Category: Uncategorized

  • Vr*u gruan para syve të fëmijëve, babait i ndodh i pabesueshmja kur përballet me të bijën në gjykatë

    Vr*u gruan para syve të fëmijëve, babait i ndodh i pabesueshmja kur përballet me të bijën në gjykatë

    Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau në Greqi bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të mitur, ka dalë sot para Prokurorit.

    Në mbërritjen në Prokurori, ai refuzoi të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi motivin e krimit apo pendesën e tij, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur.

    Sipas mediave greke, brenda gjykatës ai është përballur me vajzën 18-vjeçare, e cila i kërkoi shpjegime. Nakoleci është përgjigjur: “U errësova, nuk doja ta bëja.”

    Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje, ndërsa marrja në pyetje është caktuar më 26 gusht, ora 10:00. Është urdhëruar gjithashtu një hetim social për fëmijët e mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të viktimës.

    Hetuesit po shqyrtojnë edhe faktin se i dyshuari kishte qenë i shtruar në një spital psikiatrik në qershor dhe po verifikojnë rrethanat e lirimit të tij.

    Pas krimit, Nakoleci u fsheh për më shumë se 24 orë, derisa policia e gjeti vetëm 200 metra larg banesës së tij, në një vend të braktisur.

    Në momentin e arrestimit ai u shpreh: “E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

    Ai kishte ndërruar rrobat, të cilat dyshohet se i gjeti në kazanë plehrash. Tek ai nuk u gjetën telefoni dhe arma e krimit.

    Autoritetet greke thanë se mes çiftit nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por 40-vjeçari kishte precedentë penalë.

    Autopsia mbi trupin e 36-vjeçares do të kryhet më 25 gusht në Selanik, për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik në Greqi.

  • Blendi Gonxhe fshin borxhet e “Albarant Sh.p.k” nga Tatimet

    Blendi Gonxhe fshin borxhet e “Albarant Sh.p.k” nga Tatimet

    Skandali i Superministrit të Ramës


    Si një ministër i qeverisë i fshin borxhet milionëshe kompanisë së tij dhe e lë biznesin të funksionojë pa asnjë kontroll…

    Përveç përfitimit të 151 milionë lekëve nga Landfilli i Tiranës, me kontrata fiktive për dhënie makinash me qira, dhe miliona lekëve të tjera të përfituara nga institucionet shtetërore, kompania “Albarant Sh.p.k” e ministrit Blendi Gonxhe është përfshirë në një skandal tjetër financiar që trondit sistemin tatimor shqiptar.

    Më 15 tetor 2021, me Urdhër Nr. 13277, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, bllokoi pasuritë e “Albarant Sh.p.k”, pasi kompania nuk kishte paguar detyrimet fiskale për shtatë vite.

    Superministri, skandali i “Albarant Sh.p.k” dhe borxhet e fshira nga

    Raporti i Tatimeve vërtetonte se kompania në pronësi të Blendi Gonxhes, me administratore bashkëshorten e tij, Elda Gonxhja, nuk kishte paguar 1.2 milionë euro detyrime tatimore për vitet 2015-2021.

    Gonxhe zhvilloi gjatë këtyre viteve biznes për import dhe shitje mjetesh transporti, dhënie makinash me qira, shërbim taxi, transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh e mallrash, servis mjetesh dhe agjenci udhëtimesh turistike – pa paguar detyrimet tatimore për shtatë vite radhazi.

    Abuzimi ishte flagrant, dhe Tatimet nxorrën urdhër bllokimi pasuror, megjithëse Gonxhe, pas vitit 2015, ishte pjesë e pushtetit të PS-së dhe mik i Edi Ramës. Ligji e përcakton qartë: afati për ankim është një muaj, ndërsa për shlyerjen e detyrimeve tatimore, pa ankim gjyqësor, është tre muaj pas nxjerrjes së urdhërit. Kur këto afate nuk respektohen, aktiviteti i biznesit bllokohet dhe detyrimet konfiskohen nga llogaritë bankare ose pasuritë e bllokuara.

    Megjithatë, Blendi Gonxhe nuk bëri asnjë ankim, pasi borxhi ishte i verifikuar, dhe Tatimet nuk zbatuan ligjin për konfiskimin me titull ekzekutiv. Kompania “Albarant Sh.p.k” vazhdoi aktivitetin normal për tre vite pas bllokimit.

    Më 8 nëntor 2023, me Urdhër Nr. 76822 të firmosur nga Drejtoresha e Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Estela Dura, u hoq masa e bllokimit të pasurive me pretendimin se kompania kishte shlyer detyrimet. Por sipas burimeve konfidenciale brenda Ministrisë së Financave, detyrimet nuk ishin shlyer, dhe kompania rezulton pa asnjë borxh në Tatime.

    Ky fshirje detyrimesh, që lejon biznesin të operojë pa pagesë tatimesh, përbën një skandal të hapur, i cili duhet të hetohet penalisht nga drejtësia. Gjatë periudhës 2023-2025, kompania nuk ka paguar detyrime tatimore, por aktiviteti i saj vazhdon i papenguar.

    Ky privilegj duket se është mundësuar nga pozicioni i Blendi Gonxhes si ministër me mbështetjen e “të Gjatit”, si dhe kontrolli mbi Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku pasqyrohen bilancet dhe detyrimet tatimore. Një rast flagrant i kapjes së shtetit për interesa private./

  • Kush është qyteti shqiptar më i “preferuar” nga turistët e huaj

    Kush është qyteti shqiptar më i “preferuar” nga turistët e huaj

    Saranda është transformuar në një prej destinacioneve më të pëlqyera për të pushuar në Shqipëri nga turistët e huaj.

    Brigjet e kristalta të jugut të Shqipërisë, po kthehen gjithnjë e më shumë, në një destinacion të preferuar turistik për vizitore nga e gjithë bota.

    Në Lukovë përveç turistëve shqiptarë, besnikë të fshatit turistik gjen edhe pushues të huaj. Kryesisht gjerman e ukrainas te mahnitur nga natyra , ushqimi vendas dhe mikpritja e subjekteve të vogla ku familjet vendase presin pushuesit.

    Maks nga Ukraina ka gjetur në Lukove, një vend për t’u rilidhur me natyrën dhe për të shijuar aktivitete që ofron deti. Ai ka zgjedhur të kalojë gjithë muajin në Lukovë dhe u sugjeron miqve të tij të vijnë aty, pasi plazhet aty janë një mrekulli që dora e njeriut mund t’i prekë me një buxhet fare minimal.

    Jam Maks, kam ardhur nga Ukraina, e gjeta Lukovën prej shokut tim i cili ka ardhur këtu me përpara dhe ka një biznes këtu. Po me pëlqen shume këtu, po relaksohem, po bëjmë xhiro me kajak në det. Çmimet në përgjithësi janë dhe në varësi të vendit ku ulesh për të marrë shërbim, por janë të pranueshme. Mua me pëlqen këtu natyra, sepse me kujton vendin tim, dhe po jam i kënaqur këtu.”

    Ky pushues nga Spanja ka mbërritur me familjen, për pushime dhe ndalesa e parë është fshati me bregdetin kristal.

    Është hera e parë që po vijmë në Shqipëri. Kemi ardhur të shohim një vend të ri, që po ndryshon shpejt, dhe që është ndryshe. Po shohim një vend që është duke ndërtuar, me një natyrë të mrekullueshme, dhe me plazhe mbresëlënëse dhe pse po shohim që në disa plazhe po ndodh ajo qe ndodhi edhe në Spanjë, duke bërë shumë hotele dhe ndërtime pranë detit, dhe kjo bën te humbi natyra dhe ajo që e bën Shqipërinë të jetë “ Shqipëria”. Kemi takuar njerëz të mrekullueshëm në Shqipëri, njerëz të dashur që shprehin gatishmëri të na e bëjnë jetën më të lehtë, na ka pëlqyer shumë ushqimi sidomos peshku, keni gastronomi të mrekullueshme. Kemi për të vizituar Beratin dhe Tiranën dhe shpresoj se do të kënaqemi po kaq shumë dhe andej”.

    Në një kohe kur turizmi shqiptar është në rritje, këto turistë të huaj dëshmojnë potencialin e madh turistik të vendit tonë, edhe disa kilometra larg qyteteve.

  • Shqiptari në Greqi, ish-anëtar bande/ Zbardhet arsyeja pse vrau gruan e tij!

    Shqiptari në Greqi, ish-anëtar bande/ Zbardhet arsyeja pse vrau gruan e tij!

    Pas më shumë se 48 orësh kërkimesh intensive, autoritetet greke arrestuan këtë të diel Pandeli Nakolecin, 40 vjeçarin shqiptar që tronditi qytetin e Volosit me krimin makabër ndaj bashkëshortes së tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci.

    Ngjarja e rëndë ndodhi të premten paradite, rreth orës 11:00, brenda banesës së çiftit, ku katër fëmijët e tyre të mitur (5–18 vjeç) u bënë dëshmitarë të skenës së tmerrshme. Sipas dëshmive, konflikti nisi pas një mesazhi të marrë në telefonin e gruas, që ndezi xhelozinë e sëmurë të burrit, i cili dyshonte prej kohësh për një lidhje jashtëmartesore. Në kulmin e zënkës, 40-vjeçari mori thikën dhe e goditi për vdekje bashkëshorten, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u larguar.

    Marjola Nakoleci u përpoq të dilte nga apartamenti, por autori e ndoqi deri te hyrja e pallatit dhe e qëlloi përsëri. Gruaja ra mbi një xham të derës, i cili u thye duke i shkaktuar plagë të rënda. Ajo u transportua drejt spitalit, por ndërroi jetë gjatë rrugës për shkak të gjakderdhjes masive.

    Hetimet kanë zbuluar profilin e errët kriminal të autorit. Pandeli Nakoleci ka qenë i arrestuar disa herë për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa vetëm pak muaj më parë, në qershor 2025, ishte shtruar me urdhër prokurorie në një klinikë psikiatrike pas një tentative vetëvrasjeje. Sipas dëshmive të fëmijëve dhe familjarëve, ai ishte përdorues i rregullt i narkotikëve dhe ushtronte shpesh dhunë brenda familjes.

    Pas ngjarjes, 40-vjeçari u arratis duke u fshehur për afro 29 orë vetëm 200 metra larg shtëpisë. Policia greke, e ndihmuar edhe nga kamerat e sigurisë në zonë, arriti ta lokalizojë dhe t’i vërë prangat. Burime nga mediat greke raportojnë se deklaratat e para të tij pas arrestimit kanë qenë cinike: “Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë pasi ajo merrej me tjeter burre !

    Tre nga fëmijët e çiftit u dërguan fillimisht në spital për ekzaminime dhe më pas pritet të sistemohen në një qendër sociale. Komuniteti i Volosit është i tronditur nga kjo tragjedi, që i shtohet listës së gjatë të rasteve të femicidit në Greqi vitet e fundit.

  • E rëndë në Shkodër! E moshuara i vë flakën vetes, dyshimet e para

    E rëndë në Shkodër! E moshuara i vë flakën vetes, dyshimet e para

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 78-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke djegur veten me benzinë.

    Sipas asaj që raporton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin prapa banesës së saj.

    H. A., 78 vjeçe, dyshohet se vuante nga depresioni.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

  • Qytetit të shkollës së parë shqipe i mbyllen 22 shkolla për 5 vite

    Qytetit të shkollës së parë shqipe i mbyllen 22 shkolla për 5 vite

    Korça, e njohur si qyteti ku u hap shkolla e parë shqipe “Mësonjëtorja e Korçës” dhe si kryeqendra e juglindjes, po përballet sot me një krizë të dukshme në fushën e arsimit. Çdo vit, gjithnjë e më shumë institucione arsimore po mbyllin dyert e tyre.

    Shkaku kryesor lidhet me shpopullimin dhe rënien e ndjeshme të lindshmërisë. Sipas të dhënave të bëra publike së fundmi, vetëm gjatë pesë viteve të fundit në qarkun e Korçës janë mbyllur të paktën 22 shkolla.

    Ky fenomen ka goditur rëndë sidomos fshatra si Dardha, Boboshtica dhe Polena, ku dikur shkollat numëronin mbi 200 nxënës, ndërsa sot janë shuar plotësisht. Në Polenë për shembull, nxënësit e vitit të ri arsimor do të jenë të detyruar të ndjekin mësimet në një shkollë tjetër, pasi ajo e fshatit është mbyllur.

    Edhe Drejtoria Vendore e Arsimit në Korçë e pranon këtë situatë, duke e justifikuar me numrin tepër të ulët të nxënësve që nuk lejon më funksionimin e shkollave.

    Mbështetja ekonomike për familjet e reja mund të jetë një indikator nxitës që çiftet të kenë më shumë fëmijë.

  • Mijëra familje Shqiptare marrin “çekun” me lekë/ Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…

    Mijëra familje Shqiptare marrin “çekun” me lekë/ Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…

    Që prej nisjes së skemës së bonusit të bebes në janar të vitit 2019, mbi 237 mijë fëmijë në Shqipëri kanë përfituar këtë ndihmë financiare, bëri me dije kryeministri Edi Rama.

    Rama rikujtoi vlerat që përfitohen sipas rendit të lindjes: 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.

    Me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Me kokën ulur dhe i heshtur , Shqiptari që vrau gruan perpara fëmijëve paraqitet në Gjykatë ! ( Video )

    Me kokën ulur dhe i heshtur , Shqiptari që vrau gruan perpara fëmijëve paraqitet në Gjykatë ! ( Video )

    Pandeli Nakoleci, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci, është paraqitur këtë të dielë, 24 gusht, para prokurorit në qytetin e Volosit.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, pasi dyshohet se krimi ndodhi para syve të katër fëmijëve të çiftit.

    Sipas raportimeve, i dyshuari u shfaq me kokën ulur dhe i heshtur, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e saktë të ngjarjes.

    Komuniteti mbetet i tronditur nga dhuna dhe rëndësia e këtij rasti po theksohet si një alarm për mbrojtjen e familjes dhe sigurinë e fëmijëve.

  • 🫀 Pse mosha 55–65 vjeç është periudha më e rrezikshme për atak në zemër

    🫀 Pse mosha 55–65 vjeç është periudha më e rrezikshme për atak në zemër

    Nëse jeni midis 55 dhe 65 vjeç, duhet të jeni të vetëdijshëm se kjo është periudha kur rreziku për një atak në zemër është më i lartë. Sipas studimeve të fundit, ky grupmoshë përbën një fazë kritike për shëndetin kardiovaskular.

    📊 Statistika shqetësuese:

    Rritje e prevalencës: Në vitin 2019, prevalenca e sëmundjeve të zemrës ishte 9.0% për individët e moshës 55–64 vjeç, duke u rritur në 14.3% për ata 65–74 vjeç. Ky trend tregon një rritje të ndjeshme të rrezikut me kalimin e moshës . Rreziku i atakut në zemër: Studimi i Framingham Heart Study tregon se individët e moshës 55–59 vjeç kanë një rrezik prej 16% për zhvillimin e sëmundjeve koronare brenda 10 vjetësh, ndërsa ata 60–64 vjeç kanë një rrezik prej 21% .

    ⚠️ Faktorët që kontribuojnë:

    Sistemi kardiovaskular në ndryshim: Me kalimin e moshës, arteriet bëhen më të ngurta dhe më të prirura për bllokim, duke rritur mundësinë e atakut në zemër. Akumulimi i faktorëve të rrezikut: Faktorë si tensioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, obeziteti dhe diabeti mund të akumulohen gjatë këtyre viteve, duke rritur rrezikun për sëmundje të zemrës. Mungesa e simptomave të hershme: Shumë individë në këtë grupmoshë nuk shfaqin simptoma të dukshme para një ataku në zemër, duke e bërë diagnozën e hershme më të vështirë.

    🛡️ Si të mbroheni:

    Kontrolle të rregullta mjekësore: Vizitoni mjekun për kontrolle të rregullta të tensionit të gjakut, nivelit të kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Stili i jetesës së shëndetshëm: Ushtroni aktivitet fizik të rregullt, ndiqni një dietë të balancuar dhe shmangni zakonet e dëmshme si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha. Menaxhimi i stresit: Gjeni mënyra efektive për të menaxhuar stresin, si meditimi, joga ose aktivitete të tjera relaksuese.

    🔍 Përfundim:

    Mosha 55–65 vjeç është një periudhë kyçe për shëndetin e zemrës. Kujdesi dhe ndërgjegjësimi në këtë fazë mund të bëjnë ndryshimin mes një jete të shëndetshme dhe një rreziku të shtuar për atak në zemër. Mos e injoroni shëndetin tuaj – veproni tani për të siguruar një të ardhme më të shëndetshme.

  • Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak ndërkohë që ndodhej në timon, makina përfundon në kanal

    Aksident me vdekje në Fier! 63-vjeçari pëson arrest kardiak ndërkohë që ndodhej në timon, makina përfundon në kanal

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kallm i Vogël.

    Viktimë ka mbetur 63-vjeçari Baftjar Buzi.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit, duke humbur kontrollin dhe duke përfunduar në një kanal pranë rrugës.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.