Category: Uncategorized

  • Skandal në vend! 51 vjeçari përdh*non mbesën e tij

    Skandal në vend! 51 vjeçari përdh*non mbesën e tij

    Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare se rreth një muaj më parë ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

    Sipas njoftimit të policisë, kallëzimin e ka bërë vetë 22-vjeçarja, e cila ka akuzuar 51-vjeçarin për dhunë seksuale.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori,

    ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj

    më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj,” njofton policia.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

  • Vrasja makabër e nënës në sy të fëmijëve të mitur/ Reagon motra e viktimës (detaje të reja)

    Vrasja makabër e nënës në sy të fëmijëve të mitur/ Reagon motra e viktimës (detaje të reja)

    Ngjarja tragjike në Volos, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci vrau bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, 36 vjeç, në sy të katër fëmijëve, vijon të sjellë të reja tronditëse.

    Motra e viktimës ka reaguar për herë të parë për mediat, duke zbuluar se Pandeli ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve. “Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës sime në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte”, tha ajo

    Sipas saj, pretendimet për probleme të shëndetit mendor nuk qëndrojnë. “Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ai sillte sherre pa arsye, edhe me fëmijët”, tha ajo, duke shtuar se kërkon që autori të kapet dhe të marrë dënimin e merituar.

    Nga ana tjetër, policia greke ka zbardhur të kaluarën e errët të autorit: ai ishte i dënuar më parë për drogë, falsifikim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, ndërsa kishte tentuar vetëvrasje në qershor të këtij viti gjatë një periudhe përdorimi të drogës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ku pas një debati, autori e goditi Marjolën me thikë. Gruaja tentoi të largohej, por u ndoq nga 40-vjeçari dhe u godit përsëri në hyrje të pallatit, duke ndërruar jetë mes plagëve dhe gjakderdhjes. Vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën duke thënë: “E pashë babin duke e qëlluar mamin me thikë”.

    Sot, komuniteti në Volos është i tronditur, ndërsa katër fëmijët, të moshës 6 deri në 18 vjeç, kanë mbetur pa nënë dhe me një baba në arrati. Policia greke ka intensifikuar kërkimet, ndërsa kufijtë janë vënë në monitorim për të parandaluar arratisjen e autorit.

  • Rama kritikoi dy gjykatësit e Tiranës për vendimet ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Unioni i Gjyqtarëve:

    Rama kritikoi dy gjykatësit e Tiranës për vendimet ndaj ndërtimeve pa leje, reagon ashpër Unioni i Gjyqtarëve:

    Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar pasi kryeministri Rama kritikoi publikisht vendimet e dy gjykatësve të Tiranës, Klarent Demiri dhe Hazbi Balliu.

    Deklarata e plotë e Unionit të Gjyqtarëve

    Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga ana e Kryeministrit ndaj disa vendimeve gjyqësore, duke anatemuar personalisht gjyqtarët për vendimmarrjet dhe kthyer ushtrimin e detyrës kushtetuese në një gjyq publik, ku njëra nga palët ndërgjygjëse për shkak të fuqisë, hapësirës mediatike dhe virtuale, jo vetëm denigron figurën e gjyqtarëve individualë, por ushtron presion të hapur ndaj trupës gjyqësore në tërësi, duke përcjellë mesazhin te gjyqtarët se nëse vendimmarrja e tyre nuk do të pëlqehet, do të jenë objektivat e radhës.

    Pa dashur për t’u përfshirë në debate virtuale në periudhë pushimesh, dëshirojmë të theksojmë se UGJSH mirëpret dhe inkurajon çdo kritikë ndaj gjyqtarëve dhe punës së tyre, kur këto kritika janë brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore, të cilat kanë për qëllim t’i shërbejnë rritjes së besimit të publikut tek gjykatat, forcimit të pavarësisë së gjykatave, të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Por, nga ana tjetër vërejmë se në mënyrë të përsëritur bëhen deklarata, komente dhe ndërmerren iniciativa, të cilat nuk janë aspak parimore, nuk kanë për qëllim forcimin e pavarësisë së vendimmarrjes së gjykatave dhe parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor, por cënojnë drejtpërdrejt integritetin e gjyqtarëve, duke i fyer, deformuar dhe keqinterpretuar faktet, çështjet ligjore, apo procedurat e ndjekura, ndërkohë që vendimet jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS” dhe çdo palë që është e pakënaqur, ka të drejtën e ankimit në një gjykatë më të lartë, apo vendosë në lëvizje organet disiplinore për çdo shkelje të ligjit qe pretendon se ka kryer gjyqtari.

