Category: Uncategorized

  • 📰 Jean-Claude Van Damme mesazh prekës për shqiptarin e vrarë në Belgjikë: ( Video )

    📰 Jean-Claude Van Damme mesazh prekës për shqiptarin e vrarë në Belgjikë: ( Video )

    Ngjarja tragjike në Anderlecht të Belgjikës, ku humbi jetën 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, ka prekur edhe aktorin e njohur botëror Jean-Claude Van Damme.

    Mylyshi, i njohur edhe si Noel, u vra dy ditë më parë me armë zjarri nga qeramarrësi i tij pas një konflikti në lagjen Itterbeek. Ai ishte pronar i kafenesë së njohur “Maison Haute”.

    Nga një spital në Francë, ku po shërohej pas një operacioni në shpinë, Van Damme reagoi duke u ngritur në këmbë dhe duke bërë simbolin e shqiponjës, në shenjë nderimi për mikun e tij dhe gjithë shqiptarët.

    Në postimin e tij, aktori belg shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjen e Mylyshit, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të rëndë.

  • Keto jane 6 lulet qe nuk duhet te mungojne ne shtepìne tuaj, secìla ka rolìn e saj te vecante

    Keto jane 6 lulet qe nuk duhet te mungojne ne shtepìne tuaj, secìla ka rolìn e saj te vecante

    Një investim shumë i mirë, për shëndetin tuaj mendor gjithashtu edhe fizik, për më tepër edhe estetik, janë vazot e ndryshme me lule për shtëpinë tuaj.

    Por a i njihni mirë lulet që keni në shtëpi?

    A e dini se secila prej tyre luan një rol të veçantë si dhe ka një funksion mjaft domethënës për ambjentin në të cilën ndodhet?

    Po nësë ju them se ka disa lloje të caktuara lulesh, që ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit, apo në heqjen e dhimbjes së kokës?

    Nëse keni menduar të blini një vazo të re me lule për shtëpinë tuaj, apo për ta bërë atë dhuratë, atëherë këto janë disa nga lulet më efikase që nuk duhet t’i humbisni.

    1.Aloe Vera

    Xheli që gjendet në këtë bimë vjen i kompletuar me një larmi karakteristikash shëruese, nga qetësimi dhe kurimi i dj egjeve në lëkurë, e deri në detoksikimin e trupit. Aloe Vera gjithashtu mund të filtrojë ajrin nga kimikatet që lëshohen nga produktet e pastrimit, me ndihmën e saj ju mund ta mbani shtëpinë tuaj të freskët dhe të bukur.

    2. Dredhkat angleze

    Kjo lule u cilësua nga Nasa si bima më e mirë në filtrimin e ajrit të shtëpisë, thjesht sepse ajo është bima më efektive kur bëhet fjalë për thithjen e diçkaje të quajtur formaldehid.

    Dhe për ta përmbyllur, kjo bimë nuk është e shkëlqyeshme vetëm në filtrimin e ajrit, por është gjithashtu me të vërtetë e thjeshtë për tu rritur. Mjafton ta varni diku, dhe të ketë një kontakt të paktë me diellin.

    3- Fikusi

    Na ndihmon duke filtruar shumë elementë të padëshiruar që gjenden kryesisht në tapet apo në mobiliet e shtëpisë.

    4- Laurenti – Laurenti ose e njohur ndryshe si bima e gjarpërit, është një lule e cila ka nevojë për shumë pak kujdes dhe vëmendje dhe do të mbijetojë me shumë pak ujë ose rreze dielli, kështu që ato janë zgjidhja e përsosur për një mjedis familjar të zënë.

    Bima e gjarpërit thith dioksidin e karbonit dhe lëshon oksigjenin gjatë kohës së natës, kështu që shtoni njërën nga këto në dhomën tuaj të gjumit dhe të jëni të sigurt që do të keni një gjumë më të qetë, me nxitjen e ajrit shtesë.

