Category: Uncategorized

  • Më tradhtoi dhe më gënjeu, por ende e dua” – Rrëfimi tronditës i një burri që u braktis para martesës:

    Më tradhtoi dhe më gënjeu, por ende e dua” – Rrëfimi tronditës i një burri që u braktis para martesës:

    Një histori e pazakontë dashurie dhe zhgënjimi po qarkullon në rrjet, ku një burrë në fillim të të tridhjetave rrëfen sesi jeta e tij dashurore mori kthesën më të errët, vetëm pak kohë para martesës, raporton “The Sun”.

    Pas gjashtë vitesh lidhje me gruan që mendonte se do të kalonte jetën, ai zbuloi se ajo jo vetëm që e kishte tradhtuar, por kishte rifilluar të angazhohej në punë seksuale, një e shkuar që ai mendonte se e kishte lënë pas.

    Kur e njoha, më tregoi se kishte punuar si eskortë gjatë universitetit. Nuk më pëlqeu, por e kuptova. E gjitha ndodhi para meje… apo kështu besoja.”

    Ai tregon se verën e kaluar i kishte propozuar martesë dhe kishin filluar të diskutonin për fëmijë. Por gjithçka ndryshoi muajt e fundit, kur sjellja e saj u bë gjithnjë e më e çuditshme.

    Filloi të vishej ndryshe, dilte shpesh dhe nuk më fliste si më parë. Deri kur një ditë e pashë të dalë nga shtëpia e fqinjit tonë. Ai është burrë i martuar, në të pesëdhjetat.”

    Pasi u përballën, ajo fillimisht qeshi. Më pas pranoi se fqinjit i kishte ofruar marrëdhënie seksuale me pagesë. “Jo vetëm kaq, por më tha se kishte bërë të tilla ‘punë’ edhe kohët e fundit, për të kursyer për dasmën tonë.”

    Ai vendosi t’i japë fund marrëdhënies menjëherë, por më pas zbuloi edhe më shumë:

    “Më thanë që ajo ka fjetur me gjysmën e burrave të qytetit. Miqtë më thonë që kam shpëtuar me fat. Por nuk ndalem së menduari për të. Ende kam ndjenja.”

  • Vjen lajmi i shumepritur! Ndryshim dr*matik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!

    Vjen lajmi i shumepritur! Ndryshim dr*matik i motit në Evropë dhe Ballkan, fundi i valës së nxehtësisë!

    Vala e nxehtësisë në Evropë dhe pjesën më të madhe të Ballkanit po vjen drejt fundit të saj me një ndryshim drastik të kushteve sinoptike në Kontinent.

    Rrymat ajrore dhe depërtimi konsistent i ajrit të ftohtë dhe jo-stabil nga veriu në drejtim të jugut favorizojnë kushte dinamike të motit me zhvillime të stuhive të fuqishme të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër sidomos në Evropën qendrore dhe Ballkanin veriperëndimor.

    Në viset tona vala e nxehtësisë do të vazhdojë deri të Martën ku do të “zëvendësohet” nga masa mjaft të freskëta ajrore dhe vende-vende me rrebeshe shiu. Këto reshje në viset tona nuk do të ndikojnë shumë në zbutjen e thatësisë ekstrem.

    Reshjet më signifikante pritet të ndodhin nga veriu i Italisë, pastaj në Slloveni dhe veri të Kroacisë, Austri, pjesë të Gjermanisë e Zvicres dhe tuje në drejtim të Evropes verilindore, sepse cikloni Gjenovian nuk do të vjen direkt në drejtim të viseve tona, por do të rrugëtojë në drejtim të verilindjes së Evropës dhe kjo do të na penalizojë në aspektin e reshjeve atmosferike.

