Category: Uncategorized

  • Sa pritet të dënohet Marina Fara, vajza e Eli Fares, për disa gramë kokainë në Shqipëri?”

    Sa pritet të dënohet Marina Fara, vajza e Eli Fares, për disa gramë kokainë në Shqipëri?”

    Marina Fara, e njohur edhe si Roxhensa Kapurani, është arrestuar nga Policia e Tiranës në Vorë, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjet një sasi prej 4.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Ajo ka deklaruar se lënda narkotike ishte për përdorim personal .

    Ky nuk është rasti i parë që Marina Fara ka probleme me ligjin. Në vitin 2020, ajo u përfshi në operacionin “Mezhgorani”, ku dyshohej se kishte ndihmuar dy trafikantë droge të arratiseshin nga policia .

    Në lidhje me dënimin e mundshëm, Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënime për posedimin e lëndëve narkotike. Për sasi të vogla, si ajo që iu gjet Marinës Fara, dënimi mund të jetë nga 1 deri në 3 vjet burg, por gjithçka varet nga rrethanat e çështjes dhe vendimi i gjykatës.()

    Aktualisht, çështja është në duar të Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja rreth këtij rasti . 

  • Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me substancë narkotike

    Arrestohet vajza e Eli Farës, kapet me substancë narkotike

    Policia në Tiranë ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet.

    Burime për OraNews bëjnë me dije se gjatë kontrollit Marina u kap me disa gramë lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

    Hetuesit, gjatë kontrollit, konstatuan lëndën narkotike dhe më pas i komunikuan ndalimin.

  • Altin Dumani ikën nga drejtimi i SPAK-ut! Gazetarja tregon dy skenarët e vjeshtës…

    Altin Dumani ikën nga drejtimi i SPAK-ut! Gazetarja tregon dy skenarët e vjeshtës…

    Gazetarja Anila Hoxha nuk beson se kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit do të arrijë të zgjidhet brenda muajit gusht.

    Gazetarja Hoxha rendit arsyet se përse u krijua kjo vonesë dhe thotë se me gjasë, zgjedhja e kreut të ri të BKH-së do e gjejë SPAK-un pa Altin Dumanin në krye, pasi i mbaron mandati.

    “Shanset për ta zgjedhur drejtorin e ri të BKH brenda 31 gushtit janë zero. Në mes të këtyre procedurave që po ndodhin paralelisht, nuk është cudi që me ikjen e Altin Dumanit i cili nga dhjetori kthehet në prokuror të thjeshtë në SPAK, të lërë pas një drejtor BKH që ose do ketë fatin e gruas së parë në krye të FBI shqiptare duke u anashkaluar nga SPAK. Që do të thotë edhe drejtori i ri i BKH do jetë në luftë me drejtuesin e ri të SPAK. Ose do jetë po aq i fuqishëm.”, shkruan nder te tjera gazetarja Hoxha.

  • Makabër/ Shqiptari vret gruan dhe zhduket pa lënë gjurmë, policia në alarm

    Makabër/ Shqiptari vret gruan dhe zhduket pa lënë gjurmë, policia në alarm

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Volosit në Greqi, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas është zhdukur, duke u bërë i pakapshëm për autoritetet.

    Sipas mediave greke, krimi ndodhi në rrugën “Konstanta”, pranë kryqëzimit me rrugët “Gatsou” dhe “Gladstonos”. Autori i dyshuar kreu aktin brenda banesës së çiftit, ndërsa më pas është parë duke dalë me vrap nga apartamenti dhe duke u larguar në drejtim të rrugës “Gladstonos”.

    Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij. Deri tani, nuk dihet vendndodhja e autorit, ndërsa ai konsiderohet shumë i rrezikshëm.

    Në vendin e ngjarjes ka mbërritur mjeku ligjor për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të krimit.

    Ky rast ka shkaktuar tronditje dhe panik tek banorët e zonës, të cilët shprehen të shokuar për aktin e rëndë që ka ndodhur në mes të ditës.