    5- Palma e Bambusë – Palma e Bambusë është gjithashtu në listën e bimëve më të mira filtruese të NASA-s.Kjo bimë e mrekullueshme është gjithashtu mjaft e mirë për të hequr qafe benzenin dhe triklorethilenin.

    Ajo ka nevojë për shumë ujë dhe pak dritë indirekte nga dielli duke qënë kështu mjaft e përshtatshme për t’u mbajtur brenda në shtëpi.

    6-Lule shqiponjë – Kjo lule është një nga lulet më popullore në Angli, ku baret dhe klubet e ndryshme janë të mbushura plot me to. Njësoj si bimët e lart përmendura, lulja e shqiponjës ka një aftësi jashtë mase të mirë, të pastrojë toksinat nga ajri. Gjithashtu kjo lule mund të rrojë për shumë vite, sigurisht nëse trajtohet mirë.

  • Ja ku ndodhen Kamerat e fshehta në rrugët e Shqipërisë, shoferët kapen mat pa paralajmërim – gjobat vijnë me kamatë!”

    Ja ku ndodhen Kamerat e fshehta në rrugët e Shqipërisë, shoferët kapen mat pa paralajmërim – gjobat vijnë me kamatë!”

    Në disa akse rrugore të Shqipërisë janë vendosur kamera inteligjente për monitorimin e trafikut, të cilat regjistrojnë automatikisht shkeljet e shoferëve. Aktualisht testimet po zhvillohen në Golem, në mbikalimet “Spille 1” dhe “Spille 2”, në zonën “Zham Sektor”, si dhe në Rrogozhinë e Bisht i Zhurit.

    Akset rrugore që do të monitorohen përmes radarëve dhe kamerave në këtë fazë janë:

    – Autostrada Tiranë-Durrës një segment prej 32 kilometra që nis nga “Sheshi Shqiponja” dhe përfundon tek Mbikalimi i Portit.

    – Tiranë-Elbasan duke filluar nga TEG-u dhe përfundon në Bradashesh, një segment ky prej 26.4 kilometrash.

    – Durrës-Plazhi i Unazës segment ky prej 5.9 kilometrash që nis nga Mbikalimi i Shkozetit dhe përfundon në Plepa.

    – Durrës-Kavajë, autostrada e Rrogozhinës, një segment prej 9.81 kilometrash që nis nga zona e njohur si Plepat dhe përfundon në pjesën veriore të Kavajës.

    – Unaza e Kavajës, një segment prej 7.89 kilometrash, që nis nga pjesa veriore e Kavajës dhe përfundon në pjesën jugore të Kavajës.

    – Kavajë-Rrogozhinë një segment prej 13.9 kilometrash, që nis në Rrogozhinë dhe përfundon në pjesën veriore të Lushnjës, pjesë e Korridorit 8.

    – Unaza e Lushnjës, një segment prej 4.62 kilometrash, që nis nga pjesa veriore e Lushnjës dhe vazhdon në pjesën jugore.

    – Lushnjë-Fier, pjesë autostrade prej 20 kilometrash, që nis nga pjesa jugore e Lushnjës dhe përfundon në Mbrostar.

    – Unaza e Fierit, një segment prej 21.5 kilometrash, që nis nga Mbrostari dhe përfundon në Levan.

    – Fier-Vlorë, pjesë autostrade prej 24 kilometrash, që nis në Levan dhe përfundon në Transballkanike.

    – Vorë-Ahmetaq, segment ky prej 6.52 kilometrash, që nis nga Vora dhe përfundon në kryqëzimin e rrugës Ahmetaq.

    – Qafë-Kashar-Rinas-Ahmetaq, segment ky prej 9.59 kilometrash, që nis nga Qaf Kashari- Kryqëzimi i rrugës Ahmetaq. Këtu përfshihen edhe kryqëzime dhe rampa me gjatësi 5 kilometra.

    Synimi është që rrjeti i kamerave të mbulojë mbi 3,600 km rrugë kombëtare, ndërsa faza e parë përfshin rreth 200 km. Por shumë shoferë ankohen se po gjobiten pa u njoftuar paraprakisht dhe në disa raste e kanë marrë lajmin për gjobën 17 ditë me vonesë, çka sjell edhe kamata shtesë.

    Ekspertët theksojnë se sipas Kodit Rrugor, kur përdoren pajisje elektronike për gjoba duhet të ketë tabela paralajmëruese, por kjo nuk është zbatuar plotësisht. Kjo ka ngritur dyshime për ligjshmërinë e gjobave, duke e kthyer sistemin e kamerave në një “kurth” për qytetarët.

  • Doris Pack për opozitën e Berishës: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë…

    Doris Pack për opozitën e Berishës: S’mund të qëndrojnë vetëm në rrugë…

    Ish-eurdeputetja Doris Pack, ka komentuar situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament, jo vetëm në rrugë.

    Ajo u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Kuvend dhe të gjejnë argumentet për të gjetur mënyrën të bëjnë politikë me shumicën dhe se nuk mund të qëndrojnë jashtë.

    Berisha do vazhdoj betejën, por edhe duke punuar ne parlament jo vetëm në rrugë, sepse ata janë zgjedhur të ngrenë zërin në parlament”, tha ajo.

  • U kap me substancë narkotike, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës

    U kap me substancë narkotike, gjykata vendosë për vajzën e Eli Farës

    Vajza e këngëtares Eli Fara, Roxhensa Kapurani 39 vjeç, e njohur si Marina Fara, u arrestua ditën e djeshme në zonën e Vorës, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi kokainë në makinë.

    Fillimisht u raportua se sasia e kokainës ishte 4.4 gramë të cilën Fara e kishte fshehur në portofol. Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që Marina Fara të mbahet në arrest shtëpie.

    Gjatë deklarimit të saj, ajo tha se lënda narkotike ishte për përdorim personal.

    Fara ka qenë e përfshirë rreth 5 vite më parë në operacionin “Mezhgorani”, ku morën pjesë mbi 30 persona, duke ngritur dyshime për përfshirje me trafikantë droge. 

  • Zhdukja e ish-zyrtarit merr kthesë të papritur! Ai ‘bëhet i gjallë’ dhe jep dëshminë shokuese

    Zhdukja e ish-zyrtarit merr kthesë të papritur! Ai ‘bëhet i gjallë’ dhe jep dëshminë shokuese

    Rasti i zhdukjes së Daniel Shima, ish-zv.drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka marrë fund. Pas një denoncimi të bërë nga familjarët për “arrestimin” e tij, Shima është kthyer në banesë gjatë natës, duke sqaruar se largimi i tij ishte i vullnetshëm…

    Rasti i zhdukjes së Daniel Shima, ish-zv.drejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka marrë fund. Pas një denoncimi të bërë nga familjarët për “arrestimin” e tij, Shima është kthyer në banesë gjatë natës, duke sqaruar se largimi i tij ishte i vullnetshëm.

    Kronologjia e ngjarjes dhe dëshmia

    E dashura e tij ishte ajo që mori një telefonatë alarmante nga Shima, i cili i tha “po më arrestojnë”, duke shkaktuar panik. Ajo kontaktoi nënën e tij, e cila bëri denoncimin në polici. Pas rreth 10 orësh, Shima u kthye në shtëpi dhe u paraqit në polici, ku deklaroi se “ishte larguar me dëshirën e tij” dhe nuk kishte asnjë pretendim për rrëmbim apo arrestim.

    Për shkak të pozitës së tij të mëparshme në AKSHI, fillimisht u mendua se zhdukja mund të ishte e lidhur me hetimet e SPAK-ut. Shima ishte marrë në pyetje më parë nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga institucioni.

    Doli në dritë arsyeja e vërtetë

    Burime të afërta me hetimin kanë zbardhur se shkaku i vërtetë i “zhdukjes” ishte një konflikt personal. Shima ishte divorcuar kohët e fundit dhe kishte nisur një romancë të re me një grua me inicialet E. H. Mësohet se problemi ishte shkaktuar nga një konflikt brenda kësaj bashkëjetese. I riu duket se inskenoi situatën e “arrestimit” për t’u larguar pa gjurmë për disa orë.

    Policia pritet të marrë sërish në pyetje Daniel Shimën për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. Ndërkohë, sistemi TIMS konfirmon se ai nuk ishte larguar nga Shqipëria gjatë kësaj periudhe.

  • Shqiptarja humbi jetën nga duart e burrit – dalin detaje tronditëse

    Shqiptarja humbi jetën nga duart e burrit – dalin detaje tronditëse

    I varur nga droga, me probleme psikike dhe i “verbuar” nga xhelozia!

    Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci, duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve,36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.

    Që nga pasditja e së premtes, policia ka nisur një kërkim për arrestimin e tij, pasi 40-vjeçari është arratisur pas krimit, ndërsa ka me vete edhe thikën që kreu vrasjen.

    Sipas informacioneve që mediat greke kanë siguruara, oficerët e Nëndrejtorit të Sigurisë kanë kthyer vëmendjen te pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të vendosura përreth rrugëve Konstanta dhe Gladstonos. Qëllimi është të hartëzohet rruga e ndjekur nga autori menjëherë pas krimit, kur ai iku në këmbë për të shmangur arrestimin.

    Në të njëjtën kohë, një tjetër ekip policie po kontrollon qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të ketë qenë i fshehur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten. Ky skenar po shqyrtohet seriozisht, pasi 40-vjeçari kishte një historik të probleme të shëndetit mendor, teksa thuhet se kishte tentuar vetëvrasje rreth dy muaj më parë.

    Sipas një raportimi nga MEGA, më 28 qershor 2025, ai u transferua në klinikën psikiatrike të Volosit pasi u përpoq të bënte vetëvrasje në verandën e shtëpisë së tij, përsëri para fëmijëve. Po ashtu thuhet se ka qenë nën ndikimin e drogës, njofton TCH.

    Në vitin 2019, ai u arrestua tre herë për posedim dhe trafik droge. Ai qëndroi në burg vetëm për dy muaj dhe që atëherë ka pasur probleme financiare.

    Çfarë thonë dëshmitarët okularë?

    “Dëgjova fëmijët, duke vrapuar poshtë shkallëve”, thanë dëshmitarët. “E pashë në verandë, duke vrapuar. Pastaj, dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar”, thanë ata.

    Një fqinj i çiftit përshkruan për MEGA-n atë që pa menjëherë pas krimit brutal.

    “Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte këtu me një mjet të mprehtë në duar duke shkuar në anën tjetër dhe duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur”, shton një tjetër banor i zonës.

    Si ndodhi krimi?

    40-vjeçari, me goditje të përsëritura me një thikë, i mori jetën gruas së tij para syve të fëmijëve të tyre, të moshës 5 deri në 18 vjeç, duke kapluar një qytet të tërë në zi.

    Vajza e madhe foli për gegonota.news, duke deklaruar se prindërit e saj kishin debate të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër debat, kur më pas 40-vjeçari mori një thikë dhe e ka goditur në qafë dhe shpinë.

    “Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre 16-vjeçare, e cila zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për gruan e tij dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.

    Më konkretisht, sherri ndodhi brenda shtëpisë dhe autori e sulmoi 36-vjeçaren me një thikë. Ajo vrapoi për t’u arratisur duke u larguar nga apartamenti ku jeton familja. Ai e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Më pas, gruaja u rrëzua mbi një vetratë xhami, duke e thyer dhe duke marrë plagë edhe prej copave të tij.

    Pasi la pas trupin e përgjakur të gruas së tij, autori i krimit iku në Rrugën Gladstone. Sipas burimeve nga Spitali, plagët në trupin e 36-vjeçares raportohet se nuk kanë qenë fatale dhe dyshohet se ajo ka ndërruar jetë pasi ka rënë mbi xham.

    Fëmijët janë të tronditur!

    Imazhi që panë fëmijët e çiftit ishte i tmerrshëm… njëri prej tyre, në gjendje shoku, thuhet se i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.