    Duke filluar nga sot reshje dhe stuhi intensive pritet të ndodhin në veri të Italisë, ndërsa një valë e re reshjesh vjen nga Franca në drejtim të Kontinentit. Reshje më intensive priten që nga Franca, Gjermania dhe Austriia, ndërsa stuhi të fuqishme me potencial dëmtimesh priten në veri të Italisë, potencialisht në pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë.

    Ne ende jemi larg këtyre zhvillimeve kryesore, por edhe në viset tona presim zhvillime të izoluara dhe atë kryesisht në zonat kodrinore-malore, prandaj vapa e fortë verore në viset tona do të vazhdojë edhe dy ditë. Të Martën do të kemi fundin e valës së nxehtësisë edhe në territoret tona me rrebeshe më intensive në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë, por rrebeshe kalimtare më të pakta priten edhe në Kosovës.

    Të Mërkurën temperatura të freskëta përfshijnë gati të gjitha territoret tona me reshje lokale shiu, por pa reshje të mëdha.

    Pra, vala e nxehtësisë po vjen drejt fundit të sigurt, fillimisht në Evropë, pastaj edhe në Ballkan dhe viset tona.

    Kjo masë e ftohtë ajrore do të sjellë edhe reshje dhe stuhi të mëdha shiu, por fatkeqësisht për viset tona nuk do të kemi reshje premtuese. Megjithatë, situata mund të zbutet sadopak në disa rajone.

    Pas përfundimit të nxehtësisë së madhe disa ditë do të jemi nën ndikimin konstant të masave dukshëm më të freskëta ajrore që vijnë nga Skandinavia, prandaj netët dhe mëngjeset do të jenë shumë të freskëta.

    Valë të reja nxehtësie priten në gjysmën e dytë të Korrikut ku potencialisht mund të kemi rrebeshe paksa më të shpeshta verore me vetëtima dhe bubullimë.

  • Prej muajsh e kane mbajtur sekret! Artan Hoxha e thote troc: Ja miku i madh i Rames qe pritet te arr*stohet

    Prej muajsh e kane mbajtur sekret! Artan Hoxha e thote troc: Ja miku i madh i Rames qe pritet te arr*stohet

    Tiranë, Korrik 2025 – Një muaj pas zgjedhjeve vendore të 11 majit, akuzat për manipulim politik, ndërhyrje nga krimi i organizuar dhe vendime të diskutueshme nga SPAK vazhdojnë të trondisin opinionin publik dhe klasën politike në vend. Gazetarët investigativë Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë artikuluar publikisht akuza të forta që hedhin hije të rënda mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe mbi veprimet (ose mosveprimet) e strukturave të drejtësisë.

    Artan Hoxha: Benet Beci nën akuzë para zgjedhjeve – por SPAK e mbajti të fshehtë
    Në një deklaratë të bërë në “Çim Peka Live” në Syri TV, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se kryetari aktual i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, është vënë nën akuzë nga SPAK para zgjedhjeve, por lajmi është mbajtur i fshehtë nga prokuroria speciale.

    I është komunikuar akuza para zgjedhjeve, por nuk është bërë publike. Nuk e di pse. Kjo i ka bërë një nder tjetër Edi Ramës,” – deklaroi Hoxha.
    “Të gjithë ingranazhet e këtij vendi, kjo Task Force e fshehur, punuan në një drejtim të vetëm, në atë që ishte ‘drejtimi i duhur’ sipas tyre,” – shtoi ai.

    A po e përdor pushteti SPAK-un për qëllime politike?
    Kjo deklaratë vjen në një moment delikat, kur vetë Kryeministri Rama ka nisur publikisht të komentojë “me tone ironike” për SPAK-un dhe figurat që janë “nën hetim apo presion mediatik”. Në vend që të kishte transparencë nga institucionet për rastin e Benet Becit, qytetarët panë vetëm një skenë publike ku Rama i kërkonte kandidatit të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, të “mos luante me dy porta” – një deklaratë që u pasua nga një aksion i beftë i SPAK në adresën e tij.