    Këto deklarata me gjuhë dhe sjellje të papranueshme, të cilat nuk kanë aspak lidhje me shtetin e së drejtës dhe qeverisjen demokratike, vishen nën petkun e reformës së radhës dhe rreshtuar si gjithmonë gjyqtarët në llogoren e antireformës, kur vetë “Sistemi i drejtësisë”, ende nuk është maturuar pas reformës së thellë që kaloi dekadën e fundit!

    Republika e Shqipërisë është një republikë parlamentare, ku ndarja e pushteteve e sanksionuar qartësisht në Kushtetute, është një ndër shtyllat kryesore, mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron demokracia jonë parlamentare dhe zhvillohet shoqëria jonë. Në këtë kuadër kushtetues funksionon edhe sistemi gjyqësor dhe ushtrohet vendimmarrja nga gjykatat. Është ky kuadër kushtetues dhe ligjor, sipas të cilit janë përcaktuar saktë subjektet, koha dhe mënyrat e kontrollit të një vendimi gjyqësor, i cili kursesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq me keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre.

    Çdo veprim i kujtdo qoftë, që shmanget nga kuadri kushtetues dhe ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i shërben forcimit të shtetit ligjor, por përkundrazi, është një hap prapa për pavarësinë e pushtetit gjyqësor, forcimin e shtetit të së drejtës dhe minon besimin e publikut te drejtësia.

    UGJSH dëshiron të theksojë angazhimin maksimal kundër çdo fenomeni antiligjor të vërejtur në punën e përditshme të gjykatave, sikurse dhe angazhimin e plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave, respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve dhe forcimit të sundimit të ligjit në vend.

    Së fundmi, UGJSH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe organi i ngarkuar nga Kushtetuta dhe ligji për të garantuar pavarësinë dhe integritetin e gjyqtarëve, që të reagojë dhe mbajë qëndrim ndaj sulmeve që i’u bëhen gjyqtarëve për shkak të detyrës, pavarësisht se nga vijnë ato.

  • Kosovë: 6 familje rikthehen në katolicizëm, pagëzohen në Kishën Zoja e Letnicës

    Kosovë: 6 familje rikthehen në katolicizëm, pagëzohen në Kishën Zoja e Letnicës

    Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kosovë: 6 familje shqiptare kanë vendosur të rikthehen në fenë e të parëve të tyre, duke u pagëzuar në Kishën Katolike “Zoja e Letnicës”.

    Kjo kishë, e njohur për historinë e saj të gjatë dhe si vend ku Shën Nënë Tereza mori thirrjen e parë hyjnore, ka qenë dëshmitare e këtij momenti të rrallë shpirtëror.

    🙏 Familjet kanë pranuar sakramentin e pagëzimit, duke u bashkuar sërish me traditën katolike që, sipas shumë studiuesve, ishte feja e shumicës së shqiptarëve përpara periudhës osmane.

    Ngjarja ka zgjuar interes dhe diskutime:

    Disa e shohin si një rikthim në rrënjë. Të tjerë si një hap të guximshëm në ruajtjen e identitetit kombëtar e shpirtëror.

    ⚡ “Është emocion i madh të shohësh shqiptarë që gjejnë rrugën e tyre dhe lidhen sërish me historinë e vërtetë”, – u shprehën meshtarët e pranishëm në ceremoni.

    👉 Çfarë mendoni ju? A është ky një fillim i një lëvizjeje më të gjerë të rikthimit tek feja e të parëve?

  • Kocaqi: Greqia s’është komb, janë shqiptarë, Toskana e Italisë origjinë nga toskët tonë

    Kocaqi: Greqia s’është komb, janë shqiptarë, Toskana e Italisë origjinë nga toskët tonë

    Historiani dhe studiuesi Kocaqi ka bërë një deklaratë të fortë që ka hapur debate të mëdha në rrjet dhe në qarqet akademike:

    👉 Sipas tij, Greqia nuk ka qenë kurrë një komb i mirëfilltë, por popullsia e saj është me origjinë shqiptare.

    🔎 Kocaqi thotë se “grekët” e sotëm janë pasardhës të fiseve shqiptare, të cilët për shekuj u helenizuan dhe u bënë pjesë e një identiteti të sajuar. Madje, ai shkon edhe më tej, duke theksuar se Toskana e Italisë ka marrë emrin nga fiset shqiptare të toskëve.

    “Çdo gjë që quhet Greqi sot është ndërtuar mbi shpinën e shqiptarëve të lashtë, të cilët formuan themelin e qytetërimit të tyre. Helenizmi është një produkt artificial, ndërsa rrënjët janë shqiptare”, – është shprehur Kocaqi.