    Komuniteti vendas po i ndjek zhvillimet me tronditje. Askush nuk e priste që familja të zhytej në një tragjedi të tillë, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje në të kaluarën.

  • 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

    4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin grek të Paksos, ku një vajzë 4-vjeçare, me origjinë shqiptare, humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Familja e vogëlushes, e cila jetonte dhe punonte në ishull prej vitesh, është shokuar nga kjo humbje e papritur.

    Hetimet dhe detajet e ngjarjes

    Sipas burimeve të medias greke, vogëlushja, e quajtur Katerina, i shpëtoi vëmendjes së nënës së saj dhe u gjet pa ndjenja në pishinën e një hoteli, në fshatin turistik ku punonte nëna. Ajo u gjet nga kuzhinieri i vilës, i cili mbërriti për të filluar punën. Megjithëse ndihma mjekësore mbërriti menjëherë, mjekët në qendrën shëndetësore nuk mundën ta shpëtonin vogëlushen.

    Pas ngjarjes, nëna e vajzës u shoqërua në komisariatin e Paksos për të dhënë dëshminë e saj dhe pritet të dalë para prokurorit. Policia greke ka arrestuar pronarin e hotelit dhe përgjegjësit e pishinës për “mosmbajtje të masave të sigurisë” dhe mungesë mbikëqyrjeje

    Reagimet dhe dhimbja e familjes

    Ngjarja ka lënë një dhimbje të thellë në komunitetin shqiptar në Greqi dhe në atë lokal. Familja, e cila jetonte në ishull prej 20 vitesh, ishte shumë e njohur dhe e respektuar. Sipas dëshmive, nëna e vajzës e kishte marrë atë me vete në punë, pasi nuk kishte askënd tjetër që të kujdesej për të.

    Babai i vogëlushes, i cili kishte shkuar për të pastruar disa dhoma, ka thënë se “Zoti ma dha dhe Zoti ma mori”. Ai ka shtuar se vajza kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në pishinë, pa pasur mundësi që dikush ta ndihmonte menjëherë. Kjo tragjedi shërben si një kujtesë e trishtë për rreziqet që mund të fshihen në vende, të cilat supozohet se janë të sigurta.

  • Burri filmohet me qenin duke ‘e bërë’ me qenin! Shokohen qytetarët

    Burri filmohet me qenin duke ‘e bërë’ me qenin! Shokohen qytetarët

    Një video skandaloze ka tronditur opinionin publik, pasi tregon një të moshuar që kryen një akt s8ksu@l me një qen në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 gusht 2025, pranë ish-Fushës së Aviacionit, një zonë ku ndodhen institucione të rëndësishme si Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Prokuroria e Posaçme (KLP).

    Reagimi i qytetarit dhe kërkesa për ndërhyrje

    Qytetari që dërgoi pamjet në redaksi shpreh indinjatën e tij të thellë, duke e cilësuar aktin si “të papranueshëm, të tur.pshëm dhe të tmerrshëm.” Ai thekson se një veprim i tillë tregon se personi nuk është normal dhe ka nevojë urgjente për ndihmë.

    Qytetari i bën thirrje autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme, duke kërkuar që personi të mos lihet i lirë dhe të dërgohet në një spital për trajtim. Ai shtoi se sjellja e tillë është e rrezikshme dhe duhet të ndëshkohet me ligj, ndërsa kërkoi që institucionet përkatëse të reagojnë për të mbrojtur sigurinë publike dhe për të ndalur akte të tilla çnjerëzore.

  • Vendimi i fundit i Rames ndryshon gjithçka! RRITEN PENSIONET! Ja sa do jete rritja per cdo pensionist

    Vendimi i fundit i Rames ndryshon gjithçka! RRITEN PENSIONET! Ja sa do jete rritja per cdo pensionist

    Qeveria Rama ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.

    Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike.

    Kjo rritje e indeksit ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga 1 janari i vitit 2025.

    Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”.

    Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension.