Category: Uncategorized

  • Një unazë e hedhur në det dhe një ’’JO’/ Refuzimi i Luana Vjollcës që theu zemrën dhe krenarinë e Krenar Cocajt. Çfarë ndodhi në jug dhe romanca e re e biznesmenit që trazoi publikun

    Një unazë e hedhur në det dhe një ’’JO’/ Refuzimi i Luana Vjollcës që theu zemrën dhe krenarinë e Krenar Cocajt. Çfarë ndodhi në jug dhe romanca e re e biznesmenit që trazoi publikun

    Një propozim i refuzuar, një unazë e hedhur në det dhe një histori që nisi si në përralla, por nuk përfundoi e tillë, duket se mbylli përfundimisht marrëdhënien mes Luana Vjollcës dhe Krenar Cocaj. Dyshes më të diskutuar për vite me radhë në showbizn shqiptar. Një marrëdhënie e komplikuar me ndarja dhe ribashkime, deri atë ditë të nxehtë, kur Krenari vendosi të bënte një propozim magjik si nëpër filma, pa e ditur fundin.

    Biznesmeni i njohur nga Kosova kishte organizuar gjithçka. Kishte rezervuar në një nga hotelet më të mira të jugut, kishte marrë dhe një helikopter të mbushur me trëndafila të kuq dhe një unazë me vlerë mijëra euro, që priste ta vendoste në gishtin e moderatores kur ajo të thoshte ’’PO’’.

    Por jo të gjitha shkuan sipas planeve. Moderatorja Luana Vjollca kishte mbërritur e para në resortin luksoz, ndërsa Krenari, i cili më herët kishte planifikuar çdo gjë me detaje u nis më vonë me helikopter. Të pranishmit në ceremoni e përshkruan momentin si magjik, pasi biznesmeni u afrua në resortin e jugut duke e mbuluar vendin me qindra trëndafila të kuq, ndërsa sapo zbriti, eci pak dhe u ul në gjunjë.

    Një skenë që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma, por ja që paska ndodhur vërtetë në jug të vendit. I ulur në gjunjë përballë moderatores, Krenar Cocaj, nxjerr nga xhepi një unazë, që sipas të pranishmëve kishte një vlerë që shkonte deri në 20 mijë euro dhe bën pyetjen magjikë: A do të martohesh me mua?! Ishte kjo pyetje që do të shënonte dhe fundin e marrëdhënies, pasi përgjigjia nuk ishte ajo që priste.

    Në këtë moment thonë të pranishmit, moderatorja ka marrë unazën me gurë diamanti dhe e ka hedhur në det, duke ofenduar dhe me fjalë të rënda partnerin e saj. Gjithë ajo festë do të merte pamjet e tragjedisë. Krenar Cocaj nuk nuk thotë asnjë fjalë, por ngrihet dhe nis të largohet me krenarinë e thyer dhe copëtuar duke i vënë dhe gurin marrëdhënies kaq shumë të diskutuar me Luana Vjollcën.

    Aty u shënua fundi i një marrëdhënie me ulje dhe ngritje të vazhdueshme, ndërsa të dy do të vijonin rrugën e tyre. Ndërkohë që moderatorja Luana Vjollca, vijon të jetë single, të paktën kështu pretendohet, Krenar Cocaj vendosi që ta kalojë shumë shpejt atë që kishte ndodhur atë ditë, duke gjetur romancën e radhës. Plumbi me plumb del thotë populli dhe mesa duket Krenari këtë vendosi të bëjë.

    Biznesmeni është parë së fundmi në krah të Endi Demnerit, me të cilën duket se është i lumur ndërsa nuk kanë munguar udhëtimet. Por i fundit ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje lidhjen e tij të shkuar dhe të përfunduar keq me Luana Vjollcën. Teksa Cocaj dhe Demneri po shijonin pushimet në Saint Tropez, edhe moderatorja ka udhëtuar me shoqërinë aty, duke sjellë reagime të shumta në rrjet.

    Nuk dihet se çfarë e shtyu Vjollcën të zgjidhte pikërisht rivieren franceze në një kohë që dhe ish-partneri i saj po shijonte pushimet aty me të dashurën e re, por kjo lëvizje ka rikthyer dhe njëherë në filtrin e publikun marrëdhënien e tyre. Krenari e përfundoi lidhjen me një zemër të thyer dhe me krenarinë e copëtuar, ndërsa Vjollca e hodhi lehtë pas krahëve, ose të paktën kështu u përpoq të dukej, por publiku sot zien nga një trekëndësh dashurie, që duket se do e trazoi rrjetin për disa kohë.

  • E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos

    E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos

    Ngjarja makabre në Volos, ku 40-vjeçari shqiptar vrau bashkëshorten e tij, Marjola Nakolecin, po zbardh gjithnjë e më shumë detaje tronditëse. Motra e viktimës ka dëshmuar për mediat greke se 36-vjeçarja kishte duruar prej vitesh dhunë fizike dhe seksuale nga bashkëshorti i saj.

    Sipas saj, burri e përdhunonte dhe e linte qëllimisht shtatzënë për ta mbajtur të lidhur dhe për ta penguar të divorcohej. “Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh. Ai e kërcënonte se nëse divorcohej, do të bënte më keq”, tha motra e viktimës.

    Ajo tregoi se marrëdhënia e çiftit nisi në moshë të re, por gjithçka ndryshoi sapo ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. U bë abuziv, e rrihte”, u shpreh ajo, duke shtuar se dhuna ndodhte edhe para syve të fëmijëve. “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbyllni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, deklaroi motra.

    Familja e dinte situatën, por asnjëherë nuk kishte bërë denoncim zyrtar. “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. I thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, edhe financiarisht, por ajo nuk mundi të përballonte”, rrëfeu ajo me dhimbje.

    Pas vrasjes së 36-vjeçares, autori u arratis dhe u fsheh për më shumë se 24 orë. Ai u gjet nga policia në një parcelë pranë shtëpisë, duke mbajtur rroba të tjera që dyshohet se i kishte marrë nga kazanët e plehrave. Gjatë arrestimit, dëshmitarët thonë se ai bërtiste: “I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”.

    Në trupin e tij nuk u gjetën as telefoni celular dhe as arma e krimit. Ndërkohë, trupi i Marjolës është dërguar në Selanik, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

    Një histori e mbushur me vite dhune, frikë dhe abuzim, që përfundoi në mënyrën më tragjike.

  • E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

    E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

    Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën e të afërmve të saj.

    E mitura kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë familjarëve.

    Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës.

    Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Luiz Ejlli reagon pas humbjes tragjike të dy motrave në aksident: “Asgjë nuk është më urgjente se jeta”

    Luiz Ejlli reagon pas humbjes tragjike të dy motrave në aksident: “Asgjë nuk është më urgjente se jeta”

    Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme, ku dy motra të reja humbën jetën në një aksident rrugor, ka tronditur opinionin publik.

    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh të fortë prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e tij për tragjedinë dhe duke bërë thirrje për më shumë kujdes në rrugë.

    “Sot u shua jeta e dy motrave të reja në një aksident rrugor. Dhimbje që nuk shërohet, plagë që nuk mbyllet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tyre”, shkruan Ejlli.

    Ai shton se ky lajm nuk është thjesht një statistikë, por një mesazh për të gjithë:

    “Një moment shpejtësie, një çast pakujdesie… dhe gjithçka humbet. Ju lutem, ngadalësoni! Kujdesuni për veten, për pasagjerët, për ata që ju presin në shtëpi. Asgjë nuk është më urgjente se jeta.”

    Reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht, duke u bërë apel për ndërgjegjësim dhe kujdes më të madh në trafik.

  • JD Vance bën “gafën” historike teksa flet për luftën në Ukrainë

    JD Vance bën “gafën” historike teksa flet për luftën në Ukrainë

    Gjatë një interviste për Meet the Press,zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbrojti qasjen e Presidentit Donald Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave dhe kompromiseve, duke u përpjekur të largonte fokusin nga sanksionet dhe kërkesat për armëpushim që Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte propozuar më parë ndaj Rusisë.

    Vance përdori shembuj nga historia, duke përmendur Luftën e Dytë Botërore, për të argumentuar se diplomacia është e domosdoshme për të përfunduar konfliktet e mëdha.

    Megjithatë, ai gaboi kur tha se “Lufta e Dytë Botërore përfundoi përmes negociatave”.

    Nëse kthehemi te Lufta e Dytë Botërore, nëse kthehemi te Lufta e Parë Botërore, nëse kthehemi tek çdo konflikt i madh në historinë e njerëzimit, të gjithë përfundojnë me një lloj negociate,” tha Vance.

    Reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan. 