  • VIDEO/ Kur Shqipëria e vogël por e madhe në makineri, prodhonte traktorin e saj të parë “Made in Albania”

    VIDEO/ Kur Shqipëria e vogël por e madhe në makineri, prodhonte traktorin e saj të parë “Made in Albania”

    Sot vendi ynë i cili edhe barin për bagëtitë e importon nga jashtë dikur kishte avionë e nëndetëse, anije e tanke, flotë tregtare detare dhe hekurudha. Por jo vetëm kaq…

    Kishte edhe mjaftë fabrika e kombinate që sado jashtë kohe prodhonin dhe fabrikonin produkte “Made in Albania”. I tillë ka qenë edhe ky traktor të cilin “Mapo.al” e sjell në këtë fotogaleri retrospektivë dhe në një video-dokumentar që i takon asaj kohe vërtetë të lavdishme për industrinë modeste shqiptare, por që guxoi dikur.

    Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto-traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve. Më pas erdhi dhe legjandari Traktori shqiptar, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe.

    Por sot edhe ata pak ekzemplarë që kanë mbetur skajeve të Shqipërisë, e që i kanë shpëtuar shkrirjes bastarde për skrap, shikohen nga brezat e rinj si objekte “jashtëtokësore”, apo sikur janë të ardhura nga lashtësia, edhe pse disa ekzemplarë janë ende në gjendje funksionale dhe mund të bëjnë punët për të cilat u krijuan. Galeria e mëposhtme e fotove që “Mapo.al” ka bërë duke kërkuar në site të ndryshme për të mbledhur foto-dëshmi të prodhimit të parë motorik shqiptar, e dëshmon qartë se si ka qenë dikur dhe se është katandisur sot Traktori Shqiptar.

  • Pensionet me Greqinë, vjen lajmi i mire

    Pensionet me Greqinë, vjen lajmi i mire

    Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator për njohjen e pensioneve me Greqinë.

    Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për të iniciuar zyrtarisht marrëveshjen”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI.

    Shqipëria ka bërë gati draft-marrëveshjen dhe grupin negociator për njohjen e pensioneve me Greqinë. “Jemi në pritje të vullnetit veçanërisht politik nga pala greke për të iniciuar zyrtarisht marrëveshjen”, tha Olta Manjani, zëvendësministre e MEKI. Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do i duhen Shqipërisë e Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e dy vendeve. “Duhet të kemi parasysh që këto marrëveshje shoqërohen me koston përkatëse financiare, por ato hapin një mundësi të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve që të sigurojnë të drejtat e tyre pensionale.

    Përveç aspektit financiar, është thelbësor koordinimi i ngushtë mes dy palëve dhe përkushtimi politik, pasi çdo vonesë mund të zgjasë procesin mbi pesë vite. Ne besojmë se, me vullnet dhe bashkëpunim të përbashkët, njohja e pensioneve do të realizohet në kohën më të shkurtër të mundshme.” Shqipëria ka aktualisht marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës me Turqinë, Belgjikën, Luksemburgun, Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë, Çekinë, Maqedoninë e Veriut, Kanadanë, Bullgarinë, Kosovën, Zvicrën, Kroacinë, Italinë dhe së fundmi me Serbinë. “Me konkludimin e të gjithë marrëveshjeve që ne kemi në proces, ky numër do të shkojë në 21.

    Dhe unë e theksova që përpos vendeve të BE po përpiqemi të kemi marrëveshje edhe me ato shtete me të cilat kemi shkëmbime të shpeshta tregtare.” Ndërkohë veç Greqisë, përpjekje për negociata ka edhe me Holandën, Poloninë, Finlandën, Moldavinë, Slloveninë, Australinë, Norvegjinë apo Suedinë

  • Ndalohen celularët. Viti i ri shkollor nis me rregulla të forta…

    Ndalohen celularët. Viti i ri shkollor nis me rregulla të forta…

    Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ka miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.

    Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

    Po ashtu, kërkohet që prej institucioneve arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare të marrin masa për zbatimin e legjislacionit në fuqi për ndalimin e përdorimit të telefonit celular në mjediset e shkollës.

    Prioritet mbetet edhe masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit.

  • Lefter Maliqi paralajmëron vjeshte të tensionuar: Do fillojmë një…

    Lefter Maliqi paralajmëron vjeshte të tensionuar: Do fillojmë një…

    Lefter Maliqi deklaroi në se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik që pritet të jetë i tensionuar.