    💬 Kjo deklaratë ka ndezur polemika të mëdha:

    Disa e mbështesin, duke sjellë argumente nga gjuha, kultura dhe tradita. Të tjerë e shohin si një provokim të madh ndaj historisë zyrtare greke.

    ⚡ Pyetja që lind është: A është historia që njohim një mashtrim i madh? A janë grekët në fakt shqiptarë të helenizuar? Dhe a e ka origjinën Toskana e Italisë nga toskët shqiptarë?

    👉 Ju çfarë mendoni për këtë?

  • Arkeologu Neritan Ceka: Qytetërimi ilir ka ekzistuar para qytetërimit grek dhe romak

    Arkeologu Neritan Ceka: Qytetërimi ilir ka ekzistuar para qytetërimit grek dhe romak

    Arkeologu i njohur Neritan Ceka ngre tri teza interesante për ilirët dhe qytetërimin e tyre. A ka ekzistuar ky qytetërim para grekëve apo romakëve.

    Në intrevistën për Report Tv, duke iu referuar kërkimeve arkeologjike, Ceka zbulon se qytetet ilire e kanë nisur jetën aktive para se të vinin në rajonet e Ilirisë helenët dhe romakët.“Qyteti është trajtuar që herët në literaturën arkeologjike mbi Ilirinë e Jugut, por ai përfshihej gjithmonë në sferën e qytetërimit grek apo të ndikimit të tij. Mendimi arkeologjik shqiptar ka njohur një evolucion të vazhdueshëm gjatë trajtimit të problemeve që lidhen me rrugën e urbanizimit të Ilirisë. Që në gjurmimet e para, gjeneza e qyteteve ilire është vështruar në këndvështrime të ndryshme. Disa e kanë parë të lidhur ngushtë me ndikimin e kolonive helene të bregdetit. Ndërsa të tjerë e kanë trajtuar si nje fenomen autokton, i lidhur me zhvillimin vendas, që nga vendbanimet e periudhës së parë të hekurit”, rrëfen ai.

    Tezat e prof.dr. Cekës janë publikuar tashmë në librin “Në fillimet e qytetit ilir” i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Studimi monografik i arkeologut 70-vjeçar Neritan Ceka lidhet me rezultatet e gërmimeve nëpër qytetet ilire që përfshijnë një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut.Ky libër përbën një studim monografik mbi një temë, që në pamje të parë duket mjaft e trajtuar në studimet arkeologjike. Por kur njihesh me përmbajtjen themelore të punimit, kuptohet se autori, pasi i ka njohur mirë të dhënat e autorëve antikë, pasi ka gërmuar në qytete ilire dhe pasi ka gjurmuar me një vëmendje jo të zakonëshme një terren të gjerë të Ilirisë së Jugut, depërton me një këndvështrim të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir.

    Ky këndvështrim shumëplanësh, ka mundësuar në ndriçimin e fillesave të krijimit dhe në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit ilir, si fenomen urban, por edhe si dukuri shoqërore, politike dhe kulturore. Tema e qytetit ilir na çon drejt njohjes në detaje të fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Kr. Kjo temë, tanimë e trajtuar, nuk mund të ketë kufij të njohjes shkencore, duke mbetur objekt i shqyrtimit gjithnje e më të detajuar për arkeologjinë në përgjithësi dhe për atë shqipare në veçanti.Problemi i karakterit të qyteteve ilire ka qenë trajtuar gjerësisht në literaturën arkeologjike. Botimet e veçanta, apo edhe sintezat për qytetin ilir, e marrin në shqyrtim atë kryesisht duke filluar nga shek. IV p.e.sonë, d.m.th., në kohën kur ai ishte plotësisht i formuar. Ndërkohë që çështja e origjinës dhe e rrugës së formimit të këtij qyteti, ka mbetur pak e thelluar.

    Zbulimet e arkeologut ndër vite në sitet arkeologjike përforcojnë tezat e tij falë zbulimeve të fundit, siç është varri madhështor i Amantias që doli në dritë pak muaj më parë në rrethinat e Vlorës.

    ‘Ky zbulim ka një rëndësi po aq të madhe sa zbulimi në Pire’ -thotë arkeologu Neritan Ceka

    Në intervistën për Report TV arkeologu Ceka rrëfen se cilat janë të vërtetat historike që na çojnë drejt njohjes së fizionomisë së jetës në Ilirinë e Jugut gjatë shek. IV-I para Krishtit, ato të vërteta me të cilat babai i tij themeluesi i arkeologjisë shqiptare ka shtruar rrugën e rezulateve më të fundit të kërkimit, edhe në studimet e kolegëve.

