Category: Uncategorized

  • U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit

    U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit

    Jemi mësuar që gazetarin Artur Zhejin, ta shohim nëpër ekranet shqiptare duke bërë analiza politike të thella mbi atë se çfarë politikanët tanë servirnin, por dhe për kritikat e tij.

    Teksa sot, Zheji u nda papritur nga jeta, në moshën 64-vjeçare pas një arrest kardiak, është gjetur një foto e rrallë e tij nga koha e fillores.

    Me dorë në zemër, sytë e mbyllur për shkak të diellit që e “godite” paksa, si dhe me uniformen e shkollës, ky ishte Artur Zheji në fillore.

    Buzëqeshja nuk i vënitej paçka diellit, apo vështirësitë e kohës, duke shfaqur kështu gjithnjë më të mirën e tij. 

    Kujtojmë se publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.

    Kush ishte Artur Zheji?

    I lindur më 29 gusht 1961, i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Artur Zheji njihet për publikun shqiptar si gazetar, publicist, por dhe drejtues i një emisioni shqiptar.

    Ai ka qenë i angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë në vendin tonë. Veprimtaria e tij konsistonte analiza politike, shkrime editoriale të ndryshme si dhe drejtimin e programeve televizive.

    Artur Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës që diplomohei.

    Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

    Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

    Artur Zheji u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.

  • Vrau gruan me thikë në sy të fëmijëve – deklarata e autorit pas arrestimit do t’ju shokojë!

    Vrau gruan me thikë në sy të fëmijëve – deklarata e autorit pas arrestimit do t’ju shokojë!

    Pas 29 orësh arrati, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, autor i vrasjes makabre në Volos të Greqisë, është kapur nga policia vetëm 200 metra larg shtëpisë së tij.

    Sapo iu vunë prangat, fjalët e tij kanë lënë pa fjalë oficerët e policisë. I rraskapitur, por i qetë, ai deklaroi:

    “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”.

    Ky qëndrim cinik dhe i ftohtë i autorit ka tronditur opinionin publik dhe ka shtuar indinjatën ndaj krimit që i mori jetën bashkëshortes së tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve të mitur.

    Deklarata e tij është interpretuar si një provë e mungesës totale të pendesës dhe e gjendjes së rënduar psikologjike që e çoi drejt aktit makabër. Mediat greke raportojnë se policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e krimit, ndërsa autori pritet të dalë para drejtësisë në ditët në vijim

  • Historiani serb pranon se serbët kanë emigruar në Kosovë dhe kanë dëbuar shqiptarët!

    Historiani serb pranon se serbët kanë emigruar në Kosovë dhe kanë dëbuar shqiptarët!

    Profesori dhe historiani serb në Universitetin e Beogradit, Rade Mihaljçiç, në librin e tij të historisë i cilësoi shqiptarët si popull autokton në Ballkan.

    Në tekstin shkollor për klasën e 6-të në Serbi shkruhet edhe se sllavët emigruan në Ballkan dhe gradualisht i dëbuan shqiptarët nga Kosova. Më tej në tekst përmendet se sllavët/serbët janë takuar me ilirët, të cilët janë shqiptarët e sotëm.

    Profesori dhe historiani Rade Mihaljçiç është nën presion të madh në Serbi. Shumë e kritikojnë punën e tij për faktin se Mihaljçiç i cilësoi shqiptarët si popull autokton në Kosovë. /

  • Artur Zheji – Babai i tre fëmijëve: Një familje e ndërtuar me dashuri dhe përkushtim

    Artur Zheji – Babai i tre fëmijëve: Një familje e ndërtuar me dashuri dhe përkushtim

    Tiranë, 23 gusht 2025 — Botëkuptimi i gazetarisë shqiptare humbi një nga emrat më të njohur këtë të shtunë, me vdekjen e papritur të publicistit dhe gazetarit Artur Zheji. Mbi të gjitha, ai la pas një familje të ngrohtë dhe të dashur: tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.

    Në një rrëfim publik të vitit 2021, Zheji theksoi se e kishte ndjerë gjithmonë si detyrë të qëndronte në “lartësinë e babait” kur komuniconte me djalin e tij, duke e portretizuar marrëdhënien si një bashkëudhëtim miqësor dhe mbështetës  .

    Ai ishte një baba i përkushtuar ndaj familjes së tij, përveç profesionit të zëshëm në televizion dhe publicistikë – një figurë e dashur në ekran dhe në zyrë.

    Numri i fëmijëve

    Tre (një djalë dhe dy vajza) 

    Marrëdhënia me ta

    E ngushtë dhe e përkushtuar; për djalin – si shok  

    Në një intervistë tjetër, Zheji rrëfeu edhe atmosferën e çdo dite pranë bashkëshortes së tij pianiste, Klodi – një lidhje e mbushur me dashuri dhe harmoni, reflektuar në familjen që kishin krijuar së bashku  .

  • 🔴 Tronditje në botën e medias: Zbulohet arsyeja e vdekjes së papritur të Artur Zhejit

    🔴 Tronditje në botën e medias: Zbulohet arsyeja e vdekjes së papritur të Artur Zhejit

    Një lajm i rëndë ka goditur opinionin publik këtë të shtunë. Publicisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare.

    Burime zyrtare konfirmojnë se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak. Ai u dërgua pa shenja jete në spitalin e Sarandës, ku mjekët tentuan ta shpëtonin, por çdo ndërhyrje rezultoi e kotë.

    Sipas raportimeve, familjarët kishin lajmëruar urgjencën pasi Zheji kishte shfaqur probleme të papritura shëndetësore. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, zemra e tij nuk arriti të rikthehej në funksionim.

    Artur Zheji, i lindur më 29 gusht 1961, ishte një nga figurat më të njohura të medias shqiptare, me një karrierë disa dekadëshe si publicist, gazetar dhe analist politik. Ai lë pas një trashëgimi të rëndësishme intelektuale dhe një boshllëk të madh në jetën publike shqiptare.

  • Lajmi trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

    Lajmi trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

    Është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji.

    Burime bëjnë me dije se Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

    Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.

  • Adriana Kalaja: Erdhi Shtatori, do i vëmë zjarrin Surrelit…

    Adriana Kalaja: Erdhi Shtatori, do i vëmë zjarrin Surrelit…

    Pas takimit mes Flamur Nokës dhe Tedi Blushit që paralajmëruan se në shtator do bëjnë “namin”, ka reaguar edhe Adriana Kalaja.

    Kalaja thotë se ne shtator do t’i verë zjarrin Surrelit.

    Duhet t’ja çojmë zjarrin në Surrel, ta provojë sa djeg…… Po kush do thoni Ju? Ja erdhi shtator”, shkruan Kalaja. Edhe Sali Berisha, paralajmëroi para disa ditësh, se në shtator opozita do të nisë protestat, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quan të vjedhura. Edhe pse, do të hyjë në Kuvend, pavarësisht faktit se thotë se zgjedhjet e 11 majit janë të paligjshme“, shkruan Kalaja.

  • ‘Ike mami, do na mungosh shumë…’ Lot dhe dhimbje! Vajza e 36 vjecares shqiptare që u vr* nga burri i saj bënë dedikimin prekës!

    ‘Ike mami, do na mungosh shumë…’ Lot dhe dhimbje! Vajza e 36 vjecares shqiptare që u vr* nga burri i saj bënë dedikimin prekës!

    Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga jeta të 36 vjeçares. Nëna e saj u vra nga babai, mëngjesin e djeshëm në Volos, duke tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin aty.

    “Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”, shkruan Katerina, duke mos arritur të besojë dot se nuk do ta shohë më nënën.

    Pandeli Nakoleci vijon të jetë në arrati. 40 vjeçari shqiptar që vrau dje bashkëshorten, Mariola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve, po kërkohet intensivisht nga Policia greke, por deri tani nuk është mundur të lokalizohet.

    Kur janë bërë 24 orë nga ngjarja që përgjaku qytetin e Volosit në vendin fqinj dhe tronditi komunitetin, autori 40 vjeçar nuk është arrestuar ende.

    Autoritetet tani e konsiderojnë të mundshme që autori 40-vjeçar i vrasjes brutale në Volos ia mori jetën vetes, pas vrasjes së tmerrshme të gruas së tij dhe nënës së katër fëmijëve”, raportojnë mediat greke, duke marrë parasysh dhe të shkuarën e Pandeliut.

    Policia greke thotë se autori i krimit kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai u përpoq të bënte vetëvrasje, gjë që çoi në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike. Sjellja dhe historia e tij ngrenë shqetësime se ai mund t’i ketë marrë jetën vetes për të shmangur arrestimin.

  • Skandal në vend! 51 vjeçari përdh*non mbesën e tij

    Skandal në vend! 51 vjeçari përdh*non mbesën e tij

    Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një 51-vjeçar, pasi është kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare se rreth një muaj më parë ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

    Sipas njoftimit të policisë, kallëzimin e ka bërë vetë 22-vjeçarja, e cila ka akuzuar 51-vjeçarin për dhunë seksuale.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori,

    ku nisi procedimi penal për një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj

    më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj,” njofton policia.

    Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.

  • Vrasja makabër e nënës në sy të fëmijëve të mitur/ Reagon motra e viktimës (detaje të reja)

    Vrasja makabër e nënës në sy të fëmijëve të mitur/ Reagon motra e viktimës (detaje të reja)

    Ngjarja tragjike në Volos, ku 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci vrau bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, 36 vjeç, në sy të katër fëmijëve, vijon të sjellë të reja tronditëse.

    Motra e viktimës ka reaguar për herë të parë për mediat, duke zbuluar se Pandeli ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve. “Ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës sime në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte”, tha ajo

    Sipas saj, pretendimet për probleme të shëndetit mendor nuk qëndrojnë. “Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ai sillte sherre pa arsye, edhe me fëmijët”, tha ajo, duke shtuar se kërkon që autori të kapet dhe të marrë dënimin e merituar.

    Nga ana tjetër, policia greke ka zbardhur të kaluarën e errët të autorit: ai ishte i dënuar më parë për drogë, falsifikim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, ndërsa kishte tentuar vetëvrasje në qershor të këtij viti gjatë një periudhe përdorimi të drogës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit, ku pas një debati, autori e goditi Marjolën me thikë. Gruaja tentoi të largohej, por u ndoq nga 40-vjeçari dhe u godit përsëri në hyrje të pallatit, duke ndërruar jetë mes plagëve dhe gjakderdhjes. Vajza 16-vjeçare e çiftit, e tmerruar, telefonoi urgjencën duke thënë: “E pashë babin duke e qëlluar mamin me thikë”.

    Sot, komuniteti në Volos është i tronditur, ndërsa katër fëmijët, të moshës 6 deri në 18 vjeç, kanë mbetur pa nënë dhe me një baba në arrati. Policia greke ka intensifikuar kërkimet, ndërsa kufijtë janë vënë në monitorim për të parandaluar arratisjen e autorit.