    Një nga opsionet që po shqyrtohet është bojkotimi i Kuvendit, por Maliqi theksoi se më e mundshme është një pjesëmarrje aktive në parlament me një “betejë të fortë politike”.

    Maliqi paralajmëroi gjithashtu një fushatë protestash pa ndërprerje në vjeshtë, duke mos përjashtuar as mundësinë e një greve urie.

    Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen. Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi” – tha Maliqi.

    Sipas tij, këto veprime synojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë dhe të mobilizojnë bazën opozitare pas një periudhe zhgënjimi dhe mosbesimi.

  • Helikopteri shkatërrohet nga droni, 18 të vd*kur nga shpërthimi

    Helikopteri shkatërrohet nga droni, 18 të vd*kur nga shpërthimi

    Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme në Kolumbi, duke e thelluar edhe më tej krizën më të rëndë të sigurisë në dekada që po përjeton vendi.

    Sulmi i parë ndodhi në qytetin perëndimor të Calit, ku një makinë bombë shpërtheu në një rrugë të populluar, duke vrarë 6 persona dhe duke lënë të plagosur mbi 60 të tjerë. Objektiv i mundshëm ishte Shkolla Ushtarake e Aviacionit Marco Fidel Suarez, pranë së cilës ndodhi shpërthimi. Dëshmitarët raportuan një “zhurmë të tmerrshme” dhe dëme të mëdha në shtëpitë përreth.

    Më herët të enjten, një sulm me dron ndaj një helikopteri policie në një zonë rurale pranë qytetit Medellín shkaktoi vdekjen e 12 zyrtarëve, pasi helikopteri u rrëzua pas goditjes nga një mjet shpërthyes.

    Kryetari i bashkisë së Calit, Alejandro Eder, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndaloi përkohësisht qarkullimin e kamionëve të mëdhenj në qytet dhe ofroi një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që jep informacion mbi autorët.

    Presidenti Gustavo Petro, së bashku me drejtues të ushtrisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, njoftuan mbledhjen e një këshilli urgjent sigurie për të vendosur masa shtesë në mbrojtje të qytetarëve.

    “Shteti nuk do të dorëzohet përballë terrorizmit. Këto krime do të ndiqen dhe ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit,” deklaroi Ministria e Mbrojtjes në rrjete sociale.

    Ministri i Mbrojtjes, Pedro Sánchez, e quajti shpërthimin në Cali “një akt terrorist të orkestruar nga karteli narkotik i udhëhequr nga Ivan Mordisco”, një lider i njohur i disidencës së FARC-ut.

    Sulmi me dron që rrëzoi helikopterin ndodhi ndërsa ky ishte në një mision për të asgjësuar plantacione të fletës së kokainës një përbërës kryesor i kokainës në zonën e Amalfit, në veri të vendit.

    Kolumbia po përjeton një valë të re dhune, me përleshje mes forcave të sigurisë, rebelëve të armatosur, paramilitarëve dhe grupeve të drogës. Sulmet me dronë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, vetëm në vitin 2024 janë regjistruar 115 sulme të tilla, shumica e tyre nga grupe të armatosura ilegale.

    Vetëm javën e kaluar, tre ushtarë humbën jetën në jugperëndim të vendit, kur një dron hodhi eksploziv mbi një pikë kontrolli ushtarak.

    Zgjedhjet që priten vitin e ardhshëm në Kolumbi janë tashmë nën hijen e pasigurisë, ndërsa proceset paqësore me ish-rebelët dhe kartelët e drogës janë në pikën më të brishtë të tyre.

  • Termeti i fortë g*det oqeanin, paralajmërime për..

    Termeti i fortë g*det oqeanin, paralajmërime për..

    Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë e shkallës rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik Jugor. Lëkundjet raportohen se janë ndjerënë Argjentinë dhe Kili.

    Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake. Thellësia fokale vlerësohet në 10.8 kilometra

    Kalimi Drake lidh Atlantikun Jugor me Oqeanin Paqësor Jugor, midis majës jugore të Amerikës së Jugut dhe Gadishullit Antarktik.

    Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami për pjesë të Antarktidës. Nuk u lëshuan menjëherë urdhra evakuimi për Kilin ose Argjentinën.

    Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima.