Category: Uncategorized

  • U prish dynjaja/ Flenë të tre në të njëjtin shtrat, motrat binjake ndajnë të njëjtin burrë, duam të ngelim shtatzënë të dyja

    U prish dynjaja/ Flenë të tre në të njëjtin shtrat, motrat binjake ndajnë të njëjtin burrë, duam të ngelim shtatzënë të dyja

    Kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet dhe më të pazakontat, por kjo që do lexoni më poshtë është një nga historitë më të cuditshme që keni lexuar ndonjëherë.Dashuria vjen në shumë forma, e për këtë arsye ne nuk do të gjykojmë binjaket identike, Anna dhe Lucy De Cinque, të cilat jetojnë me të fejuarin e tyre të përbashkët,

    Por jo vetëm kaq, pasi 35-vjeçaret po përpiqen që të ngelin shtatzënë njëkohësisht. Binjaket kanë 11 vjet me Ben dhe flenë të gjithë në një shtrat të madh natën.Anna dhe Lucy nga Perth, Australi, ndajnë të gjitha momentet e tyre intime me të, e tani kanë zbuluar se po përpiqen që të kenë edhe fëmijë me të.

    Deri më tani, asnjëra prej tyre nuk ka ngelur shtatzënë, por binjaket preferojnë që të mbeten të dyja njëherësh ose asnjëra.Sipas “The Sun”, 35-vjeçaret kanë bërë teste shtatzënie në të njëjtën kohë dhe përgjigja ishte për të dyja negative. Duke u filmuar për “Extreme Sisters të TLC”, Anna tha: “Ne kurrë nuk kemi bërë një test shtatzënie më parë.

    Është vërtet magjike se si një shkop mund të konfirmojë se jeni shtatzënë”.“Ne jemi 35 vjeç. Ne kemi vendosur që duam fëmijë tani”, tha Anna. Ndërsa Lucy shtoi: “Ne duhet të kemi fëmijë në të njëjtën kohë”. Binjaket pranuan se ishin nervoze kur prisnin përgjigjen e testit, pasi njëra mund të ishte në pritje të ëmbël dhe tjetra jo.

  • Si sherohet dhimbja e mesit ne nje kohe te shkurter nga doktor Ervin Priftaj

    Si sherohet dhimbja e mesit ne nje kohe te shkurter nga doktor Ervin Priftaj

    Që dhimbja e mesit të kalojë, mund të mjaftojnë, në rastin më të mirë vetëm pak ditë, por nëse gjendja është serioze, do të duhet që deri në rikuperimin e plotë të kalojnë disa javë.

    Mjeku ortoped traumatolog, Ervin Priftaj, përmes një interviste dhënë për gazetën, bën me dije shenjat me të cilat manifestohet dhimbja e mesit, shkaktarët si edhe skemën e trajtimit.

    Ndodh, në jo pak raste, që njerëzit ankohen për dhimbje të mesit, nga se vjen kjo dhe cilat janë shenjat tipike?

    Pjesa më e madhe e popullatës e kanë përjetuar të paktën njëherë dhimbjen e mesit.

    Shkaqet e dhimbjes së mesit janë të shumta dhe të shumëllojshme.

    Shumë prej tyre janë vetëshkaktuese, si pasojë e mënyrës së jetesës ose zakoneve të kë- qija gjatë qëndrimit ulur. Shkaqe të tjera përfshijnë aksidentet, tërheqjet muskulore ose problemet e ndryshme të kolonës.

    Megjithëse shkaqet mund të jenë të ndryshme, ato mund të kenë shenja të njëjta klinike.

    Shenjat klinike përfshijnë: dhimbje të vazhdueshme dhe ngurtësim i shpinës, prej qafës e deri te mezi; dhimbje e fortë dhe e lokalizuar në pjesën e shpinës, veçanërisht pas ngritjes së një objekti të rëndë ose veprimtarive fizike (dhimbja e shpinës në pjesën e sipërme te shpatullat ose rreth e rrotull tyre mund të jetë edhe shenjë e atakut kardiak); dhimbje kronike në pjesën e mesme ose të poshtme të shpinës, sidomos pas një qëndrimi të gjatë ulur ose në pozicion pa lëvizur; dhimbje e mesit që përhapet në pjesën e të ndenjurave, nga kofshët ose pjesën e kërcirit deri te gishtat e këmbëve; paaftësi për të qëndruar drejt pa patur dhimbje mesi ose spazma muskulore. Duke qenë se disa simptoma të dhimbjes së mesit janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera serioze, është e rëndësishme të kontrolloheni te një mjek. Çdo mpirje dhe dobësi në këmbë, problem i fshikëzës së urinës apo zorrëve, mund të jetë shenjë e dëmtimit të nervave dhe ka nevojë për vëmendje mjekësore imediate.

    Për të mos lejuar përkeqësimin e situatës, kur duhet të drejtohemi te mjeku për trajtim të specializuar?

    Është e udhës të konsultoheni me mjekun në qoftë se ju ndieni mpirje, ndjesinë e shpimit ose dobësi në anësitë e poshtme, pasi kjo tregon që keni probleme me shpinën dhe duhet të kërkoni ndihmë. Nëse dhimbja në shpinë shtrihet poshtë në anën e pasme të këmbës, ju mund të jeni duke vuajtur nga dhimbje të nervit shiatik. Nëse dhimbja rritet kur ju kolliteni ose përkuleni përpara, kjo mund të jetë shenja e hernie diskale. Sakaq, kur dhimbja shoqërohet me ethe, djegie gjatë urinimit ose urinim të shpeshtë, dhe/ose urgjent, ju mund të keni infeksion. Në këto raste rekomandohet të kontrolloni zorrët ose fshikëzën tuaj, kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore. Të tjera shenja ose ato që quhen “flamuj të kuq” që mund të tregojnë për një problem serioz që fshihet prapa dhimbjes përfshijnë: një histori kanceri, humbje e pavullnetshme e peshës, ju keni qenë me steroide ose medikamente që dobësojnë sistemin tuaj imunitar, një histori traumash, dhimbje që po përkeqësohet dhe nuk përmirësohet pasi të pushoni, dhimbje që ka zgjatur më shumë se një muaj, dhimbje gjatë natës, nuk reagon ndaj terapive të mëparshme të dhimbjes së shpinës apo një histori e përdorimit të drogës. Shiatiku është një lloj i zakonshëm i dhimbjeve që prekin nervin shiatik, një nerv të madh, i cili shtrihet nga pjesa e pasme e mesit deri në pjesën e poshtme të këmbës.

    Si mund të kuptohet që dhimbja është shkaktuar nga nervi shiatik, pra cilat janë shenjat tipike?

    Simptomat e zakonshme të nervit shiatik përfshijnë: dhimbje të mesit, dhimbje në pjesën e pasme ose në këmbë, që përkeqësohet kur uleni, dhimbje në ije, djegie ose pickim në pjesën e poshtme të këmbës, dobësi, mpirje ose vështirësi në lëvizjen e këmbës, një dhimbje konstante në njërën anë nga të pasmet, një dhimbje e fortë që e bën të vështirë qëndrimin në këmbë. Nervi shiatik, zakonisht, prek vetëm njërën anë të pjesës së poshtme të trupit. Shpesh, dhimbja shtrihet nga pjesa e poshtme e mesit përgjatë pjesës së poshtme të kofshës dhe poshtë në këmbë. Në varësi se ku është i prekur nervi shiatik, dhimbja mund të zgjerohet deri në pjesën e shputës së këmbës. Për disa njerëz, dhimbja nga nervi shiatik mund të jetë e rëndë dhe dobësuese. Për disa të tjerë, dhimbja e nervit shiatik mund të jetë jo frekuente dhe irrituese, por ka potencial të përkeqësohet. Kërkoni urgjentisht ndihmë mjekësore nëse ndjeni dobësi progresive në mesin tuaj, mpirje në pjesën e sipërme të kofshës ose/dhe humbje të kontrollit të fshikëzës urinare.

    Të mbetemi te nervi shiatik, doktor, çfarë e shkakton atë?

    Nervi shiatik shkaktohet nga irritimi i rrënjës(ve) së mesit të poshtëm dhe shpinës lumbosakrale. Shkaqe të tjera përfshijnë: stenoza e shtyllës kurrizore (ngushtimi i kanalit kurrizor në pjesën e poshtme të shpinës); sëmundje degjeneruese e diskut (ndarja e disqeve, të cilat veprojnë si mbrojtëse midis rruazave; spondylolisthesis (një gjendje në të cilën një vertebër rrëzohet përpara një tjetre); shtatzënia; Spazma e muskujve në shpinë ose vithe. Të tjera gjëra, që mund ta përkeqësojnë dhimbjen e mesit përfshijnë: të qenit mbipeshë, moskryerja e aktivitetit fizik të rregullt, veshja e takave të larta ose fjetja në një dyshek shumë të butë. Dhimbja e mesit është një fakt jetësor. Pothuajse çdokush do të vuajë prej saj herët a vonë. Një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së mesit, akute ose kronike, është tendosja e mesit poshtë.

    Çfarë është tendosja e mesit poshtë?

    Një grup muskujsh dhe ligamentesh në shpinën tuaj mbajnë në vend kockat e shtyllës kurrizore. Ju mund t’i tendosni këto muskuj duke i tërhequr shumë fort, duke shkaktuar dëmtim në inde. Kështu, muskujt dobësohen dhe nuk janë të aftë të mbajnë siç duhet kockat e shtyllës kurrizore në vend. Shpina bëhet më pak e qëndrueshme, duke shkaktuar dhimbje të mesit. Dhe për shkak se nervat shtrihen nga palca kurrizore në të gjithë trupin, tendosja e mesit poshtë mund të shkaktojë dhimbje në zona të tjera përveç shpinës. Tendosja e mesit poshtë mund të shkaktohet nga: tensioni fizik ekstrem; rënia; rë përkulesh ose ulesh në mënyrë të përsëritur; ngritja e objekteve të rënda, nëse nuk jeni në formë. Mbani mend se tendosja e mesit nuk mund të fajësohet për të gjitha dhimbjet e shpinës. Ka shumë shkaqe të tjera, si disqet e rrëshqitura, thyerjet, nervat e prera, artriti, infeksionet dhe tumoret.

    Si mund të parandalohet dhimbja e mesit?

    Për të parandaluar dhimbjen e mesit, duhet të mos nënvlerësohen disa nga rekomandimet bazë. Kështu, nëse ndieni dhimbje mesi gjatë aktivitetit fizik, ndaloni. Nëse ndieni dhimbje mesi disa ditë pas stërvitjes, bëni pushim disa ditë. Mbajeni në formë shpinën. Stërvitini dhe tërhiqini muskujt e shpinës vazhdimisht. Shmangni fjetjen me bark. Flini anash ose me kurriz dhe vendosni një jastëk nën ose midis këmbëve. Kur të ngrini diçka të rëndë, përkulni gjunjët, jo mesin. Humbni peshë nëse jeni mbipeshë. Mbani një pozicion të mirë të trupit. Uluni drejt në karrige, me shpinën të mbështetur në karrige.

    Cili është trajtimi që vjen në ndihmë?

    Dhimbja e shpinës mund të jetë një dëmtim i dhimbshëm dhe depresionues. Por lajmi i mirë është se në shumicën e rasteve shërohet vet, me kalimin e kohës. Për të shpejtuar shërimin ju duhet të: Vendosni akull në shpinë për të reduktuar dhimbjen dhe ënjtjen në momentin e dëmtimit. Bëjeni këtë gjë 20-30 minuta çdo 3-4 orë, për 2-3 ditë. Gjithashtu, mund të vendosni akull në shpinë pas çdo aktiviteti fizik. Vendosni diçka të nxehtë në shpinë, por vetëm pasi ta keni bërë me akull 2-3 ditë fillimisht. Përdorni nxehtësi në shpinë vetëm pasi të ketë ikur enjtja. Mund të përdorni një shishe me ujë të nxehtë ose të futeni në një vaskë me ujë të nxehtë. Merrni ilaçe kundër dhimbjes ose ilaçe të tjera, nëse jua rekomandon mjeku juaj. Ilaçet anti-inflamatore, jo-steroidale si Advil, Aleve ose Motrin do t’ju ndihmojnë për dhimbjen e shpinës dhe ënjtjen. Gjithsesi, këto ilaçe mund të kenë efekte anësore. Duhen përdorur vetëm me raste, ose më shpesh, nëse mjeku jua specifikon këtë gjë. Përdorni mbështetje. Pyesni mjekun apo terapistin tuaj së pari, por merrni në konsideratë marrjen e një rripi ose brezi për të shtuar mbështetjen për shpinën suaj. Përdoreni vetëm afatshkurtër ose për mbështetje me ngritje peshash të rënda ose të përsëritura. Bëni terapi fizike për të ndërtuar forcën, nëse mjeku juaj e rekomandon atë. Mos qëndroni në shtrat ose në kolltuk gjatë gjithë ditës. Kjo do ta përkeqësojë gjendjen. Mbani ton të mirë të muskujve në muskujt tuaj të barkut dhe të poshtëm. Pavarësisht se çka thonë njerëzit, regjimi i shtratit nuk funksionon. Njerëzit kanë besuar se trajtimi më i mirë për dhimbjen e mesit ka qenë të qëndroni shtrirë derisa dhimbja të kalojë dhe të ndiheni më mirë. Por studimet kanë treguar se kjo nuk ju ndihmon. Në fakt, pas pushimit një apo dy ditë, zakonisht rekomandohet të filloni aktivitetin e lehtë fizik.

    Pyetja më e shpeshtë që mund të parashtrohet është se, kur do të përmirësohet dhimbja e shpinës, pra, sa kohë duhet për t’u larguar dhimbja?

    Koha e shërimit varet nga sa serioze është dhimbja e shpinës. Rastet e lehta mund të rikuperohen në disa ditë. Mund të duhen disa javë për rastet më serioze. Kujtoni se çdokush ka ritëm të ndryshëm shërimi. Sapo dhimbja e mesit të largohet, doktori juaj, me gjasa, do t’ju këshillojë të filloni rutinën e rregullt stërvitore. Kjo do t’ju forcojë muskujt dhe do t’i bëjë ata më elastikë. Do t’ju ndihmojë të rikuperoheni dhe do të ulë shanset për dhimbje mesi në të ardhmen. Doktori, me gjasa, do t’ju sugjerojë të kryeni sporte me pak ndikim në mes si noti apo biçikleta e palestrës. Çfarë do që të bëni, mos i nxitoni gjërat. Mos u përpiqni t’i ktheheni nivelit të mëparshëm të aktivitetit deri sa: të mund të lëvizni lirshëm, si para dëmtimit, të mos ndieni dhimbje kur përkuleni, rrotulloheni, ecni, vraponi dhe kërceni. Nëse e nxisni veten shumë, para se dhimbja juaj e shpinës të jetë shëruar, mund të përfundoni me dhimbje kronike mesi dhe dëmtime të përhershme.

  • Zjarret nga një grup kriminal/ Shiu nuk mjafton! Rikthehen flakët në këtë Qytet ,  rrezikojnë banesat

    Zjarret nga një grup kriminal/ Shiu nuk mjafton! Rikthehen flakët në këtë Qytet , rrezikojnë banesat

    Edhe pse reshjet e shiut gjatë natës kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve, një vatër e re zjarri është shfaqur këtë të premte ndërmjet fshatrave Dermish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq.

    Kjo vatër e re përbën rrezik për banorët pasi flakvt kanë drejtim për nga fshati Rumanxa. Ministria e Mbrojtjes ka nisur dy helikopterë në orët e pasdites në Selenicë dhe në Finiq për shuarjen e flakëve, ndërkohë që në njoftimin e saj thuhet se këto zjarre jo vetëm janë të qëllimshme, por prapa tyre qëndron një grup kriminal referuar vatrave të zjarrit që u ndezën papritur në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë.

    “Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri”, njoftoi ministria.

    Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura u angazhuan menjëherë duke mos lejuar përhapjen e flakëve afër banesave, por reshjet e shiut ishin ato që shpëtuan banorët. Po ashtu raportohet të jenë shuar sot edhe vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe fsahtit Vajzë. Raportohet për një vatër të vogël zjarri në fshatin Mavrovë

    Ndërkohë policia thotë se ka arrestuar 43-vjeçarin Elvis Bylyshi në Selenicë, pasi ndezi zjarr qëllimisht në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër” pas konfliktit me bashkëfshatarin duke djegur një sipërfaqe me ullinj dhe rrezikuar bagëti të imta.

  • Çmendet serbët! Gjendet mbishkrimi “DARDANOR” në kalanë e Nishit në Serbi (video)

    Çmendet serbët! Gjendet mbishkrimi “DARDANOR” në kalanë e Nishit në Serbi (video)

    Kalaja e Nishit është ndërtuar e rindërtuar disa herë, nga Romakët , Bizantët , Skllavet Bullgarët Serbet e Osmanët, por themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët. Falenderojmë mikun tonë Mentor Mimani për materialin. Foto në vazhdim:

    Ca mendimi keni ?

  • Nesër kujdes kur te dilni nga shtepia! Moti bënë kthesën e papritur, Hakil Osmani paralajmëron ‘Ja cfare na pret në këto qytete …’

    Nesër kujdes kur te dilni nga shtepia! Moti bënë kthesën e papritur, Hakil Osmani paralajmëron ‘Ja cfare na pret në këto qytete …’

    Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga sot pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.

    “Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius.

    Ndërsa rreth mesditës do të kemi një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3 gradë. Ppo ashtu në zonat e mesme dhe jugore do të kemi një rënie me 1 apo 1.5 gradë celsius, duke bërë që maksimumet në zona të jenë rreth 37 apo 38 gradë celsius.

    Një rënie më e ndjeshme e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, duke bërë që minimumet të pësojnë rënie me 3-4 gradë, ku temperaturat të jenë me 10 – 11 gradë celsius në zonat malore; ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 14 – 26 gradë celsius. Por rreth orëve të mesditës do të rënia më e ndjeshme e temperaturave me të paktën 5 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, ku temperaturat maksimale të regjistrohen në 32-33 gradë celsius në zonët përreth Fierit, ndërsa në vendet e tjera do të jetë rreth 27-31 gradë celsius, ndërsa në zonat malore në 24-25 gradë celsius.

    Por jo vetëm dita e shtune por edhe dita e diele do të jetë me temperatura të freskëta.

    Duke filluar nga e hena më pas do të kemi një rritje të temperaturave që do të shoqërohen gjatë gjithë fundjavës, ku pritet të shkojnë në vlerat 32-33 gradë celsius.

    Kjo rënie e temperaturave të ajrit do të shoqërohet me vranësira të shpeshta që janë parë gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe duke qenë se do të kemi prezencën e lagështirës në ajër, sot dhe të mërkurën do të kemi dhe reshje shiu, ku dita e sotme do të ketë reshje më të pakta, ndërsa të shtunen do të jenë më të shpeshta duke qenë se prania e lagështirës do të jetë më e madhe”, u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani.

  • V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me mamanë, më tha..

    V*rgjëria/ Mjeku: Kanë ardhur vajza të qepen, njëra erdhi me mamanë, më tha..

    Ende mbetet një tabu pë familjen shqiptare. Virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë, Kolegji Mbretëror i Obs.tet.ërve dhe Gjinek.ologeve (RCOG), i cili përfaqësohet nga mjekë obstetër dhe gjinekologë britanike, ka publikuar një apel në British Medical Journal për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat invazive dhe joshkencore, që synojnë verifikimin e himenit.

    Anestezisti i njohur, Skerdi Faria. Ky i fundit tha se nuk është i çuditur nga ky studim.

    “Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore.

    Janë ment.alitete të vjetra që kanë rezistuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ash.tuquajturit qepje, më tepër nga ana hum.anitare për vajzat që vijnë të dëshpëruara, dy raste. Më ka ardhur një vajzë me mamanë se kishte në plan për tu martuar. Nga zonat rurale”, tha Faria.

    Ai shtoi se kanë hequr dorë nga kjo procedurë, nga fakti se “një marrëdhënie sekuale për herë të parë nuk jep gjithmonë gjakderdhje”.

    Skerdi u shpreh se dy vajzave që kanë shkuar te klinika e tij për t’u qepur, ua kanë shpjeguar se nuk ekziston virgjëria, por mentaliteti është më i fortë. Shqipëria Live

    “Ja kemi shpjeg.uar por nuk mund të dalim më të fortë se mentaliteti dhe shoqëria. Janë formuar për vite dhe shekuj me këtë mit dhe është e vështirë që të ndryshojë mendim”, tha anestezisti.

  • Shqiptari vrau gruan me thikë në Volos, flet vajza: Ja çfarë thot për babin e saj!

    Shqiptari vrau gruan me thikë në Volos, flet vajza: Ja çfarë thot për babin e saj!

    Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten pasdite në qytetin e Volosit, ku një shtetas shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij.

    Sipas policisë greke, autori i dyshuar është 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, ndërtues me profesion, i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij Marjola, 36 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë dhe shpinë. Pas krimit, ai u arratis duke lënë pas katër fëmijët e tyre të mitur, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes makabre.

    Sipas dëshmisë së vajzës së madhe, grindjet mes prindërve ishin të shpeshta, ndërsa i ati shpesh shfaqte sjellje xhelozie ndaj nënës. Ajo tregoi se pak kohë më parë e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia, por ai ishte kthyer sërish. Ditën e ngjarjes, konflikti mes çiftit përshkallëzoi në dhunë fatale.

    Pamje të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentin kur vajza e madhe e viktimës mbërriti në vendngjarje dhe pa pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jetonte familja. Sipas dëshmitarëve, autori ndoqi bashkëshorten deri në hyrje të godinës, ku e goditi përsëri para se të largohej me vrap.

    Burime pranë autoriteteve greke thonë se 40-vjeçari ishte shtruar në një klinikë psikiatrike në muajin qershor, pasi kishte probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasje. Dyshohet gjithashtu se ai ishte përdorues droge.

    Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe janë në kërkim të autorit, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të krimit.

  • Ndryshon gjithçka! Të moshuarit që dalin në pension pas 1 janarit 2025 përfitojnë…

    Ndryshon gjithçka! Të moshuarit që dalin në pension pas 1 janarit 2025 përfitojnë…

    Qeveria Rama ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.

    Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike.

    Kjo rritje e indeksit ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga 1 janari i vitit 2025.

    Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”.

    Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension.

  • SPAK: 14 zyrtarë nën hetim, mes tyre deputetë dhe një…

    SPAK: 14 zyrtarë nën hetim, mes tyre deputetë dhe një…

    SPAK ka konfirmuar se aktualisht janë nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër.

    Në një përgjigje dhënë interesit të gazetarëve, SPAK ka bërë publike disa të dhëna të rëndësishme lidhur me hetimet ndaj funksionarëve të lartë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërporosive.

    Emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike për shkak të sekretit hetimor, por bëhet e ditur se hetimet janë në vijim dhe përfshijnë vepra të natyrës penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.

  • Mjafton ta benì këtë çdo 2-3 javë, per te larguar mykun dhe aromen e pakendshme nga lavatrìçja

    Mjafton ta benì këtë çdo 2-3 javë, per te larguar mykun dhe aromen e pakendshme nga lavatrìçja

    Lavatriçja është një prej pajisjeve elektroshtëpiake që përdorim më shumë, por për të cilën kujdesemi më pak, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e saj.

    Ndoshta shumë prej jush mendojnë që duke qenë tërë kohës në punë, ajo nuk ka nevojë të pastrohet.

    Në fakt është krejt e kundërta, akumulimi i papastërtive, uji me klor etj bën që në lavatriçen të lulëzojë myku.

    Ky i fundit jo vetëm që kundërmon erë të keqe dhe pen gon larjen e mirë të rrobave, por është i dëmshëm për shëndetin tuaj, duke ju ekspozuar ndaj problemet të frymëmarrjes dhe simptomave të reagimit ale rgjik.

    Mos u shqetësoni, pasi me këshillën e mëposhtme do të mund të eliminoni çdo shenjë myku nga makina juaj larëse, të neutralizoni aromat e pakëndshme.

    Përbërësit: 50 gramë kripë, 5 lugë gjelle sodë buke, 5 lugë gjelle uthull dhe një sfungjer.

    Fillimisht derdhni kripën në vendin ku hidhni detergjentin dhe lejoni që lavatriçja të bëjë një larje të parë bosh.

    Mjafton një proces tejet i shkurtër në temperaturë ’40 gradë, për shembull duke graduar lavatriçen tek opsioni i larjes me dorë.

    Më pas bashkoni uthullën e mollës, sodën e bukës dhe ujë të ngrohtë sipas dëshirës. Me ndihmën e një sprucatori derdhni masën në të gjithë hapësirën e brendshme të lavatriçes, kurse me sfungjerin pastroni derën dhe të gjitha njollat e mykut që duhen në sipërfaqe. Mbylleni derën dhe lëreni të veprojë për 2 orë.

    Vendosni lavatriçen në një cikël ‘shpëlarjeje’ dhe shtoni sërish sodë buke aty ku hidhni detergjentin. Pas kësaj makina juaj do të jetë në kushtet për të punuar normalisht. Bëjeni këtë çdo 2-3 javë për rezultate optimal dhe mos harroni të lini derën e lavatriçes hapur pas çdo përdorimi.