Category: Uncategorized

  • Nga dritarja e avionit tek autostrada e frikës Durrës – Tiranë :  Rrëfimi ironik i Kreshnik Spahiut

    Nga dritarja e avionit tek autostrada e frikës Durrës – Tiranë : Rrëfimi ironik i Kreshnik Spahiut

    Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell dhe fluturim i qetë, pa turbulenca.

    Në sediljen ngjitur ishin rastësisht Emma dhe Sophia, dy gra gjermane që po vizitonin Shqipërinë për herë të parë. Ndërkohë që avioni po zbriste mbi bregdetin e Durrësit, Emma — e impresionuar nga pamja magjepsëse e detit dhe kodrave — u kthye nga unë dhe më pyeti:

    — Zotëri, sa kushton një makinë me qira? Sepse duam të eksplorojmë disa qytete të Shqipërisë.

    Papritur, buzëqeshja ime ngriu dhe fytyra më tradhtoi. Nuk munda ta fsheh reagimin. Ato, çuditërisht, e kuptuan mimikën time, dhe njëra prej tyre ma ktheu me shaka:

    — Ju ndoshta keni më shumë frikë makinën sesa avionin?

    Qesha dhe ktheva kokën nga dritarja, duke u treguar me gisht:

    — E shihni atë rrugën që shtrihet nga bregdeti deri te aeroporti? Ajo është autostrada më e rrezikshme në planet.

    U shpjegova që për mijëra shqiptarë, makina është dashuria e jetës. Madje, shumë prej tyre kalojnë më shumë kohë në lavazh sesa në punë.
    U thashë që jeta e disa shqiptarëve vërtitet rreth timonit të makinës, dhe e vetmja sfidë e tyre është të ecin më shpejt se të tjerët në rrugë.
    U thashë se çdo 100 metra në autostrad gjen nga një “budalla” që parakalon në krahun e kundërt.
    U thashë se çdo dy minuta të afrohet nga pas një fshatar me “kokën me gjashtë cepa”, që të bën dritat blic-blic, duke të kërkuar të lëshosh rrugën, sikur po i pengon garën.
    U thashë që ata me Range Rover apo GL nuk i ndalon policia sepse janë djemtë e biznesmenve ose dashnoret e politikanve.
    U thashë se ajo rrugë, ndonëse vetëm 30 kilometra, ka më shumë pika karburanti sesa autostrada Berlin–Pekin, e gjatë 8000 km.
    U thashë se aty ka më shumë gropa sesa në rrugët rurale të Nigerisë apo Kamerunit, dhe nuk krahasohet dot as me rrugët moderne që lidhin Egjiptin me Tanzaninë.

    Pastaj shtova se kjo “autostradë” është si Kalaja e Rozafës: ndërtohet ditën dhe prishet natën.
    Edhe kur mbesat e tyre të vijnë në Shqipëri pas 30 vjetësh, kjo rrugë me shumë gjasa do të jetë ende kantier ndërtimi.

    Në fund, u referova statistikave: kjo rrugë ka më shumë aksidente sesa rruga midis Kievit dhe Moskës — madje, çdo ditë.

    Në atë moment, avioni u ul por disa dhjetëra shqiptarë duartrokitën sikur sapo kishin shpëtuar nga vdekja në ajër — dhe të gjithë pasagjerët e huaj qeshën të habitur.

    Ndërkohë, mua më nisi ankthi. Sepse tani më duhej të hyja në autostradën e makthit.
    Thjesht… në ajër ndihesha më i sigurt sesa në rrugët e të marrëve.

    Shkroi: Kreshnik Spahiu ……….#shpërndaje

  • Trafik i rënduar në autostradë. Makinat e bllokuara prej disa orësh në…

    Trafik i rënduar në autostradë. Makinat e bllokuara prej disa orësh në…

    Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të madh mjetesh në Rrugën e Kombit. Më problematik është segmenti nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës.

    Dyndja e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit ka krijuar radhë të gjata automjetesh që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.

    Për të përshkuar rreth 17 km rrugë, qytetarët presin deri në 3 orë. Ata thonë se kjo situatë është e papranueshme dhe duhet gjetur një zgjidhje.

    Trafiku është rënduar më shumë edhe për shkak të mbylljes së Ures së Milotit në fund të muajit korrik pas dëmtimeve të pësuara.

  • Artur Zheji u nda nga jeta papritur, Albin Kurti mesazh ngushëllimi: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

    Artur Zheji u nda nga jeta papritur, Albin Kurti mesazh ngushëllimi: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi jetë dje në moshën 64-vjeçare.

    Në reagimin e tij, Kurti kujtoi bashkëbisedimet me Zhejin, si para ashtu edhe pas kamerave, duke e përshkruar atë si një gazetar të rrallë, që përtej lajmit të ditës, angazhohej me seriozitet intelektual për çështjet dhe subjektet me të cilat ballafaqohej. “Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen,” shkruan Kurti.

    Kurti gjithashtu kujtoi rrënjët e Zhejit: i ati, Petro Zheji, intelektual erudit dhe përkthyes eklektik, ishte nga Gjirokastra, ndërsa e ëma, Besa Imami, aktore e shquar e Teatrit Kombëtar dhe Kinostudios “Shqipëria e Re”, ishte nga Gjakova.

    Duke vijuar me angazhimin e tij profesional, Kurti theksoi se Artur Zheji nuk ishte thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist dhe patriot i emancipuar, i cili kontribuoi në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe rritjen e jehonës së kërkesës për liri.

    Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Petro Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe,” përfundon Kryeministri.

  • U mblodhën për të festuar, duke mos e ditur që po priste vd*kjen plot gëzim! Ja cfarë po festonte i ndjeri Artur dje

    U mblodhën për të festuar, duke mos e ditur që po priste vd*kjen plot gëzim! Ja cfarë po festonte i ndjeri Artur dje

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, teksa ishte ulur në drekë me familjen për të festuar ditëlindjen e djalit të tij 22-vjeçar.

    Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një tragjedi të dhimbshme. Gjatë drekës, Zheji është ndierë keq dhe familjarët kanë njoftuar menjëherë urgjencën.

    Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai mbërriti në spitalin e Sarandës pa shenja jete, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.

    Në vend të festës, familja u përball me humbjen më të madhe. Bashkëshortja, djali dhe vajza 19-vjeçare mbetën pa njeriun e tyre më të dashur, ndërsa gazetaria shqiptare pa një nga figurat më të njohura të saj.

  • 3 gjëra që do të mësosh pasi nëna jote të mos jetë më!

    3 gjëra që do të mësosh pasi nëna jote të mos jetë më!

    Humbja e jetës është e pashmangshme për të gjithë dhe madje edhe nëse jemi të vetëdijshëm për këtë, është e vështirë të humbasim dikë që e duam.

    Ju përjetoni dhimbjen e humbjes dhe, në një farë mënyre, doni të shkoni mbrapa në kohë.

    Kur nëna juaj, personi që ju dha jetën, largohet, emocionet dhe ndjenjat tuaja bëhen gati të patolerueshme.

    Ju nuk mund të shmangni së menduari “Si mund të kapërcehet kjo dhimbje?”

    Nëna e një shkrimtareje shumë të njohur vdiq nga kanceri i vezoreve, kur ajo ishte ende shumë e vogël, kështu që shkrimtarja vendosi për të ndarë tre mësimet e jetës që mësoi pas vdekjes së nënës së saj.

    Mësimi i parë që mësoni pas humbjes së nënës suaj është që ti e kupton se fazat e dhimbjes nuk janë lineare:

    Nuk përjetoni dhimbje në pikën më të lartë menjëherë pas vdekjes, kjo sasi e dhimbjes do të vazhdojë të rritet në mënyrë progresive.

    Në të vërtetë, është e mundur që dhimbja të mos zhduket plotësisht ose se kulmi i dhimbjes nuk arrihet kurrë.

    Ju do të mësoni se dhimbja është një proces i natyrshëm, ka emocione të lidhura me këtë dhe duhet të lejoni që ata të shprehin veten plotësisht për të qenë në gjendje të mbyllin rrethin e dhimbjes.

    Do të përjetoni emocione trishtimi, faji, frike, zemërimi dhe, në disa raste, paqe.

    Mund të jetë një proces rraskapitës që do t’ju lejojë të njihni dhe shprehni këto emocione, por duke vepruar kështu, do të arrini mbylljen e rrethit dhe shërimin që ju nevojitet pas vdekjes së nënës suaj.

    Së dyti, edhe pse ju nuk mund të zëvendësojë nënën tuaj, në fund do të jeni në gjendje të vazhdoni të ecni përpara.

    Një teknikë që mund të ndihmojë do të jetë për të gjetur cilësitë dhe aftësitë e tjera që posedonte nëna juaj, ata që admiroje dhe që ju ndihmuan.

    Sigurisht që nuk do të jetë e njëjtë sikur të keni nënën tuaj pranë, por kjo do t’ju ndihmojë të plotësoni zbrazëtinë që do të ndjeni.

    Së treti, sigurohuni që të njihni njerëzit që keni pranë, të cilët me të vërtetë ju duan dhe ju mbështesin.

    Kjo mund të përfshijë babanë, vëllezërit, partnerin ose anëtarët e tjerë të familjes. Këta janë njerëzit me të cilët do të keni më shumë mundësi për të kuptuar rrugën që po kaloni, sepse ata vetë do të kenë përjetuar tashmë fazat e dhimbshme pas humbjes së nënës suaj. Ata do të jenë atje për ju në momentet tuaja më të këqija.

    Çfarë mendoni? Lini një koment dhe shpërndajeni këtë mesazh prekës në mënyrë që miqtë tuaj të mund t’i lexojnë këto reflektime.

  • Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

    Ylli Limani në duart e policisë? Njoftimi që shqetësoi fansat

    Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm. Përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur falënderoi publikun për mbështetjen, por njëkohësisht bëri një njoftim të papritur: ai bëri me dije se koncerti i planifikuar në “Mad Summer Club” nuk u mbajt dot, pasi policia ndërhyri për të dytën herë radhazi duke bërë kështu të pamundur realizimin e tij.

    Shkodër ❤️ Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon,”-ishte ky njoftimi që Yll Limani ka bërë orët e para të mëngjesit nëpërmjet një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagramit.

  • Mes lotësh dhe me foton e saj në duar, fjalët drithëruese të vajzës së 36-vjeçares: Do t’i bëj babait atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

    Mes lotësh dhe me foton e saj në duar, fjalët drithëruese të vajzës së 36-vjeçares: Do t’i bëj babait atë që i bëri mamit, do hakmerrem!

    Vetëm pak metra larg vendit ku u gjet sot nga policia vrasësi 40-vjeçar i gruas së tij, në apartamentin në rrugën Konstanta në Volos, në të gjithë lagjen u dëgjuan britma nga pikëllimi, dhimbjeje dhe zemërimi.

    Ishte momenti kur fëmijët e 36-vjeçares së vrarë nga i shoqi, Pandeli Nakoleci, si dhe të afërmit që ishin pranë tyre, u njoftuan se autori i vrasjes brutale nuk kishte më kohë të fshihej. Ai ishte arrestuar.

    Në apartament ndodheshin tre fëmijët e mitur dhe vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, një nga motrat e viktimës dhe babai i autorit të krimit.

    Me padurim ata prisnin zhvillimin e hetimeve të policisë, ndërsa në zi për humbjen tragjike të të dashurës së tyre, shprehën frikën se mos përballeshin me vrasësin. Shtëpia e tyre ishte e rrethuar gjithë natën nga oficerë policie, të cilët kishin shtrirë një rrjetë mbrojtëse për fëmijët, ndërsa njëkohësisht monitoronin çdo lëvizje të dyshimtë.

    Vajza 18-vjeçare e 36-vjeçares, Katerina, donte të thyente heshtjen, të fliste për atë që ndjente në ato orët e para. Ajo foli ekskluzivisht për TACHYDROMOS dhe donte që fjalët e saj të përcilleshin më tej.

    Ajo mbante telefonin celular në duar dhe po e shikonte, duke treguar foton e nënës së saj, të mavijosur nga rrahjet, me plagët fatale të thikës në trup.

    Mes lotëve, në një pikë më larg vëllezërve dhe motrave të saj të mitur, i tha POSTIARIT :

    “Atë që i bëri mamasë sime – shiko këtu – do t’ia bëj edhe unë. Do të hakmerrem ndaj tij. Nuk dua ta shoh më kurrë! Por do të sigurohem që ta takoj, sepse dua t’i them “turp”!

    Do të hakmerrem për nënën time. E humba, ajo “iku” nga duart e tij, por për mua të dy janë të vdekur. I dua prindërit e mi, por tani të dy janë të vdekur. Jam unë dhe vëllezërit e motrat e mia.

    “Nuk kam më as nënë, as baba. Ashtu si vëllezërit e motrat e mia më të vogla. Që tani e tutje, do të jem si nënë ashtu edhe baba për ta.”

    “Nuk do ta tregoj sekretin e familjes sime. Do ta mbaj për vete. E dimë çfarë po kalonim. Ai e kishin zili nënën time dhe ne, fëmijët e saj. Ne ishim një familje që ai na kishte zili. Tani ai na shkatërroi “, tha 18-vjeçarja, me zemër të thyer nga tragjedia.

    “Le të shkojë në burg dhe të mos dalë më kurrë. Le të kalbet”, tha një nga motrat e 36-vjeçares, Ioanna, duke u dridhur, duke vajtuar humbjen e të dashurës së saj, por edhe duke shfaqur një zemërim të madh për 40-vjeçarin që i mori jetën në mënyrë tragjike dhe të parakohshme.

    Ioanna foli për një jetë të tmerrshme në duart e tij dhe i përshkroi TACHYDROMOS ferrin e motrës së saj.

    “Motra ime kaloi shumë gjëra me të. Ajo ishte një grua dinamike, që punonte për të jetuar, një nënë mbështetëse për fëmijët e saj, që i adhuronte ata dhe jepte jetën e saj për ta. Dua të them shumë më tepër për motrën time, por nuk jam në gjendje…”, tha ajo dhe ndaloi së foluri, duke mbajtur gojën për të mos lejuar që të dilnin britmat e dhimbjes për tragjedinë e paimagjinueshme.

    Përpara hyrjes së pallatit, në vendin ku 36-vjeçarja dha frymën e fundit, familja e saj la një qiri të ndezur dhe një lule… në vendin ku tortura e 36-vjeçares përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme!

  • Viti i ri shkollor 2025-2026, publikohet kalendari i ri

    Viti i ri shkollor 2025-2026, publikohet kalendari i ri

    Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin zyrtar për vitin e ri shkollor 2025–2026, duke përfshirë datat e nisjes së mësimit, periudhat e pushimeve, afatet e provimeve kombëtare, si dhe procedurat e regjistrimit online për klasat hyrëse.

    Sipas njoftimit, institucionet arsimore në të gjithë vendin përfshirë arsimin bazë, të mesëm të lartë do të nisin procesin mësimor më 8 shtator 2025. Mbyllja e vitit shkollor për nxënësit përveç maturantëve do të bëhet më 12 qershor 2026.

    Për maturantët, mësimi përfundon më 29 maj, në mënyrë që të kenë kohën e nevojshme për t’u përgatitur për provimet shtetërore, të cilat janë planifikuar të zhvillohen nga data 1 deri më 26 qershor. Ndërkohë, nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen provimeve kombëtare në periudhën 15–26 qershor 2026.

    Procesi i regjistrimit për klasën e parë dhe klasën e dhjetë do të realizohet përmes portalit e-Albania dhe do të qëndrojë i hapur deri më 31 gusht 2025. Sa i përket shpërndarjes së librave falas, shkollat do të afishojnë listat përkatëse dhe do të informojnë prindërit mbi datat dhe vendet ku do të kryhet marrja e tyre.

  • Gëzimi që u kthye në tragjedi: Zheji po festonte sot ditëlindjen e të birit

    Gëzimi që u kthye në tragjedi: Zheji po festonte sot ditëlindjen e të birit

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, teksa ishte ulur në drekë me familjen për të festuar ditëlindjen e djalit të tij 22-vjeçar.

    Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një tragjedi të dhimbshme.

    Gjatë drekës, Zheji është ndierë keq dhe familjarët kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai mbërriti në spitalin e Sarandës pa shenja jete, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.

    Në vend të festës, familja u përball me humbjen më të madhe. Bashkëshortja, djali dhe vajza 19-vjeçare mbetën pa njeriun e tyre më të dashur, ndërsa gazetaria shqiptare pa një nga figurat më të njohura të saj.

  • Edi Rama përlot me fjalët për Artur Zhejin pas ndarjes nga jeta (Foto)

    Edi Rama përlot me fjalët për Artur Zhejin pas ndarjes nga jeta (Foto)

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë pas lajmit tronditës për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

    63-vjeçari humbi jetën tragjikisht ditën e sotme në Sarandë, pas një ataku kardiak, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e medias dhe publicistikës shqiptare.

    Rama, i njohur për shoqërinë e hershme me Zhejin, ka ndarë një mesazh të shkurtër, por tepër emocional, për mikun e tij të dikurshëm.

    “Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin”, shkroi Rama në një postim në rrjete sociale, duke përlotur ndjekësit.

    Artur Zheji ishte një nga figurat më të spikatura të gazetarisë shqiptare, me një karrierë të gjatë në media, publicistikë dhe analizë politike.

    Humbja e tij ka sjellë reagime të shumta nga personalitete të politikës, artit dhe shoqërisë civile, të cilët e kujtojnë si një njeri me kulturë të rrallë dhe guxim në fjalën e lirë.