    Kjo ndërhyrje selective ka shtuar dyshimet për një drejtësi të komanduar, që godet vetëm ata që bien në “listën e zezë” të politikës së ditës.

    Lala: Zgjedhjet u dominuan nga frika dhe patronazhimi – rasti Sara Mila është alarmant
    Ndërkohë, gazetarja e njohur Klodiana Lala ngriti alarmin për ndikimin e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit, duke veçuar rastin e Sara Milës, kandidate e PS-së në Elbasan që doli me rekord votash, ndonëse është e panjohur për publikun dhe pa kontribut në jetën publike.

    “Ka qytetarë që treguan se ishin të orientuar për të votuar për të. Nuk ka kontribut publik, askush nuk e njihte. Si është e mundur që rezultoi më e votuara në qark?” – pyet Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

    Sipas saj, dyshohet për lidhje me grupin e Suel Çelës, një nga figurat më të njohura të botës së krimit në Elbasan. Lala kërkoi publikisht që SPAK të hetojë mbi këtë lidhje dhe të provojë nëse kemi të bëjmë me një rast të pastër ndërhyrjeje kriminale në zgjedhje

    Qytetarët kishin frikë të flisnin. Patronazhimi ka funksionuar si një skemë perfekte presioni. U kërkua që votat të fotografoheshin, madje edhe nga diaspora. Në Elbasan është ndjerë qartë efekti i frikës dhe i blerjes së votës,” – deklaroi ajo.

    Diaspora, administrata dhe votat e dyshimta: Një model i deformuar
    Në shumë qarqe, sipas raportimeve të gazetarëve dhe vëzhguesve, është konstatuar se administrata publike u përdor si mjet presioni për të sjellë vota. Një pjesë e emigrantëve janë detyruar të votojnë për kandidatët e propozuar nga qeveria, me pretendime për kontrolle të fshehta të votës përmes fotografimit të fletës.

    Në qarkun e Vlorës, PS siguroi një mandat deputeti vetëm nga votat e diasporës, përveç Greqisë, ku procesi ende nuk është mbyllur. Kjo ngre pyetje të reja mbi verifikimin e votuesve dhe ndikimin e politikës në komunitetet emigrante.

    A do reagojë SPAK?
    Përballë këtyre akuzave të rënda publike, SPAK deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar. Nuk ka as konfirmim dhe as përgënjeshtrim për çështjen e akuzës ndaj Benet Becit, dhe po ashtu nuk ka sinjal për ndonjë hetim lidhur me Sara Milën apo patronazhimin zgjedhor.

    Kjo heshtje institucionale po rrit mosbesimin e qytetarëve, duke sjellë gjithnjë e më shumë dyshime se lufta kundër korrupsionit është bërë selektive dhe e kontrolluar politikisht.

    Reagimi i Ramës? I qeshur, ironik, por ende pa përgjigje
    Ndërsa kryeministri Rama ka bërë disa reagime indirekte në rrjetet sociale dhe në konferenca, duke ironizuar hetimet apo duke shmangur akuzat me batuta, nuk ka dhënë ende një qëndrim të qartë për këto zhvillime.

    Në mungesë të transparencës, kjo vetëm sa forcon perceptimin se zgjedhjet e 11 majit ishin të dëmtuara rëndë nga ndërhyrjet politike, abuzimi me institucionet dhe ndikimi i krimit të organizuar.

    🛑 Në një kohë kur drejtësia e re ka premtuar të jetë e pavarur dhe transparente, kjo situatë e zgjatur vetëm sa shton presionin për një reagim të menjëhershëm nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë. Pa një hetim të plotë, integriteti i zgjedhjeve dhe besimi i publikut mbeten seriozisht të cënuar.

  • Bashkëmoshataret b*llizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k****! E h*dhin në ferra

    Bashkëmoshataret b*llizojnë adoleshenten: Na thuaj të hëngsha k****! E h*dhin në ferra

    Një rast i rëndë bull*zimi është denoncuar së fundmi nga JOQ Albania, ku disa vajza adoleshente bull*zojnë dhe keqtrajtojnë një bashkëmoshataren e tyre.

    Ngjarja ka ndodhur në Fier, dhe sipas pamjeve të publikuara, tre nga vajzat, të cilat në video e thërrasin njëra tjetrën me emrat Kejsi, Nenda dhe Marsi, bullizojnë një bashkëmoshataren e tyre.

    Ato e keqtrajtojnë vajzën adoleshente, duke e kapur për flokësh dhe qellu*r me pëllëmbë. Vajzat e detyrojnë të renë që t’i thotë fjalë ofenduese, madje dhe t’i kërkojë falje. Në një moment vajza me emrin Marsi dëgjohet duke i thënë:

    Guxo përmendma emrin tim, thuaj ka thënë Marsi kështu…unë do të rrj*p si pula. Do t’i heq këto leshtë e kokës, do të bëj tullace, do të qeth zero moj k*** femër. Unë të mbajta afër moj, të pranova si motrën time.”

    Me pas marrin Romeon dhe detyrojnë adoleshenten t’i thotë fjalë banale. Më pas Marsi e qëllon me pëllëmbë dhe e hedh në ferra.

    Mbetemi në pritje të një përgjigje institucionale, për të bërë të mundur që raste kaq të rënda bull*zimi të ndëshkohen, dhe “viktimat” e tyre të mos ndërmarrin veprime depresive të cilat mund të shkojnë dhe në keqtrajtim të vetes dhe rrezik për jetën.

  • 🖤 Orinda Huta në zi – Humb njeriun e shtrenjtë : “Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar dhimbjen…”

    🖤 Orinda Huta në zi – Humb njeriun e shtrenjtë : “Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar dhimbjen…”

    Një lajm i trishtë ka prekur sot botën e ekranit dhe artit shqiptar. Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Orinda Huta ka ndarë me ndjekësit një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë një njeri: ndarjen nga jeta të të atit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Orinda ka shprehur pikëllimin e saj të thellë me disa fjalë të thjeshta, por që mbartin peshën e një dhimbjeje të pafund:

    “Fjalët nuk e përshkruajnë dot këtë dhimbje…”

    Ajo ka publikuar gjithashtu disa foto të ndjera, të cilat shoqërohen nga heshtja e saj – një heshtje që flet më shumë se çdo tekst.

    Në këtë moment të vështirë, miq, ndjekës dhe figura publike i kanë shprehur ngushëllimet e tyre më të sinqerta.

    🤍 Ngushëllime Orindës dhe gjithë familjes Huta. U prehtë në paqe.

  • 🖤 “Djali im ra në pishinë, fytyra i ishte bërë blu…” – Shoferi i taksisë dëgjon bisedën që s’e harroi kurrë! Pasagjerja shpërthen në lot… ( Video )

    🖤 “Djali im ra në pishinë, fytyra i ishte bërë blu…” – Shoferi i taksisë dëgjon bisedën që s’e harroi kurrë! Pasagjerja shpërthen në lot… ( Video )

    Një episod tronditës është bërë temë e bisedave sot në rrjetet sociale, pasi një shofer taksie në Arabi është përballur me një moment emocional të jashtëzakonshëm gjatë një udhëtimi të zakonshëm.

    Sipas rrëfimit, shoferi po udhëtonte me një pasagjere – një grua rreth të 50-ave – kur telefoni i tij bie. Ishte nusja e tij në linjë, e cila, me zë të dridhur, i tha:

    “Nuk e di çfarë i ndodhi djalit… ra në pishinë dhe fytyra i ishte bërë blu! Jam shumë e mërzitur…”

    Shoferi i tronditur i kërkon më shumë informacion dhe pak çaste më vonë, e merr mjeku në telefon dhe i thotë fjalët që çdo prind i druhet:

    “Më vjen keq… djali nuk ia doli.”

    Brenda taksisë, heshtje totale. Shoferi ngrin, i pa fjalë… Ndërkohë pasagjerja në sediljen e pasme, që kishte dëgjuar gjithçka, shpërthen në lot.

    Një udhëtim që nisi si çdo ditë tjetër, përfundoi me një dhimbje që nuk harrohet.

    🕯️ Zemrat e shumë qytetarëve janë prekur nga kjo histori prekëse, e cila është një kujtesë se jeta mund të ndryshojë në një sekondë.

    Shiko video prekese ⬇️

  • V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qépen, njëra erdhi me mamanë, do habiteni cfare më tha ( VIDEO )

    V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qépen, njëra erdhi me mamanë, do habiteni cfare më tha ( VIDEO )

    Virgjëria – një tabu që vijon të mbijetojë në familjen shqiptare

    Virgjëria ende mbetet një tabu e fortë në shoqërinë dhe familjen shqiptare. Megjithatë, nga pikëpamja mjekësore dhe anatomike, “virgjëria” nuk ekziston në mënyrën siç ajo konceptohet tradicionalisht. Bazuar në këtë fakt, Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve (RCOG) në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një apel në British Medical Journal, duke i kërkuar qeverisë britanike të ndalojë praktikat e testimit të virgjërisë – procedura invazive, jo shkencore dhe shpesh traumatike, që synojnë të “verifikojnë” nëse një vajzë ka pasur marrëdhënie seksuale.

    Mjeku anestezist shqiptar, Skerdi Faria, u shpreh se nuk është aspak i befasuar nga ky qëndrim i një institucioni prestigjioz ndërkombëtar:

    Për fat të mirë që më në fund një institucion i tillë i dha vulën shkencore kësaj çështjeje. Këto janë mentalitete të vjetra që, fatkeqësisht, kanë rezistuar në kohë.”

    Ai ka rrëfyer përvoja personale nga praktika e tij, ku ka pasur vajza të reja që kanë kërkuar të bëjnë të ashtuquajturin “qepje”, me shpresën për të rikthyer “virgjërinë” para martesës – kërkesa që shpesh kanë ardhur të shoqëruara nga familjarë, sidomos në zonat rurale.

    Ka pasur raste kur kemi ndërhyrë më shumë për arsye humanitare, për të qetësuar vajzat e dëshpëruara. Por kemi hequr dorë nga kjo procedurë, sepse marrëdhënia seksuale e parë nuk shoqërohet gjithmonë me gjakderdhje, dhe kjo ide është thjesht një mit.”

    Faria thekson se, megjithëse ua ka shpjeguar këtë realitet vajzave që kanë kërkuar ndihmë, mentaliteti dhe presioni shoqëror janë më të fortë se sqarimi shkencor:

    “Ne ua kemi shpjeguar se virgjëria, në kuptimin biologjik, nuk ekziston. Por nuk mund të jemi më të fortë se mentaliteti i rrënjosur prej shekujsh. Këto vajza rriten me frikën e gjykimit dhe turpit.”

    Ky diskutim i sjell edhe një herë në vëmendje nevojën për edukim seksual të saktë, shkencor dhe të hapur, për të luftuar stigmat dhe mitet që shpesh dëmtojnë më shumë se ndihmojnë, veçanërisht vajzat dhe gratë e reja.

  • Fusni 5 thelpinj hudhër dhe një gotë me ujë: Konsumojeni per 15 dite me rradhe ujin per te trajtuar keto 4 probleme

    Fusni 5 thelpinj hudhër dhe një gotë me ujë: Konsumojeni per 15 dite me rradhe ujin per te trajtuar keto 4 probleme

    Hudhra mund të mos ketë aromën e trëndafilit, por vlerat e saj ushqyese janë aq të mëdha sa nuk mund i merrni dot me mend.

    Ajo ka në përmbajtjen e saj substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët kanë vlera të panumërta për shëndetin.

    Jemi mësuar ta përdorim në gatime të ndryshme, ta hamë për së gjalli apo ta vendosim në fytyrë, por sot Living ju propozon një recetë shumë interesante: ujë hudhrash.

    Përbërësit: 5 thelpinj hudhër dhe një gotë me ujë (200-250 ml).

    Përgatitja: Qëroni hudhrat dhe shtypini pak, e më pas hidhini në ujë dhe lëreni të veprojë gjithë natën. Këtë kurë mund ta përdorni përreth 15 ditë duke e pirë esëll në mëngjes.

    SHËNIM: nuk këshillohet që të përdoret për personat që vuajnë nga tension i ulët.

    Konsumi i ujit të hudhrës e ushqen lëkurën me shumë antioksidantë dhe si rrjedhojë zbut efektet e plakjes, inf eksionet dhe pezmatimin e saj. Shumë njerëz përdorin ujin e hudhrës për të forcuar flokët, parandaluar rënien e tyre dhe ushqyer ato.

    Kjo kurë natyrale mund të konsumohet e vetme ose të përzihet me produkte të tjera për flokët për të dhënë një rezultat të shkëlqyer. Vlerat e forta të hudhrës kundër bak tereve dhe mykut, por edhe prania e antioksidantëve mbrojnë sistemin imunitar.

  • Kjo vajzë i tregon babait të saj që ka peri*dat, reagimi i tij cudit rrjetin

    Kjo vajzë i tregon babait të saj që ka peri*dat, reagimi i tij cudit rrjetin

    Një baba duket se ka fituar zemrat e mijëra personave kur pyeti vajzën e tij se kush ishte “zonja” që e kishte shqetësuar aq shumë.

    Vajza i tha të atit se ishte la rguar më herët nga puna për arsyje të zakoneve të grave që kanë çdo muaj.

    Kiera Platt, 25 vjeç, nga Long Beach, Nju Jork, publikoi në Twitter gjatë fundjavës një screenshot të mesazheve me babain e saj Mitch.

    Ajo shkruan:

    Unë i thashë babait tim se shkova në shtëpi më herët për shkak të “zakoneve të grave”.
    Por, përgjigjia e tij ishte epike:

    Auu m**t. Cila zonjë të ka shqetësuar kaq shumë sa të shkosh në shtëpi? Dëshiron që të flas unë me atë ku**ë?!”
    Ky postim qesharak i Kiera është pëlqyer më shumë se 67.000 herë.\\

    Kiera e komentoi përgjigjen e të atit se ai është mjeshtri i shakasë.

    Ajo i tha BuzzFeed News:

    Ai gjithmonë është kaq shumë qesharak”.
    Mesazhet të tilla nga babai i saj nuk janë vetëm këto.

    Më herët Mitch i shkruan:

    Mirëmëngjesi! Duket si një ditë e bukur! Shihemi rreth orës 11:45. F ** k you”.
    Ndërsa në një tjetër mesazh e pyet:

    Ndonjëherë ndihem kaq pranë teje sa më duket sikur ti mund të jesh vajza ime!

  • GJESTI ME KËTË DETAJ KONFIRMON LIDHJEN ME EGLIN ?

    GJESTI ME KËTË DETAJ KONFIRMON LIDHJEN ME EGLIN ?

    Gjesti dhe Egli e nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

    Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar hapur lidhjen pas daljes nga formati, ndjekësit vazhdojnë të zbulojnë detaje që flasin vetë.

    Në postimin e tij të fundit, Gjesti është parë duke mbajtur një byzylyk që dikur ia kishte dhuruar Egli – një detaj që nuk u ka shpëtuar syrit të fansave.

    Kjo ka mjaftuar që rrjetet sociale të shpërthejnë me komente dhe aludime për vazhdimin e lidhjes mes tyre.