dhe ditëlindjen e tij, një në SHBA dhe një në Pulia të Italisë, që të dyja gjatë vitit 2018. Ai ka organizuar ceremoninë e dorëzimit prof.

    Kristo Frashëri të titullit “Qytetar Nderi” të komunës së Arrasit, te Muzeu Historik Kombëtar, më 25 maj 2008. Që nga viti 2005, në vijimësi, ka marrë pjesë në debate dhe polemika me autorë të ndryshëm në shtypin e ditës lidhur me origjinën e tij dhe në mbrojtje të figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Dendësia e veprimtarive mjaftë produktive e cilësore të Fatos Dacit përfshin gjithashtu përurimin e disa librave kushtuar Skënderbeut në Tiranë, Dibër të Madhe dhe Peshkopi.

  • Mjeku Altin Kuqo tregon si mund të kuptohet në kohë semundja e Alzheimerit

    Mjeku Altin Kuqo tregon si mund të kuptohet në kohë semundja e Alzheimerit

    Pas të 60-ave nisin të shfaqen edhe shenjat e para të Alzheimerit, një sëmundje e cila dëmton pjesë të ndryshme të trurit, duke përfshirë kujtesën, inteligjencën dhe gjykimin. Ndërsa humbja e aftësisë njohëse është e pakthyeshme, shkalla e progresionit të sëmundjes ndryshon nga një individ te një tjetër.

    Mjeku neurolog, Altin Kuqo, bën me dije edhe fazat nëpër të cilat kalon Alzheimeri, si edhe simptomat që manifeston në çdo stad. Humbje e kujtesës për ngjarjet e ndodhura së fundmi, konfuzitet mbi vendet për të cilat ka qenë i familjarizuar, ngadalësim në kryerjen e veprimeve të aktivitetit ditor, vështirësi në menaxhimin e parave.

    Janë këto disa prej treguesve fillestarë, të cilët me kalimin e kohës, nisin të bëhen më prezentë.

    “Në fazat më të avancuara të sëmundjes, pacienti humbet arsyetimin dhe nuk mund të kryejë veprime logjike, e ka të pamundur të mësojë gjëra të reja, ndihet i axhituar, qan dhe qesh pa arsye, ka ankth, nisin po ashtu t’i shfaqen halucinacione, paranojë, dyshime për çdo gjë”, pohon doktori. Në varësi të shenjave bëhet edhe mjekimi.

    Alzheimeri është forma më e zakonshme e demencës, diçka më tepër rreth kësaj sëmundjeje?

    Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neurodegjenerative, që karakterizohet prej dëmtimit të funksioneve konjitive dhe të sjelljes, të cilat ndikojnë në mënyrë thelbësore në jetën sociale dhe profesionale. Kjo sëmundje është e pakurueshme dhe karakterizohet nga një fazë e gjatë preklinike dhe ka një ecuri përkeqësuese progresive. Të gjitha shenjat dhe simptomat e sëmundjes së Alzheimerit kanë në bazë vdekjen e qelizave nervore që ndodhen në koren e trurit (neuroneve), të cilat nëpërmjet disa mekanizmave të mirë- studiuar humbasin fillimisht funksionin dhe më vonë vdesin edhe fizikisht.

    Shkaku, i cili vë në lëvizje këta mekanizma, nuk dihet ende, por me gjasë shkaku është multifaktorial. Alzheimeri është forma kryesore dhe më e përhapur e demencave, në të cilën dëmtohen vetëm qelizat nervore që janë përgjegjëse për funksionet që cekëm më sipër, por ka edhe disa forma të tjera më të rralla, si demenca vaskulare, traumatike apo në degjenerimet multisistemike.

    Cilët janë faktorët e riskut?

    Po, ka disa faktorë risku, të cilët ndihmojnë në shfaqjen e shenjave të demencës, të tillë si: mosha e thyer, historia familjare, obeziteti, rezistenca ndaj insulinës, hipertensioni arterial, çrregullimet e yndyrave në gjak (dyslipidemia, prania e disa faktorëve të inflamacionit, faktorët vaskularë, sindroma down, si edhe dëmtimi traumatik i trurit.

    Zakonisht, diagnostikohet te personat mbi moshën 65 vjeç, por shenjat e para nisin të shfaqen shumë më herët. Si mund të kuptohet, pra cilat janë ata tregues që nuk duhen neglizhuar?

    Po, është e vërtetë që shenjat e sëmundjes së Alzheimer it shfaqen rreth dekadës së gjashtë të jetës, por sëmundja ka një fazë preklinike ku pacientët në aspektin fizik dhe të funksioneve të trurit janë në dukje normale. Ata nuk shfaqin asnjë shenjë apo simptomë të lidhur me kujtesën apo funksionet e larta intelektuale dhe aq më pak të sjelljes, por disa zona në tru që janë përgjegjëse për këto funksione kanë filluar të dëmtohen duke zvogëluar numrin e neuroneve përkatëse. Pas kësaj faze fillon faza e lehtë, ku fillojnë të shfaqen edhe shenjat e para, si: Humbje e kujtesës për ngjarjet e ndodhura së fundmi, konfuz mbi vendet për të cilat ka qenë i familjarizuar, ngadalësim në kryerjen e veprimeve të aktivitetit ditor, vështirësi në menaxhimin e parave (vështirësi për të kryer veprime me mend dhe në pagesa). Po ashtu, humbje e iniciativës dhe shpesh e gjykimit, duke çuar në konkluzione të gabuara, si edhe çrregullime të humorit, që shprehet më së shumti me gjendje ankthi ose më rrallë depresion.

    Alzheimeri dëmton pjesë të ndryshme të trurit, duke përfshirë kujtesën, inteligjencën, gjykimin. Si manifestohet në fazat e mëvonshme?

    Pas fazës së lehtë, shfaqen shenjat e fazës së moderuar, ku shenjat e mësipërme janë më të shprehura, vihen në dukje me lehtësi prej familjarëve, por edhe prej njerëzve që nuk janë të afërt, por shfaqen edhe simptoma të reja.

    Këto shenja janë: Shtim i humbjes së kujtesës dhe i konfuzionit, vëmendje e shkurtër, fillon të mos njohë miqtë, madje dhe anëtarët e familjes, si edhe të ketë probleme me të folurin, e po ashtu pamundësi për të shkruar e për të lexuar. Në këtë fazë të sëmundjes, pacienti humbet arsyetimin dhe nuk mund të kryejë veprime logjike, e ka të pamundur të mësojë gjëra të reja, ndihet i axhituar, qan dhe qesh pa arsye, ka ankth, nisin po ashtu t’i shfaqen halucinacione, paranojë, dyshime për çdo gjë.

    Humbet aftësinë për të kontrolluar impulset bazike, zhvishet vend e pa vend deri dhe kryen nevojat personale në vende jo të përshtatshme, gjuha e folur kthehet në vulgare dhe me fjalë të pista, ka vështirësi për t’u çuar nga karrigia ose për të ecur. Pas kësaj faze, kalojmë në fazën e rëndë të sëmundjes, që është dhe fundi i jetës. Në këtë fazë pacientët zënë shtratin dhe janë totalisht të varur prej familjarëve, nuk njohin as njerëzit më të dashur, nuk komunikojnë, por nxjerrin vetëm tinguj të tipit mërmërima, nuk ushqehen pasi kanë vështirësi për t’u gëlltitur, nuk kontrollojnë më ujin e hollë dhe të trashë, karakterizohet nga rënie e theksuar në peshë dhe rrinë më tepër në gjendje gjumi.

    Në rastin e Alzheimerit, sa vlerë ka diagnostikimi në kohë?

    Duke patur parasysh sa thamë më sipër, është e vështirë, madje e pamundur, të diagnostikosh këtë sëmundje në fazat e hershme. Por si për çdo patologji tjetër, diagnostikimi i hershëm mund të ndikojë në marrjen e masave mjekësore për të minimizuar sadopak avancimin me ritëm të shpejtë të sëmundjes, për këtë ka edhe studime shkencore që e vërtetojnë. Në fund të fundit, duhet të mbajmë parasysh se deri më sot kjo sëmundje mbetet e pakurueshme dhe e pashërueshme.

    Cili është roli që ushqimet kanë në mbrojtjen e trurit, për pasojë edhe në parandalimin e Alzheimerit?

    Deri me sot nuk ka asnjë të dhënë të bazuar në evidenca shkencore se ushqimi apo dieta të caktuara të kenë ndikim të veçantë në sëmundjen e Alzheimerit.

    Sa e përhapur është në vendin tonë?

    Mbi bazën e një studimi të kryer nga Shërbimi i Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, drejtuar nga prof. Jera Kruja, ka rezultuar një prevalencë e demencës në 9,6 për 1000 banorë. Ky tregues është për të gjitha llojet e demencave dhe jo vetëm për Alzheimer-in. Shifra, në të vërtetë, është pak më lartë se në vendet e tjera të rajonit dhe në Europë. Për të shpjeguar këtë nivel të lartë të demencës në vendin tonë, duhen studime edhe më të thelluara, kështu që për momentin nuk kemi një përgjigje ekzakte përse kjo shifër është kaq e lartë.

    Si trajtohet dhe a trajtohet si duhet, pasi në jo pak raste shoqëria priret t’i shohë këto probleme të lidhura me moshën dhe nuk u jep rëndësinë apo kujdesin e duhur?

    Sëmundja e Alzheimerit në të vërtetë është një sëmundje e lidhur ngushtë me plakjen e popullatës. Kjo do të thotë, se sa më e lartë të jetë jetëgjatë- sia mesatare, aq edhe më shumë pacientë me Alzheimer do të kemi. Në të gjithë botën kjo sëmundje është një problem i rëndësishëm mjekësor por, po aq është edhe një problem i madh social dhe i shëndetit publik. Trajtimi mjekësor është i thjeshtë, pasi në varësi të shenjave që shfaq pacienti, do të kryet edhe mjekimi.

    Pjesa më e vështirë e trajtimit është përkujdesja që kanë nevojë këta pacientë për të bërë një jetë me një cilësi të pranueshme për pacientin, por edhe për familjarët. Në kuadër të pyetjes suaj, nuk është e vërtetë që këta pacientë neglizhohen nga mjekësia për shkak të moshës. Këta pacientë në vendin tonë janë të neglizhuar nga politikat sociale të shtetit, ku mungojnë qendra komunitare të posaçme për trajtimin e këtyre pacientëve, që duhet thënë, se ky trajtim kërkon edhe kosto të larta të papërballueshme nga një familje mesatare në vendin tonë.

    Aktualisht, në Shqipëri këta pacientë kanë kosto jashtëzakonisht të lartë për familjen, sepse duke qenë pacientë që kanë nevojë për një përkujdesje të vazhdueshme, ndonjëherë kërkojnë angazhimin e më shumë se një pjesëtari të familjes, duke e larguar atë ose ata nga puna. Është një sëmundje, që në fazën e moderuar dhe të rëndë, vuajtjen më të madhe e kanë familjaret si fizike dhe psikologjike, më tepër se vetë i sëmuri.

    Së fundmi disa këshilla?

    Nuk mendoj se ka këshilla të veçanta për njerëzit, në mënyrë që të parandalojnë ose të mos sëmuren nga demenca. Sot, mendohet se ushtrimi sistematik i trurit me ushtrime të kujtesës, ku më i thjeshti dhe ndoshta me i përhapuri është zgjidhja e fjalëkryqeve, por edhe loja e shahut, apo leximi i letërsisë në mënyrë konstante dhe të vazhdueshme, sidomos poezitë, mendohet se vonojnë shfaqjen e shenjave të demencës.