Category: Uncategorized

  • Vendimi i fundit i Rames ndryshon gjithçka! RRITEN PENSIONET! Ja sa do jete rritja per cdo pensionist

    Vendimi i fundit i Rames ndryshon gjithçka! RRITEN PENSIONET! Ja sa do jete rritja per cdo pensionist

    Qeveria Rama ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.

    Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike.

    Kjo rritje e indeksit ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga 1 janari i vitit 2025.

    Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”.

    Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension.

  • 1 miliardë lekë për Urën e Milotit, ARRSH shpall tenderin për…

    1 miliardë lekë për Urën e Milotit, ARRSH shpall tenderin për…

    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tender me procedurë të përshpejtuar për ndërhyrjet emergjente në urën autohekurudhore të Milotit.

    Bëhet fjalë për 1.1 milionë euro ose më shumë se 1 miliardë lekë shqiptare, që do të shkojnë për përforcimin e themeleve.

    Sugjerojmë se Urës, si masë emergjente, duhet t’i bëhen punimet, për të siguruar një jetëgjatësi të saj me kufizimin e ngarkesave, siç ajo është sot, për një periudhë deri në (5÷10) vjet,” thuhet në dokumentet e tenderit.

    Ndër problematikat kryesore të vërejtura është problemi i themeleve, të cilat pothuaj kanë dalë në sipërfaqe, për shkak të gërryerjes së përgjithshme të shtratit të lumit.

    Ura autohekurudhore e Milotit mbi lumin Mat, u mbyll gjatë muajit të kaluar për arsye sigurie, bazuar në njoftimin e ARRSH datë 25.07.2025. Mbyllja e saj ka krijuar trafik të rënduar në rrugën dytësore, por ARRSH kërkon mirëkuptimin sepse bëhet fjalë për ndërhyrje emergjente. Pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj, Ura e Milotit u vendos të mbyllej dhe t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

  • Kreshnik Spahiu “zbulon” pse SHBA nuk dërgon ambasador në Shqipëri, kush rrezikon…

    Kreshnik Spahiu “zbulon” pse SHBA nuk dërgon ambasador në Shqipëri, kush rrezikon…

    Kreshnik Spahiu zbuloi se aktualisht tre vende të rëndësishme të rajonit Ballkanik, përfshi edhe Shqipërinë, janë pa ambasadorë amerikanë.

    Administrata e presidentit Donald Trump duket se e ka larguar vëmendjen nga Ballkani, ndërsa Kosova rrezikon më shumë për tu kthyer në një “Palestinë” të vogël.

    Pse presidenti Trump nuk ka nisur ambasadorë në tre shtete të rajonit aktualisht si Shqipëria, Kosova dhe Serbia? Ballkani aktualisht është jashtë axhendës së SHBA-ve. A do ketë zgjidhje? Patjetër me kalimin e kohës, sepse nuk mund të zgjasë katër vjet. 

    Por çfarë rrezikon Kosova? Rrezikon një projekt si me Palestinën, ndryshe nga projekti franko-gjerman, sepse Trump ka një projekt ndryshe nga ai i Biden. Trump nuk pranon protagonizmin e BE-së. Nuk e dimë këtë projekt, por Kosova pa mbështetjen e SHBA-ve, nga do e marrë ndihmën? Ndaj mendoj se Kurti gaboi rëndë që nuk pranoi projektin franko-gjerman”, tha Kreshnik Spahiu.

  • E pabesueshme! “Çmendet” moti në Shqipëri, ja çfarë na pret javën tjetër: Këto 4 qytete…

    E pabesueshme! “Çmendet” moti në Shqipëri, ja çfarë na pret javën tjetër: Këto 4 qytete…

    Pas një periudhe të nxehtë, me temperatura të larta që kanë mbizotëruar këto ditë, javën tjetër Shqipëria pritet të përjetojë një mot më të freskët dhe të përshtatshëm për aktivitetet jashtë, me temperatura që do të jenë tipike për stinën e verës. Ky ndryshim do të sjellë një relaksim për ata që janë mërzitur nga temperatura tepër të larta dhe kërkojnë një frymë të freskët.