    Prof.dr. Neritan Ceka depërton përmes një këndvështrimi të ri për kohën, duke rrokur problematikën e lindjes së qytetit ilir. Një këndvështrim të ri do të ketë edhe Historia e shqipëtarëve, që po hartohet nga një grup i madh pune i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku arkeologu Ceka është edhe njëri nga autorët e saj.

    Arkelogu Neritan Ceka i shtyn më tej kufijtë e njohjes shkencore duke e lënë të hapur debatin shkencor për gjenezën e ilirëve, në shërbim të së vërtetave shkencore, për t’i bërë sfidë me fakte në dorë sharlatanizmit.

  • Pas dy martesave të dështuara per shkak të paftësisë sime për të pasur fëmijë, nuk mendoja më për familje dhe fëmijë. Por papritur në jetën time ndodhi diçka që ndryshe nuk mund të quhet veçse mrekulli.

    Pas dy martesave të dështuara per shkak të paftësisë sime për të pasur fëmijë, nuk mendoja më për familje dhe fëmijë. Por papritur në jetën time ndodhi diçka që ndryshe nuk mund të quhet veçse mrekulli.

    Isha tridhjetë e dy vjeçe. Kisha apartament, makinë, punë të mirë, mund t’ia lejoja vetes sallonet e bukurisë, dyqanet dhe pushimet. Por nuk kisha familje. Dy martesat e mia u prishën për shkak të paftësisë për të lindur fëmijë. U trajtova, por nuk u shërova. Dhe u pajtova me këtë. Njëherë dolëm me kolegët në një bar, festuam deri vonë. Aty m’u afrua një djalë që mundohej të më tërhiqte vëmendjen. Deri në fund të mbrëmjes, Antoni nuk u nda prej meje. Kur të gjithë nisën të shpërndaheshin, Antoni më propozoi të vazhdonim në një tjetër bar. Mëngjesi ishte i rëndë, nuk mund të ngrihesha nga shtrati, derisa dëgjova një frymëmarrje pranë. E gjithë gjumi dhe dehja më kaluan menjëherë kur pashë pranë vetes kavalierin e mbrëmjes së kaluar.


    Kaq shpejt nuk kisha ardhur kurrë në vete. Ai u zgjua dhe nuk e kuptonte pse e përzëja: “As mëngjes nuk do të më japësh? A nuk e kam merituar?”, murmuriste Antoni. Unë thjesht e shtyva jashtë derës. Pas dy javësh ndjeva shqetësime në bark dhe u shqetësova. Edhe menstruacionet vonoheshin, njëra nga shoqet tha se asaj i kishte ndodhur kështu kur kishte inflamacion. Vendosa të shkoja te mjeku. Por arrita të shkoja vetëm pas disa javësh, pasi raporti tremujor kërkonte vëmendjen time të plotë. Rezultoi se isha shtatzënë. Një surprizë e tillë nga jeta nuk e prisja. Për fat të mirë shtatzënia kaloi pa probleme.


    As të vjella nuk kisha. Antonin nuk e kërkova, ndoshta kishte familje, pse t’i prishja jetën? Megjithatë isha shumë mirënjohëse për atë takim. Kur isha në muajin e shtatë, një shoqe më ftoi në fshat, aty kishte lumë dhe ajër të pastër. Pranova, pa e ditur se çfarë më priste. Duke ecur mbrëmjeve pranë lumit, u takova me Antonin. Doli se dy javët e para pas njohjes ai vinte në oborrin tim duke shpresuar të më shihte. Por duke kujtuar si e kisha përzënë, nuk guxonte të afrohej. Aty pranë lumit më bëri propozim dhe më çoi te prindërit e tij. Kanë kaluar tashmë dy vjet, kemi tashmë fëmijën e dytë. Ndonjëherë, kur nuk beson më në asgjë, ajo shfaqet në jetën tënde.

  • Doktori thotë se duhet të hiqni këto 2 ushqime për të pasur larg kancerin në trupin tuaj

    Doktori thotë se duhet të hiqni këto 2 ushqime për të pasur larg kancerin në trupin tuaj

    Dr Jiri Kubes, një onkolog rrezatimi, thotë se heqja e dy ushqimeve dhe pijeve nga dieta juaj mund të nënkuptojë një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme. 

    Dr Kubes tha: “Disa nga ato që e nxisin kancerin janë jashtë kontrollit tonë, si gjenetika dhe mosha, por dieta dhe mënyra e jetesës luajnë një rol. 

    Mishi i përpunuar (sallamrat, fast-foodet) dhe alkooli janë quajtur si kancerogjenë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. 

    Këshilla është se reduktimi i të dyja këtyre gjërave është më i mirë për shëndetin e përgjithshëm.”

    Pirja e alkoolit dëmton qelizat dhe mund të ndalojë riparimin e tyre ashtu siç duhet. Gjithashtu mund të prishë hormonet, duke bërë që qelizat të ndahen më shpesh dhe duke rritur rrezikun e zhvillimit të kancerit. Dr Kubes, drejtor mjekësor i Qendrës së Terapisë Proton, tha: “Pirja e alkoolit rrit rrezikun e kancerit në mëlçi dhe zorrë të trashë, ndër të tjera.

    “Nuk dihet se në cilën pikë ngrihen rreziqet, por ne e dimë se sa më shumë alkool të pini, aq më i lartë është rreziku”.

    Kur bëhet fjalë për mishin e përpunuar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka prova të mjaftueshme që ai lidhet me kancerin kolorektal. 

    Mishi i përpunuar klasifikohet si çdo gjë që është ruajtur në një farë mënyre, si pirja e duhanit, kurimi ose kriposja. Kjo përfshin proshutë, salcice, hot dog dhe mish viçi.

    Dr Kubes tha: “Këshilla ime është që mishi i përpunuar duhet të hahet me moderim nje here ne 2-3 muaj. Së bashku me reduktimin e sasisë së mishit të përpunuar, është e rëndësishme t’i përmbaheni një diete të shëndetshme të pasur me fruta, drithëra dhe perime.”

    Dr Kubes shtoi: “Mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe mbajtja aktive janë vërtet të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm.

  • A janë 16 rrezet e Yllit të Maqedonisë që përfaqësojnë 16 fiset shqiptare që përbënin Perandorinë Maqedonase?!

    A janë 16 rrezet e Yllit të Maqedonisë që përfaqësojnë 16 fiset shqiptare që përbënin Perandorinë Maqedonase?!

    Një debat i ri po qarkullon mes historianëve dhe studiuesve: A përfaqësojnë vallë 16 rrezet e famshme të Yllit të Maqedonisë (i njohur edhe si “Ylli i Verginës”) 16 fiset iliro-shqiptare që dikur përbënin Perandorinë Maqedonase?

    Disa zëra pretendojnë se ky simbol i lashtë, i përdorur nga Filipi II dhe Aleksandri i Madh, nuk ishte thjesht dekor, por kishte një domethënie të thellë, duke përfaqësuar fiset që bashkëjetonin nën të njëjtën perandori.

    💥 Në këtë teori, fiset shqiptare do të kishin qenë baza e fuqisë së Maqedonisë së lashtë.

    Kjo pyetje ndez një tjetër debat të madh: A është Ylli i Maqedonisë një simbol grek, maqedonas apo në thelb shqiptar?

    / A e dini cdo te thone 16 rezet e flamurit maqedon? 16 rrezet e Yllit të Maqedonisë përfaqësojnë 16 fiset shqiptare që përbënin Perandorinë Maqedonase.

    • 1- Thesprotia
    • 2- Kaonia
    • 3- Molosi
    • 4- Atintani
    • 5- Oresti
    • 6- Lynkesti
    • 7- Elimioti
    • 8- Enkelei
    • 9- Desari
    • 10- Parthini
    • 11- Albani
    • 12- Taulanti
    • 13- Penesti
    • 14- Dardani
    • 15- Paeonia
    • 16- Illyria
  • 📰 Jean-Claude Van Damme mesazh prekës për shqiptarin e vrarë në Belgjikë: ( Video )

    📰 Jean-Claude Van Damme mesazh prekës për shqiptarin e vrarë në Belgjikë: ( Video )

    Ngjarja tragjike në Anderlecht të Belgjikës, ku humbi jetën 61-vjeçari shqiptar Ndue Mylyshi, ka prekur edhe aktorin e njohur botëror Jean-Claude Van Damme.

    Mylyshi, i njohur edhe si Noel, u vra dy ditë më parë me armë zjarri nga qeramarrësi i tij pas një konflikti në lagjen Itterbeek. Ai ishte pronar i kafenesë së njohur “Maison Haute”.

    Nga një spital në Francë, ku po shërohej pas një operacioni në shpinë, Van Damme reagoi duke u ngritur në këmbë dhe duke bërë simbolin e shqiponjës, në shenjë nderimi për mikun e tij dhe gjithë shqiptarët.

    Në postimin e tij, aktori belg shprehu ngushëllimet e sinqerta për familjen e Mylyshit, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të rëndë.