Category: Uncategorized

  • Dridhet sërish toka, tërmet 6.6 ballë. Ja ku ishte epiqendra

    Dridhet sërish toka, tërmet 6.6 ballë. Ja ku ishte epiqendra

    Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter është regjistruar te shtunën në Detin Scotia, një zonë oqeanike mes Amerikës së Jugut dhe Antarktidës.

    Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ndodhi në orën 08:32 UTC (05:32 me orën lokale), me një thellësi prej 10 kilometrash. Epiqendra ndodhej rreth 2091 kilometra në lindje të qytetit Punta Arenas në Kili dhe 1546 kilometra në juglindje të Stanley-t, Ishujt Falkland.

    Për shkak të vendndodhjes së largët dhe oqeanike, nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Deri më tani nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami nga autoritetet përkatëse.

    Zona e Detit Scotia është e njohur për aktivitet sizmik të shpeshtë për shkak të përplasjes së pllakave tektonike në atë rajon. Institucionet monitoruese vijojnë të ndjekin situatën për çdo lëkundje pasuese.

  • Doktori “iu DEL B*RXHIT” meshkujve: Kjo gjë duhet bërë para se të mbushni 35, në të kundërt do i ‘bini murit me kokë’!

    Doktori “iu DEL B*RXHIT” meshkujve: Kjo gjë duhet bërë para se të mbushni 35, në të kundërt do i ‘bini murit me kokë’!

    Hulumtuesit sugjerojnë që meshkujt duhet të krijojnë familje para se t’i mbushin 35 vjet në mënyrë që bebet e tyre të pa lindura t’u ikin rre ziqeve.Një studim i cili ka analizuar gjithsej 40 milionë bebe ka zb uluar se rr eziku i komplikimeve gjatë li ndjes fillon të rritet kur baballarët janë në mesin e viteve të tyre të 30’ta, dhe ky rr ezik rritet dukshëm pas moshës 45 vjet.

    Për dekada të tëra femrave u është thënë se do ta rre zikojnë shëndetin e bebes nëse e ndjekin fillimisht karrierën dhe e lënë krijimin e familjes në vitet e vonshme.Por, ky studim i ri, i cili

    është publikuar në ‘British Medical journal’, ka treguar se për shëndetin e bebes përgjegjësi duhet të marrin edhe meshkujt!

    Një nga hulumtuesit e këtij studimi, profesori Michael Eisenberg, ka thënë se posa babai t’i mbush 35 vjet, menjëherë ka në rritje në rrezikun e def ekteve të l indjes te bebja, por ky rre zik rritet dukshëm posa meshkujt të futen në vitet e tyre të 40’ta dhe 50’ta.

    Kjo për shkak se për secilin vit që një mashkull plaket, ai akumulon dy mutacione të reja në ADN-në e spermës së tij.

  • Ledri Vula në pushime me Xhensilën dhe vajzën e saj Ajka ne vendin luksoz? Dalin fotot e forta

    Ledri Vula në pushime me Xhensilën dhe vajzën e saj Ajka ne vendin luksoz? Dalin fotot e forta

    Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë mohuar disa herë thashethemet për një lidhje dashurie mes tyre. Të dy artistët janë shprehur se raporti i tyre është thjesht profesional.

    Por fotot e fundit të publikuara nga Lokimagazine kanë hedhur dyshime serioze mbi deklaratat e tyre.

    Në imazhet që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, Ledri shihet teksa mban Xhensilën nga trupi gjatë një momenti relaksi në plazhet e Ibizas.

    Ajo që ka tërhequr gjithashtu vëmendjen është prania e vajzës së Xhensilës, Ajka, në të njëjtat pushime, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për natyrën e raportit mes dy këngëtarëve.

    Vetë Xhensila ka publikuar disa foto që përkojnë me vendndodhjen dhe kohën e pushimeve, ndërsa Ledri ka preferuar të qëndrojë disi më diskret në rrjet.

    Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ndaj fotove që janë bërë virale, por fansat janë të bindur: “Nuk ka më vend për mohime!”

  • 🤭 A i ka buzët e bëra? Erjon Isai nuk e pret këtë nga Gerta në mes të emisionit!

    🤭 A i ka buzët e bëra? Erjon Isai nuk e pret këtë nga Gerta në mes të emisionit!

    Një episod epik ndodhi në emisionin “Goca dhe Gra” kur kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erjon Isai, u bë qendra e vëmendjes jo për politikat e tij… por për buzët!

    Gjatë një momenti të sikletshëm dhe njëkohësisht gazmor, vajzat e emisionit e ngacmojnë për ndryshimet në pamjen e tij: veshët e rregulluar, flokët e mbjella… dhe buzët.

    Pikërisht aty, Gerta ndërhyn dhe thotë me siguri:

    “Unë e di si zbulohet kjo!”

    Ajo afrohet drejt Erjonit ndërsa studioja ndalet – të gjithë menduan se do ta puthte! Por në vend të kësaj, Gerta e prek lehtë në buzë, dhe Isai, i shtangur, me një buzëqeshje thumbuese shpërthen:

    “Buza e poshtme është e bërë!” – duke lënë publikun në të qeshura.

    Një moment viral që po bën xhiron e rrjeteve! A është vërtetë buza “e bërë” apo ishte thjesht shaka? Shikoni reagimin e plotë të Erjon Isait dhe komentin pikant të vajzave në videon më poshtë 👇

  • Humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

    Humbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

    Një tjetër humbje e madhe për familjen Dini. Këngëtarja Barbana Dini, motra e të ndjerit Ergi Dini, ka ndarë në rrjete sociale lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të babait të saj, Dashamir Dini, mëngjesin e sotëm.

    Heroi i jetës së saj, ai arriti të fitonte çdo betejë përveç asaj me dhimbjen, shkruan Barbana ndërsa tregon krenarinë që ndjen për të atin dhe boshllëkun e madh që ai ka lënë në jetët e familjarëve.

    Dashamir Dini ishte një figurë e njohur për Shkodrën, poet gazetar dhe gjithashtu ish-drejtues i Radio Shkodrës.

    Kete mengjes zgjohem zemerthyer,e shkaterruar shpirterisht…Miq sot humba nje nga njerezit me te shtrenjte ne jeten time,shokun tim me te mire…Ahhhh BAB sa shume gjera mund te them per ty, ti ishe heroi im,mesuesi me i mire i jetes,nje shembull drejtesie dhe miresie per kedo qe te njohu. Fitove cdo beteje ne jeten tende,ti humbe vetem kete beteje me dhimbjen…Sa krenare dhe me fat jam qe pata gjakun tend nuk mund ta shpjegoj me fjale. Ishe mbi te gjitha nje njeri i madh qe le nje boshllek shume te madh tek te gjithe ne. Te dua pertej jetes!

    Kujtojmë që në vitin 2016 Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motor në moshën 22-vjeçare. Pos Ergit, bashkë me të i vdekur në vend kishte mbetur edhe miku i tij, i cili edhe po drejtonte motoçikletën, Klejdi Halili, mosha e të cilit ishte 21 vjeç.

  • Zbulimi që tr*nditi arkeologët: Çfarë fshihet nën ujërat e Linit?

    Zbulimi që tr*nditi arkeologët: Çfarë fshihet nën ujërat e Linit?

    Në brigjet shqiptare të liqenit të Ohrit, një zbulim arkeologjik po ndryshon mënyrën se si e kuptojmë fillimin e jetës bujqësore në Europë. Studiues nga Instituti i Arkeologjisë në Tiranë dhe Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se në zonën e Linit ndodhet vendbanimi palafit më i vjetër i kontinentit – i krijuar 8500 vite më parë nga një komunitet fermerësh të hershëm.

    Gjatë fazës së parë të kërkimeve, janë zbuluar qindra objekte nën tokë dhe nën ujë, përfshirë struktura druri, gardhe të zhytura në liqen, qeramikë dhe fara të lashta. Të gjitha këto dëshmojnë një mënyrë jetese të zhvilluar për kohën, të ndërtuar mbi bashkëjetesën me natyrën dhe shfrytëzimin e pasurive përreth për bujqësi.

    “Gjetjet janë shumë premtuese. Për rreth 2000 vjet, nga viti 6000 deri më 4000 p.e.s., kjo zonë ka qenë e banuar. Besojmë se mund të ketë ekzistuar një rrjet i tërë fshatrash,” tha Albert Hafner, drejtues i ekipit zviceran. Ai nënvizoi rëndësinë e vendndodhjes si një stacion kyç në rrugëtimin e bujqësisë nga Lindja drejt Europës.

    Teknologjia moderne, si dendrokronologjia – që përcakton moshën e drurëve përmes rrathëve të tyre – ka luajtur një rol të rëndësishëm në datimin e saktë të strukturave. Laboratori i ngritur falë bashkëpunimit me Universitetin e Bernës po ofron të dhëna të reja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

    “Ky projekt është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e arkeologjisë nënujore në Shqipëri dhe më gjerë,” tha arkeologu Adrian Anastasi, ndërsa Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, shprehu besimin se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në fazat e ardhshme.

    Zbulimi i Linit jo vetëm që e vendos Shqipërinë në hartën e arkeologjisë europiane, por hedh dritë mbi fillimet e jetës sedentare dhe bujqësisë në kontinent – një histori që nis pikërisht nga këto ujëra të lashta.

  • Çmimet “stratosferike” të fruta-perimeve, Braçe shpërthen: Të “shkrihet” me urgjencë…

    Çmimet “stratosferike” të fruta-perimeve, Braçe shpërthen: Të “shkrihet” me urgjencë…

    Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë.

    Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.

    Deputeti Braçe bën gjithashtu edhe disa propozime, duke nisur nga “shkrirja” e Tregut Agroushqimor në Tiranë, që zotërohet nga kompania e sipërmarrësit Klodian Allajbeu, që sipas të cilit abuzimi me tarifat ka rritur kostot e produkteve.

    SA TË BLESH TË HËNË ËSHTË TMERR, MBASE EDHE ÇDO DITË TJETËR; PERIMET E FRUTAT JANË SHUMË SHTRENJTË! Domate 110-130 lekë/kg, Kastraveci 100-110 lekë/kg, Bizele 300 lekë/kg, Mashurka 250-270 lekë/kg, Speca 150 lekë/kg, Qershi 650-1000 lekë/kg, Nektarine 280-300 lekë/kg, Shalqi 50-60 lekë/kg; TË GJITHA JANË PERIME E FRUTA TË STINËS; Dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin ÇMIME të tjera, ÇMIME TË DREJTA!JOOOOO, NUK JANË!

    Çfarë propozoj unë? – Shpërbërjen e Tregut të Autostradës; abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; – Hapjen e tregjeve publike për BUJQIT – jo tregtarët; të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; – Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% MË TË SHTRENJTA KOT; FISKALIZIM nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt“, shkruan Braçe.

  • Përplasja e fortë/ Rama i kërkoi FAKTE, deputeti britanik i përgjigjet sërish Kryeministrit

    Përplasja e fortë/ Rama i kërkoi FAKTE, deputeti britanik i përgjigjet sërish Kryeministrit

    Kryeministri Edi Rama dhe deputeti britanik Nigel Farage janë përfshirë në një përplasje të fortë verbale lidhur me emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe, ku në fokus kanë qenë shifrat e të dënuarve me origjinë shqiptare.

    Pasi Farage deklaroi se “1 në 50 emigrantë shqiptarë në Angli ndodhen në burg”, kryeministri Rama reagoi ashpër duke e sfiduar publikisht: “Nëse kjo është e vërtetë, i marrim të gjithë në Shqipëri menjëherë!”

    Në një kundërreagim të menjëhershëm, Nigel Farage e pranoi sfidën e Ramës, duke u shprehur i gatshëm të verifikohen të dhënat dhe nëse shifra që ka dhënë rezulton e saktë, atëherë, sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që të burgosurit shqiptarë të rikthehen në vendin e tyre.

    Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage në reagimine radhës për median britanike ‘The Telegraph’.

  • Vucic i kthen pergjigje te ashper Donald Trump: Genjeshter, ja cfare ndodhi

    Vucic i kthen pergjigje te ashper Donald Trump: Genjeshter, ja cfare ndodhi

    Serbia ka mohuar deklaratat e Presidentit të SHBA, Donald Trump, se ai shmangu një përplasje ushtarake mes Beogradit dhe Prishtinës.

    Deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë janë komentuar si fushatë kundër Serbisë dhe ka patur një reagim edhe nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.

    Presidenti serb është shprehur se nuk ka pasur asnjë dëshirë për të sulmuar Kosovën ndërsa ka theksuar se deklarata të tilla janë manipulim politik.

    Sipas raportimeve në Beograd, deklaratat e Donald Trump përkthehen si një përpjekje e SHBA për të rritur presionin mbi Beogradin ne negociatat me Kosovën, me qëllim që Serbia të njohë Kosovën.

    “Opozita në Serbi është bashkuar me qëndrimet e qeverisë, dhe çdo herë që diskutohet çështja e Kosovës, pozita dhe opozita janë të bashkuara. Edhe këtë herë, deklaratat e opozitës qëndrojnë të njëjta, duke e quajtur presion të SHBA ndaj Beogradit për njohjen e Kosovës. Megjithatë, disa përfaqësues opozitarë nuk përjashtojnë mundësinë e një përgatitjeje të fshehtë ushtarake, bazuar në atë që tha Trump, por gjithsesi kritikojnë deklaratat e tij.”-tha gazetarja Ardita Behluli.

    Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se këto deklarata janë një fyerje ndaj ushtrisë serbe dhe se nuk ka pasur ndonjë plan konkret ushtarak për një ofensivë kundër Kosovës.

  • 50 mijë euro për këdo që gjen babain tim” – Apeli prekës i djalit

    50 mijë euro për këdo që gjen babain tim” – Apeli prekës i djalit

    Emisioni “Pa Gjurmë” është një emision investigativ dhe human që transmetohet në televizionin Report TV në Shqipëri.

    Nën moderimin e gazetares Odeta Dume, ky program investigativ trajton raste të personave të zhdukur në rrethana misterioze, duke ndihmuar familjarët të gjejnë të dashurit e tyre dhe të zbardhin të vërtetën. Në episodin e fundit, është rrëfyer një tjetër histori që prek zemrat e çdo shqiptari, zhdukjen e një qytetari, për të cilin është ofruar shpërblim 50 000 euro për informacion që çon në gjurmimin e tij.

    “Edhe pse eshte e 16-ta dite kemi njerez qe akoma bejne kerkime, por megjithate nese eshte nje njeri qe eshte me i zgjuar se une, me i afte se une, me nje teknologji, duke pasur se ka shpenzime per te kerkuar baben tim, une ofroj 50 mije euro per kerkimin e tij, 20 mije euro cdo personi qe mund ta takoj ne rruge, pa ndonje lodhje fizike, te marri e te ma sjelli ne shtepi, me kenaqësine me te madhe ja jap. Do punoj 10 vite per te gjetur baben tim, se ka punuar gjithe jeten per mua” – shprehet i perlotur i biri ne studion e emisionit “Pa Gjurmë”