    Meteorologia e njohur Tanja Porja ka dhënë parashikimin për javën e ardhshme, duke shpjeguar se do të ketë një rënie të graduale të temperaturave nga e diela, e cila do të sjellë një mot më të freskët, por gjithsesi do të vazhdojnë të mbesin brenda niveleve tipike të verës. Ajo tha se qytetet që do të ndjehen më shumë nga ky ndryshim janë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, ku termometri pritet të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

    “Çfarë do të ndodhë për 5 ditët vijuese?” tha Porja, duke shtuar se pas periudhës së nxehtë që do të dominojë fundjavën, nga e diela, 25 gusht, pritet një rënie graduale e temperaturave, që do të sjellë një përmirësim të kushteve për këdo që kërkon një freskim. Ajo gjithashtu shtoi se temperaturat do të arrijnë deri në 29-30 gradë në disa qytete të mëdha, duke sjellë një mot të ngjashëm me ditët e zakonshme të verës, por me një atmosferë më të rehatshme për të kaluar jashtë.

    Qytetet që do të preken më shumë nga ky ndryshim janë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra, që janë disa nga qytetet më të njohura dhe më të bukura të Shqipërisë. Shkodra do të shijojë këtë periudhë më të freskët, pas një periudhe të ngrohtë që ka mbajtur qytetin nën ndikimin e valëve të nxehta. Po ashtu, Gjirokastra dhe Berati, dy qytete të njohura për historinë dhe arkitekturën e tyre, do të përjetojnë temperatura të larta, por jo të tilla që të bëhen të padurueshme.

    https://googleads.g.doubleclick.net/pagead/ads?gdpr=0&client=ca-pub-7112234609908178&output=html&h=428&adk=2095058135&adf=3380495037&w=428&num_ads=1&rafmt=1&armr=3&sem=mc&pwprc=3293536177&ad_type=text_image&format=428×428&url=https%3A%2F%2Ffinkot.com%2F2025%2F06%2F28%2Fmarriott-bonvoy-brilliant-american-express-card-review-2024%2F&fwr=1&pra=3&rh=332&rw=398&rpe=1&resp_fmts=3&sfro=1&wgl=1&fa=27&abgtt=6&dt=1755939510871&bpp=2&bdt=1584&idt=-M&shv=r20250820&mjsv=m202508190101&ptt=9&saldr=aa&abxe=1&cookie=ID%3D9c1c174d6d0e3410%3AT%3D1755939510%3ART%3D1755939510%3AS%3DALNI_MYcyoerlUitqrp4ZTqIy8CIQ6I53w&gpic=UID%3D0000126851bfbcf4%3AT%3D1755939510%3ART%3D1755939510%3AS%3DALNI_Mb-2ADlefw3BY2cdr8MxcdBfGeeVw&eo_id_str=ID%3Dbc35fae679921480%3AT%3D1755939510%3ART%3D1755939510%3AS%3DAA-AfjYzbdUonHzaA9ZFRNtcQAR8&prev_fmts=0x0%2C428x428%2C428x428&nras=3&correlator=5249539231540&frm=20&pv=1&u_tz=120&u_his=1&u_h=926&u_w=428&u_ah=926&u_aw=428&u_cd=24&u_sd=3&adx=0&ady=3206&biw=428&bih=879&scr_x=0&scr_y=279&eid=31094244%2C95362655%2C95368763%2C95369196%2C95369704%2C95369798%2C95344791%2C95359265&oid=2&psts=AOrYGslwhh4EsZ0ReAt3bY0yYwDn-gxUWEFRNGpYOeJzhryOoC_rb4pOlvvj6kztJA73ONuoBhSF8Thvq9vAKbWU9M0AwTFTryUmGuP5K7S–2R4uw&pvsid=647340205739961&tmod=875202069&uas=1&nvt=1&ref=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2F&loc=https%3A%2F%2Ffinkot.com%2F2025%2F08%2F21%2Fkshillemoti%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTEAAR4scQiYBAm64fYTy9ALSc_LBMSZ2ZpGmufox0bOOTwjZbQhu_CUnibNwnDhUQ_aem_Pp8FOlN-Io0FlF6dIdSILw&fc=1408&brdim=0%2C0%2C0%2C0%2C428%2C0%2C428%2C879%2C428%2C879&vis=1&rsz=%7C%7Cs%7C&abl=NS&fu=128&bc=31&bz=1&pgls=CAEaBTYuOC4y&ifi=4&uci=a!4&btvi=2&fsb=1&dtd=310

    Ndërsa temperaturat do të mbeten të larta në shumë pjesë të Shqipërisë, gjithë territorin do ta përshkojnë vranësirat e shoqëruara me reshje të pakta, që do të ndihmojnë në uljen e temperaturave dhe do të sjellin një ajër më të freskët. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të shijojnë natyrën dhe bukuritë e Shqipërisë, duke bërë aktivitete në natyrë, si ecje në mal, vizita në parqe dhe kopshtet botanikë, apo thjesht shëtitje në qytetet e historisë.

    Një tjetër aspekt i rëndësishëm që duhet të përmendet është se pavarësisht rënies graduale të temperaturave, të dielën, më 25 gusht, Shqipëria do të shënojë një tjetër ditë nxehti me temperatura që do të arrijnë deri në 25 gradë Celsius. Më pas, gjatë javës, temperaturat do të rriten gradualisht dhe mund të arrijnë 29-30 gradë, që është tipike për këtë periudhë të vitit. Megjithatë, kjo do të jetë një periudhë e përshtatshme për aktivitete të jashtme, pasi moti nuk do të jetë as tepër i nxehtë dhe as shumë i freskët.

    Në përgjithësi, javën e ardhshme parashikohet të jetë një periudhë mjaft e këndshme për ata që dëshirojnë të kalojnë kohë jashtë, të shijojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe të përfitojnë nga klima e verës, pa pasur nevojë të përballen me temperatura të padurueshme. Ky mot do të jetë një mundësi ideale për ata që dëshirojnë të eksplorojnë Shqipërinë, si dhe për ata që dëshirojnë të relaksohen në plazhet e mrekullueshme të vendit.

    Përfundimisht, kjo është një mundësi për të shijuar gjithçka që ofron Shqipëria, nga qytetet historike në bregdetin e saj të mahnitshëm. Pavarësisht se temperaturat do të jenë të nxehta në disa qytete, atmosfera e freskët dhe reshjet e pakta do të bëjnë që të gjithë të kalojnë një javë të mrekullueshme, plot me aktivitete dhe mundësi për relaksim.

  • Më 26 Gusht ndërmerret një aksion”/ Rama ka një thirrje për Shqiptarët…

    Më 26 Gusht ndërmerret një aksion”/ Rama ka një thirrje për Shqiptarët…

    Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje këtë të shtunë që qytetarët t’i bashkohen nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

    Më 26 gusht do të ndërmerret një aksion pastrimi në dhjetë parqe kombëtare e natyrore.

    MIRËMËNGJES dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore në datën 26 gusht, si një kontribut modest i gjithësecilit e njëkohësisht mesazh kuptimplotë për kujdesin ndaj natyrës së përbashkët, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Këmbimi valutor 23 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 23 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.5 lekë dhe do shitet me 97.5 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102 lekë dhe do shitet me 103.2 lekë.

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 111 lekë dhe do shitet me 112.3 lekë.

  • Hera e pare qe ndodh! Amerika njofton se do të rishikojë të gjitha vizat për të huajt, çfarë duhet të dini

    Hera e pare qe ndodh! Amerika njofton se do të rishikojë të gjitha vizat për të huajt, çfarë duhet të dini

    Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve që jetojnë në këtë vend, me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi një zyrtar i Departamentit të Shtetit të enjten (21 gusht).

    “Nëse ka ndonjë tregues të papërshtatshmërisë, Departamenti i Shtetit do të revokojë vizën e ndonjë personi të prekur”-, thuhet në deklaratë.

    Kushtet për marrjen e vizave
    Kjo mund të ndodhë nëse një person ka tejkaluar kohën e qëndrimit të lejuar në Amerikë, nëse personi është përfshirë në ndonjë kriminal, nëse paraqet kërcënim për sigurinë publike dhe nëse një person është përfshirë në ndonjë aktivitet terrorist ose mbështetje të ndonjë organizate terroriste.

    Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada e SHBA jep njoftimin e RËNDËSISHËM: Nga 2 shtatori…
    “Rishikimi do të marrë në konsideratë të gjithë informacionin e disponueshëm, duke përfshirë edhe deklaratat nga policia dhe autoritetet e imigracionit, si dhe çdo informacione të tjera me rëndësi edhe pas lëshimit të vizës”, shtoi Departamenti i Shtetit.

    Vizat studentore
    Në veçanti vizat studentore do të rishikohen më intensivisht dhe me vëmendje, shtohet në deklaratë. Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën e kaluar se kishte revokuar 6,000 viza studentore, prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re në janar të vitit 2025.

    Kjo do të thotë se numri i vizave studentore të revokuara është katërfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar 2024. Ministri Marco Rubio kishte njoftuar më parë se do të ketë një kontroll të ashpër ndaj studentëve nga Kina. Do të kontrollohen rreptë edhe njerëzit që protestojnë kundër qeverisë izraelite dhe veprimeve të saj në Rripin e Gazës, duke i akuzuar ata për antisemitizëm.

    Proceset gjyqësore
    Por qeveria amerikane ka pasur pengesa në dy procese gjyqësore. Në qershor, një gjyqtar liroi nga akuzat studentin Mahmoud Khalil, i cili kishte organizuar protesta pro-palestineze. Ndërsa në maj, studentja turke Rümeysa Öztürk, e cila kishte shkruar një artikull kritik ndaj Izraelit për një gazetë studentore, u lirua përkohësisht.

    Sekretari i Shtetit Rubio argumenton se qeveria amerikane mund të revokojë vizat pa asnjë shqyrtim gjyqësor. Ai tha se qytetarët jo-amerikanë nuk kanë të drejta sipas të drejtave kushtetuese të lirisë së shprehjes, sepse ata nuk janë shtetas të këtij vendi

  • Autobusi me 54 pasagjerë bie në lumë, ka te vd*kur dhe dhjetera te zhd*kur

    Autobusi me 54 pasagjerë bie në lumë, ka te vd*kur dhe dhjetera te zhd*kur

    Një person ka vdekur dhe 44 të tjerë rezultojnë zyrtarisht të zhdukur në Beninin qendror pasi një autobus ra në lumin Oueme. Lajmin e njoftoi ministri i Brendshëm i vendit të Afrikës Perëndimore, Alassane Seydou.

    Ministri Seydou shpjegoi se shoferi i autobusit, i cili po udhëtonte nga Lome në Niamey, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me kangjellat mbrojtëse të një ure. Më pas mjeti ka rënë në ujë.

    Në autobus ishin 54 persona ndërsa numri zyrtar deri më tani është për një person të vdekur. 44 persona të tjerë ende nuk janë gjetur. Nëntë të mbijetuar u dërguan në një spital në Save dhe po trajtohen në gjendje të qëndrueshme. Ministri Seydou siguroi se po përdoren të gjitha mjetet e disponueshme për të gjetur të zhdukurit.

  • Skandal në rrjetet sociale: Influencerja Hati filmohet duke qëlluar një fëmijë ( Video )

    Skandal në rrjetet sociale: Influencerja Hati filmohet duke qëlluar një fëmijë ( Video )

    Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka shkaktuar indinjatë dhe debat të madh publik. Protagoniste është influencerja Hati, e njohur për përmbajtjet e saj të shumta në Instagram dhe TikTok.

    Në pamje shihet qartë se ajo i jep një fëmije një shuplakë në fytyrë, ndërsa e gjitha shfaqet si pjesë e një “shaka” të inskenuar. Vetë Hati, në përshkrimin e videos, e ka paraqitur këtë si “humor” dhe e ka shpërndarë me ndjekësit e saj.

    Por reagimet nuk kanë qenë aspak pozitive. Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë cilësuar këtë gjest si të papranueshëm, të dhunshëm dhe aspak edukativ, sidomos duke pasur parasysh ndikimin që Hati ka tek të rinjtë dhe fëmijët që e ndjekin.

    “Humori nuk mund të justifikojë dhunën, aq më pak kur viktimë është një fëmijë”, shkruajnë dhjetëra komente nën videon e saj.

    Ekspertë të sjelljes së fëmijëve shprehen se normalizimi i dhunës qoftë edhe për “shaka” është i rrezikshëm, sepse dërgon mesazhe të gabuara dhe i bën fëmijët të mendojnë se goditjet apo ofendimet janë pjesë e lojës.

    Aktualisht, videoja vazhdon të qarkullojë online dhe ka ngjallur debate të forta për përgjegjësinë morale dhe ligjore që duhet të kenë influencerët në raport me përmbajtjen që publikojnë.

    Rasti i Hatit pritet të hapë diskutime edhe më të mëdha mbi etiken në rrjetet sociale, kufijtë e humorit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga veprime të tilla që, pavarësisht “shakasë”, mbeten forma dhune.

  • Njihuni me piramidat e Bosnjës të ndërtuara nga Ilirët, më të vjetrat në botë

    Njihuni me piramidat e Bosnjës të ndërtuara nga Ilirët, më të vjetrat në botë

    E dinit që në Bosnje janë zbuluar disa piramida? Ato rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët dhe janë tejet të sofistikuara de kane befasuar shumë ekspertë.

    Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.

    Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë.

    Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.

    “Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagic.

    Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

    Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi.