Category: Uncategorized

  • E b*jshme! Ledioni do të lërë drejtimin e Big Brother VIP? Ja kush mund ta zëvendësojë

    E b*jshme! Ledioni do të lërë drejtimin e Big Brother VIP? Ja kush mund ta zëvendësojë

    Pas drejtimit të sezonit 3 dhe 4 të Big Brother VIP Albania, Ledion Liço pritet të mos e vijojë më këtë rol në sezonin e pestë.

    Sipas burimeve tona pranë produksionit, arsyeja lidhet me kohën dhe intensitetin që kërkon ky format, që e angazhon plotësisht për disa muaj dhe nuk i lë hapësirë për projekte të tjera.

    Pas finales së sezonit të katërt, ku u shpall fitues Gjesti, Ledioni dhe partnerja e tij u tërhoqën për disa javë nga rrjetet sociale, duke i qëndruar larg vëmendjes publike.

    Sa i përket emrit që mund ta zëvendësojë, aktualisht përfliten dy emra të njohur: Luana Vjollca dhe Arbana Osmani. Nëse nuk arrihet një marrëveshje me to, ekziston mundësia që Ledioni të rikthehet sërish, por burimet thonë se gjasat janë të vogla.

    Arbana Osmani u tërhoq nga drejtimi i formatit pas përfundimit të sezonit të dytë për t’iu përkushtuar familjes dhe projekteve të saj personale. Ndërkohë, Luana Vjollca ka mbyllur me sukses sezonin e dytë të Ferma VIP dhe është e gatshme për një sfidë të re në ekran.

    Të gjitha këto mbeten ende në nivel diskutimesh, ndërsa vendimi final pritet të merret në javët në vijim.

  • Bukuroshja nga Fieri shpallet Miss Universe Albania! Kush eshte bukuroshja qe rremebu kuroren

    Bukuroshja nga Fieri shpallet Miss Universe Albania! Kush eshte bukuroshja qe rremebu kuroren

    Në një natë të ndritshme plot emocione dhe shkëlqim, Shqipëria dhe Kosova kanë kurorëzuar përfaqësueset e tyre për Miss Universe 2025. Flavia Harizaj do të mbajë titullin e Miss Universe Albania, ndërsa Dorea Shala do të përfaqësojë Kosovën në garën ndërkombëtare të bukurisë që këtë vit do të zhvillohet më 21 nëntor në Tajlandë.

    Eventi, i njohur për organizimin glamuroz dhe përfaqësimin e denjë të bukurisë shqiptare në skenën globale, u zhvillua mbrëmë në Tiranë dhe u ndoq me interes të madh nga publiku dhe mediat. Spektakli Miss Universe Albania & Kosova, që për vite me radhë ka qenë një ngjarje e përbashkët mes dy vendeve, këtë vit solli jo vetëm dy fituese të reja, por edhe një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e konkursit.

    Miss Universe Kosova 2025

    Organizatorët njoftuan se duke nisur nga viti i ardhshëm, Miss Universe Kosova do të ketë edicionin e saj të ndarë, i cili do të zhvillohet në Prishtinë. Ky vendim vjen si një hap drejt forcimit të identitetit të veçantë kulturor dhe kombëtar të garës në Kosovë, duke e ndarë përfundimisht nga edicioni shqiptar që tradicionalisht është mbajtur në Tiranë.

    Kjo lëvizje pritet të sjellë më shumë vëmendje dhe investim në nivel lokal për të dy vendet, si dhe një proces përzgjedhës më të fokusuar për vajzat që përfaqësojnë secilin shtet. Për herë të parë pas shumë vitesh, dy kryeqytetet do të jenë skena të ndara të spektaklit më të madh të bukurisë shqiptare.

    Për Flavia Harizaj dhe Dorea Shala, sfida tashmë nis zyrtarisht. Të dyja do të përgatiten për të përfaqësuar vendet e tyre në një nga kompeticionet më prestigjioze në botë, ku bukuria takohet me inteligjencën, kulturën dhe përkushtimin. Tajlanda i pret.

    Flavia Harizaj, 23 vjeçe nga qyteti i Fierit. Studente për financë. Gjithmonë i ka pëlqyer bota e televizionit, Flavia është më e lirshme para kamerës, sesa para njerëzve, për këtë e kanë ndihmuar fotosesinet dhe videoklipet ku ka marrë pjesë. I pëlqen shumë të kërcejë, pasi kërcimi për të largon të gjitha energjitë negative.

  • Bieta Sula do largohet nga Top Channel! E preferuara e Big Brother po behet gati ti marre vendin

    Bieta Sula do largohet nga Top Channel! E preferuara e Big Brother po behet gati ti marre vendin

    Prezantuesja e njohur Bieta Sulo po përflitet me të madhe në korridoret e medias.

    Kjo pasiqë thuhet se mbyllja e sezonit muajin tjetër mund të shënojë përmbylljen e ciklit të saj shtatë vjecar si drejtuese dhe autore e programit të Pasdites në Top Channel.

    Lart e poshtë, përflitet se Bieta mund të zhvendoset në Radio Televizionin Shqiptar, aty ku është rikthyer së fundmi bashkëshorti i saj, Alban Dudushi.

    Jo vetëm kaq!

    Persona të afërt me zhvillimet në botën e medias në Tiranë i kanë zbuluar emisionit tonë edhe një tjetër detaj.

    Paçka se asgjë nuk është e sigurtë, thuhet se Top Channel ka gati edhe pasuesen e saj në pasdite.

    Rozana Radi mund të jetë moderatorja e re e programit të pasditeve nëse Bieta largohet drejt RTSH-së.

    Kjo nuk është hera e parë që përflitet për një lëvizje të tillë.

    Bieta ishe përfolur se do largohej edhe tre vera më parë por ajo vazhdoi stoikisht me stafin e saj nga e hëna në të premte.

    Kujtojmë se Sulo është bërë prezantuesja më jetëgjatë në këtë format duke thyer mallkimin që Topi kishte paraprakisht pasiqë prej vitesh nuk rehatohej kurrë me pasditet që pësonin ndryshime të vazhdueshme në moderim dhe drejtim.

    Se a do të largohet Bieta pas dy dekadash nga Top Channel, do na duhet të presim edhe pak. Por, ku ka zë, s’është pa gjë!

  • Gjashtë minuta errësirë në mes të ditës, ja kur do të ndodhë Eklipsi që do të paralizojë gjysmën e planetit

    Gjashtë minuta errësirë në mes të ditës, ja kur do të ndodhë Eklipsi që do të paralizojë gjysmën e planetit

    Brenda pak më shumë se dy vjetësh, qielli do të errësohet dhe miliona njerëz do të mbeten në heshtje nën një muzg gjashtëminutësh në mes të ditës.

    Ky nuk është një skenar fantastiko-shkencor, por eklipsi më i madh total diellor i shekullit të 21-të. Dhe ky moment vjen më 2 gusht 2027. Është fenomeni për të cilin astronomët – profesionistët dhe amatorët – po përgatiten me ankth, duke e ditur se nuk do të përsëritet në kushte kaq ideale vetëm në vitin 2114.

    Eklipsi i 2 gushtit 2027 nuk është thjesht një eklips total. Falë një shtrirjeje të rrallë gjeometrike, kohëzgjatja e eklipsit total diellor do të arrijë 6 minuta e 23 sekonda – më i gjati mbi tokë që nga viti 1991.

    Hija e Hënës do të udhëtojë mbi 15,000 kilometra, duke filluar nga Oqeani Atlantik, duke kaluar Mesdheun, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Lindore, përpara se të zhduket në thellësitë e Oqeanit Indian.

    Ku do të jetë i dukshëm fenomeni?

    E ashtuquajtura “vijë qendrore” e tërësisë do të ofrojë kushte mbresëlënëse vëzhgimi në shumë vende:

    Spanja (Cadiz, Malaga) dhe Maroku (Tangier, Tetouan) do të shohin më shumë se 4 minuta eklips total.

    Libia dhe Bengazi, me një kohëzgjatje deri në 5 minuta.

    Egjipti, ku fenomeni arrin kulmin: në shkretëtirë, vetëm 40 km në juglindje të Luksorit, eklipsi arrin kohëzgjatjen e tij maksimale: 6 minuta e 23 sekonda errësirë të plotë.

    Nga aty, hija do të vazhdojë drejt Detit të Kuq, Arabisë Saudite (Xheda, Mekë), Jemenit, Somalisë dhe së fundmi mbi ujërat e Oqeanit Indian. Jashtë zonës së totalitetit, një eklips i pjesshëm do të jetë i dukshëm nga pothuajse e gjithë Evropa, Afrika Veriore dhe Lindore dhe pjesa më e madhe e Azisë Perëndimore.

    Pse zgjat kaq shumë – Shpjegimi shkencor

    Kohëzgjatja e të gjithë ciklit ndikohet nga tre faktorë përcaktues: Distanca e Hënës nga Toka (perigjeu hënor): Sa më afër të jetë Hëna, aq më e gjatë është hija e saj.

    Distanca e Tokës nga Dielli (afel): Sa më larg të jetë Toka nga Dielli, aq më i vogël është diametri i saj i dukshëm..

    Në vitin 2027, të tre këto kushte kombinohen pothuajse në mënyrë ideale: Hëna është më afër se zakonisht, Dielli është më larg dhe hija udhëton mbi rajonet ekuatoriale, duke i ofruar spektaklit kohëzgjatje dhe stabilitet më të madh .

    Luxori, qyteti i faraonëve dhe tempujve, pritet të bëhet një epiqendër globale atë ditë. Agjencitë turistike kanë filluar tashmë rezervimet e hoteleve pranë tempujve të Ramsesit II dhe Hatshepsutit, pasi vendi konsiderohet ideal për astrofotografi.

    Në të njëjtën kohë, qeveritë po organizojnë aktivitete kulturore dhe shkencore: Egjipti po planifikon një transmetim televiziv global nga vendi arkeologjik i Karnakut. Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) po shqyrton fluturimet çarter që do të ndjekin rrugën e hijes.

    Arabia Saudite po planifikon një program të veçantë astroturizmi në Al-Ula , një zonë me interes të madh arkeologjik dhe kulturor. Në një epokë ku gjithçka shikohet në ekrane, eklipset totale diellore mbeten një nga fenomenet e pakta natyrore që mbledhin miliona sy në qiell, në të njëjtën kohë, me të njëjtën mrekulli.

    Nga profecitë e lashta deri te eksperimenti i Eddingtonit në vitin 1919 që konfirmoi teorinë e përgjithshme të relativitetit të Ajnshtajnit, eklipset kanë pasur gjithmonë një ndikim misterioz në historinë njerëzore.

  • GJESTI BËN DEKLARATËN E PAPRITUR NË KONCERT !

    GJESTI BËN DEKLARATËN E PAPRITUR NË KONCERT !

    Ish fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti mbrëmjen e kaluar ishte i pranishëm tek një koncert në Gjermani.

    Nuk ishte vetëm performance e tij që ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra ndjekësve, por ai në një moment teksa këndon, ka deklaruar që është i martuar, shkruan “Kosovarja”.

    Teksa ishte në skenë dhe po këndonte, Gjesti është ndalur për një moment dhe ka thënë “Çka po ju dukem unë juve, more vëlla? Unë jam i martuar!”

    Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar se ai ndoshta po i referohej dasmës simbolike që bëri me Eglin gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’.

  • Covid rikthehet në verë: Varianti i ri në qarkullim, njihuni me simptomat

    Covid rikthehet në verë: Varianti i ri në qarkullim, njihuni me simptomat

    Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga ekspertët dhe i konsideruar më i aftë për të shmangur antitrupat, po monitorohet me kujdes nga OBSH-ja. Ai do të qarkullojë gjatë verës dhe midis simptomave të raportuara, bie në sy ngjirja e zërit.

    Stratus mund të jetë në gjendje të shmangë sistemin imunitar në mënyrë më efektive sesa variantet e tjera.

    Në Indi Stratus ishte varianti dominues i pranverës. Sipas mediave lokale, mjekët indianë kanë nxjerrë në pah një simptomë që duket se e karakterizon më shumë atë: ngjirjen e zërit. Ndryshe nga valët e kaluara në të cilat humbja e shijes dhe e nuhatjes ishin shenjat dalluese të infeksionit, pacientët tani ankohen për kollë të thatë, acarim dhe dhimbje fyti, së bashku me ngjirje të zërit.

    Simptoma të tjera, të cilat vijnë nga raportet në Mbretërinë e Bashkuar, janë dhimbja e fortë e fytit, dhe një dhimbje shumë e mprehtë gjatë gëlltitjes, shpesh e lokalizuar në pjesën e prapme të fytit. Simptoma të tjera të zakonshme, raportohet, janë lodhja, kolla e lehtë, ethet, dhimbjet muskulore dhe bllokimi, duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e lartë të manifestimeve të Covid.

    Rritja e Stratus ka prekur të tre rajonet e OBSH-së që ndajnë vazhdimisht sekuenca të Sars-CoV-2. Në rajonin evropian, prania e tij është rritur nga 10.6% në 16.7%. Në Azinë Juglindore, ku Nimbus kishte fituar terren me shpejtësi në fillim të pranverës, Stratus është rritur nga 17.3% në 68.7%.

    OBSH-ja këmbëngul në dhënien “përparësi të veprimeve specifike për të adresuar më së miri pasiguritë që lidhen me rrjedhjen dhe ashpërsinë e antitrupave”.

  • Zhvillim i fundit/ Dosja “Berisha”, gjyqtarja Ulliri jep DORËHEQJEN: Jam…

    Zhvillim i fundit/ Dosja “Berisha”, gjyqtarja Ulliri jep DORËHEQJEN: Jam…

    Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. 

    Dorëheqja është paraqitur tek drejtuesi i GJKKO, Erion Bani. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri. 

    Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. 

    Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

  • Prindërit e sh*tën për 22 euro, ndërsa sot e njeh dhe e do gjithë bota!

    Prindërit e sh*tën për 22 euro, ndërsa sot e njeh dhe e do gjithë bota!

    Është një aktor, regjisor, këngëtar kinez. Ka lindur në Hong Kong.

    Në fillimet e veta ai njihej me nofkën Sing Lung (Dragoi), ndërsa karriera e tij përfshin një sërë filmash të realizuar në Kinë dhe në ShBA.

    Pra fjala është për legjendën e aktrimit që njohim ne Jackie Chan. Prindërit e kishin shitur tek një e moshuar për 26 dollarë (në euro 22.40). Mësuesi në një rast në shkollë ia kishte thyer hundën me shkop, por pikërisht në atë shkollë ai kishte fituar njohuritë bazë për akrobatikë, artet luftarake dhe teknikat e aktrimit, shkruan Gazeta Metro

    Në fëmijëri Xheki u vendos në Insitutin Kërkimor të Operas së Pekinit, një shkollë me një disiplinë të hekurt.

    Për një periudhë të gjatë ai studioi artet marciale, muzik dhe të tjera disiplina të cilat do e ndihmonin në të ardhmen.

    Shpesh gjatë interpretimit të filmave, Jackie Can është dëmtuar seriozisht në skenë duke pësuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit, madje edhe duke përfunduar në koma.

    Xheki e vazhdoi karrierën e tij kinematografike edhe në ShBA me filmat The Cannonball Run në vitin 1980, Mbrojtësi etj. Megjithatë ai do të fitonte famë jashtë Azisë vetëm mbas filmit Super Polici i vitit 1985. Filmi i vitit 1995, Tërmet në Bronks do i jepte atij famë të mëtejshme në Amerikën e Veriut e më gjerë.

  • 🟥 Petro Thomollari – Herkuli i Shqipërisë nga Permeti që ngre gurë 200 kilogramë! ( Video )

    🟥 Petro Thomollari – Herkuli i Shqipërisë nga Permeti që ngre gurë 200 kilogramë! ( Video )

    Në zemër të Përmetit jeton një legjendë e gjallë. Quhet Petro Thomollari, 42vjeç, dhe është njeriu që ka tronditur rrjetet sociale dhe admiruar të gjithë ata që e kanë parë në veprim. Ai nuk ka nevojë për makina peshe, as për palestra moderne – pasi e gjithë forca e tij ndodhet te krahët, zemra dhe shpirtërorja e një burri të hekurt.

    Me një trup që duket i skalitur nga vetë natyra dhe një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj forcës fizike, Petro ka habitur të gjithë me aftësinë e tij për të ngritur gurë të egër me peshë mbi 200 kilogramë, vetëm me duart e tij. Një performancë që për shumë duket si e pamundur, për Petron është thjesht… një tjetër ditë normale.

    “Kjo forcë nuk vjen nga palestra, por nga toka ime, nga Përmeti,” thotë ai me krenari, ndërsa mban mbi supe një shkëmb që do e frikësonte edhe një kampion bote në ‘Strongman’.

    Njerëzit e qytetit e quajnë “Herkuli i Shqipërisë”, dhe me plot të drejtë. Ai nuk është thjesht i fortë – është simbol i përkushtimit, punës së ndershme dhe rrënjëve shqiptare. Nuk ka sponsorë, nuk ka menaxherë, por ka një fuqi që vjen nga brenda – siç thonë pleqtë, “forcë e burrit nga fisi dhe shpirti”.

    Në një kohë kur sportet moderne dominohen nga teknologjia dhe suplementet, Petro Thomollari është një kujtesë e gjallë se forca e vërtetë buron nga pasioni dhe lidhja me natyrën. Përmeti është krenar për të – dhe Shqipëria duhet të jetë po ashtu.

    🟢 Nëse Herkuli do të kishte lindur në Ballkan, padyshim do të quhej Petro Thomollari! 🇦🇱

    Petro Thomollari me qendrimin e tij te nje Herkuli fati i tij i keq vetem se qendroi besnik vendit te tij qe nuk e perkrahu asnjhere
  • Kam sh*tur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tm*rrshme: Si më shfry*ëzuan për pr**titucion

    Kam sh*tur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tm*rrshme: Si më shfry*ëzuan për pr**titucion

    Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet.

    Historia e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan është reflektim i shumë grave e vajzave që kanë pasur të njëjtin fat, por pa mundur të rrëfehen me zë të lartë.

    Pasi tezja e shiti te një tutor, pas një viti Ivana mësoi qëllimin e tij të vërtetë. Bashkëshortja e tij i zbuloi se në të vërtetë, do ta shfrytëzonin për prostitucion. Ivana vendosi t’ia mbathte bashkë me djalin, por s’mundi t’i shpëtonte dot fatit që e priste.

    Ardit Gjebrea: Cili ishte qëllimi i tij?

    Ivana: Thjesht të më merrte për jashtë shtetit, të bënte dokumentet e tij, të më bënte prostitutë. Ai kishte një grua shumë të mirë, kishte edhe një gocë shumë të mirë. Unë në fillim u prezantova si shoqja e tij, si mikesha e tij. Kemi fjetur në një vend, unë me gruan, vajzën e tij kam fjetur në një vend. Vajza e tij ishte origjinal si vajza ime sot, ngjasojnë shumë.

    Ardit Gjebrea: Po ti, fole me të shoqen?

    Ivana: Kur kaloi edhe një vit te shtëpia e tij, atëherë më tregon kjo mua, shprehet lirisht.

    Ardit Gjebrea: Që?

    Ivana: Unë e kam burrë, por ky të do për rrugë, ty nuk të merr për grua dhe unë u ndjeva pak si keq sepse nuk i dija planet e tyre. Iki unë, largohem fshehurazi, shkoj fle te dërrasat prapë te “Zogu i Zi”. Flija përjashta.

    Ardit Gjebrea: Me çunin me vete, gjithmonë.

    Ivana: Dal, ishte kohë darke, dal për të blerë. Ky më ndjek me makinë, hijen e tij e kisha hap pas hapi. Më kap zvarrë kështu, isha me gjithë djalin në krahë se nuk guxoja ta lija djalin vetëm, kisha frikë. Më hip në makinë, e çon djalin te shtëpia e gruas së vet.

    Ardit Gjebrea: Po ty?

    Ivana: Mua më çoi te shtëpia me qira dhe aty më rreh dhe më thotë që unë të dua ty, por ti kot ike, more mendtë e njerëzve, unë nuk kam grua, unë ty do të të marr.

    Pas dy tentativash për ta kaluar përmes kufirit, Ivana u gjend fillimisht në Greqi. Detyra ishte e qartë, e frikshme por nuk kishte zgjidhje tjetër.

    Ivana: Më duhej të punoja aty, isha në Athinë.

    Ardit Gjebrea: Çfarë pune?

    Ivana: Të punoja, të shisja trupin tim me lekë. E kam bërë!

    Ardit Gjebrea: Për sa kohë?

    Ivana: Kam ndenjur gati një vit. Ai ia çonte lekët familjes së vet. Punova edhe me drogë, shisja drogë për të. Pas asaj gjëje, nuk i erdhi rezultati siç donte ai që të kishte shumë para dhe më çon për në Itali. Edhe atje të njëjtën gjë kam bërë. Vjen policia dhe këta na marrin në telefon, na thanë fshihuni se erdhi policia. Unë bëra sikur u fsheha në një lulishte dhe dola prapë se doja të dorëzohesha, e dija që ajo punë s’ishte për mua. Nuk isha e aftë të përballoja çdo lloj njeriu. Nuk isha e tillë.

    Ardit Gjebrea: Cilat kanë qenë momentet më të tmerrshme të asaj pune? Më fal që të pyes.

    Ivana: Momenti kur më kanë marrë, më kanë çuar në një vend që nuk dija rrugën, nuk dija italisht, më mori një burrë, më rrahu, më mori edhe lekët, kisha gati 1500 euro, më rrahu mirë e mirë dhe më la në një cep shinash. Nuk e dija rrugën.

    Ardit Gjebrea: Po ky nuk të mbronte?

    Ivana: Jo, ai thjesht merrte paratë e tij, i interesonin paratë. Bënte sikur më mbronte, vinte vërdallë me makinë që të na ruante nga policia, por në situata të tilla jo.

    Shkëputja nga ajo jetë erdhi ditën që iu dorëzua policisë. Ivana nuk tregoi kush ishte personi që ia kishte siguruar dokumentet dhe më pas erdhi lajmi se do të dënohej me tre vite burg.

    Ardit Gjebrea: Si arrite të shkëputeshe, të shpëtoje? Ti sot nuk je më me të apo jo?

    Ivana: Jo, nuk jam. Ishte momenti kur unë u dorëzova te policia. Më kapën, më mbajtën tre muaj në kamp. S’kisha kush të më sillte për të ngrënë, as për të pirë. Në Itali më mbajtën tre muaj, nga Italia më sollën në Rinas. Më thoshin trego kush t’i ka bërë letrat false.

    Ardit Gjebrea: I tregove?

    Ivana: Jo, nuk i tregova. Kisha frikë të tregoja se kisha djalin te shtëpia e tij. Më marrin e më dënojnë tre vjet e tre muaj burg.

    Ky ishte momenti kur Ivana mësoi se ishte shtatzënë për herë të dytë, me një vajzë./ tvklan