    Një komentues shkroi: “Vance thotë se Lufta e Dytë Botërore përfundoi me negociata, dikush t’i tregojë për Hiroshimën”. Një tjetër tha se“Lufta e Dytë Botërore përfundoi me gjithçka tjetër, por jo negociata.”

    Lufta e Dytë Botërore nuk përfundoi me negociata, por u mbyll me dorëzim të pakushtëzuar të Gjermanisë më 7 maj 1945 dhe të Japonisë më 2 shtator 1945.

    Sa i përket Ukrainës, Vance theksoi se çdo vendim mbi territoret e humbura nga Rusia duhet të vendoset nga vetë ukrainasit. “Së pari, ukrainasit do të vendosin vetë ku të vendosen kufijtë në vendin e tyre,” tha ai. Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dëshirë të pranojë humbjen e territorit të pushtuar në mënyrë të paligjshme.

    Qasjen e propozuar nga Trump, mbështetur nga Vance, disa kritikë e shohin të kundërt me realitetin historik dhe situatën aktuale të konfliktit në Ukrainë, ku Rusia vazhdon të kontrollojë pjesë të mëdha të territorit ukrainas që nga fillimi i pushtimit në 2022./

  • Sh*kon Blendi Fevziu! Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël dhe gruas në Tepelenë

    Sh*kon Blendi Fevziu! Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël dhe gruas në Tepelenë

    Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një ngjarje të pazakontë dhe të pakëndshme që i ka ndodhur së fundmi gjatë një udhëtimi familjar në Jug të Shqipërisë. Teksa ishte rrugës për në Sarandë, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij 9-vjeçare, Fevziu është ndalur për një pushim të shkurtër në një lokal në zonën e Tepelenës, por përballja me pronaren e vendit e ka lënë të tronditur.

    Ngjarja ndodhi kur vajza e tij kishte nevojë urgjente për të përdorur tualetin dhe bashkëshortja e gazetarit i ishte drejtuar lokalit më të afërt. Në përpjekje për të mos u dukur thjesht si “kalimtarë”, ajo i kishte ofruar pronares së lokalit një pagesë simbolike përmes blerjes së një uji.

    Por ajo që ndodhi më pas, sipas rrëfimit të vetë Fevziut në emisionin “Opinion”, ishte jashtë çdo imagjinate.

    “I thashë sime shoqeje: çoje vajzën, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë… Ajo zonja e përzuri. I tha: ‘Duhet të hash mish që të shkosh në banjë.’ Një fëmijë 9 vjeç që përzihet për të mos përdorur banjën, nuk besoj se ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në botë”, – u shpreh Fevziu me indinjatë.

    Jam zhgënjyer thellësisht”
    Blendi Fevziu, një nga figurat më të njohura të gazetarisë shqiptare, i cili prej vitesh ka promovuar turizmin dhe bukuritë e Shqipërisë nëpërmjet udhëtimeve dhe dokumentarëve të tij, tha se kjo ishte një ndër ngjarjet më zhgënjyese që i ka ndodhur gjatë 35 viteve karrierë.

    “Kam udhëtuar gjithandej dhe gjithmonë kam promovuar Shqipërinë si vend mikpritës. Por një episod i tillë të trondit. Jo për mua, por për mënyrën si trajtohet një fëmijë. Një fëmijë që kërkon thjesht të përdorë një tualet dhe përzihet për të mos konsumuar mish…”

    Gazetari theksoi se veprime të tilla nuk i bëjnë nder imazhit të Shqipërisë si një vend që kërkon të jetë pjesë e turizmit europian dhe mikpritës për të huajt.

    Një pasqyrë e kulturës së shërbimit?
    Ngjarja ka ngjallur menjëherë debat në rrjetet sociale. Ndjekës të shumtë kanë reaguar me zemërim ndaj mënyrës si është trajtuar vajza e gazetarit, duke ngritur pyetje serioze mbi etikën e shërbimit në shumë biznese shqiptare, sidomos në zonat turistike.

    Të tjerë kanë shprehur keqardhje për imazhin që ky episod i ka dhënë vendit, ndërkohë që shqiptarët përpiqen të ndërtojnë një reputacion pozitiv si njerëz bujarë dhe mikpritës.

    A është kjo përjashtim, apo simptomë?
    Nuk është hera e parë që mediat raportojnë për mungesë kulture në mikpritje, sidomos ndaj turistëve apo kalimtarëve që ndalojnë thjesht për nevoja elementare. Raste kur tualetet refuzohen, ndihma mohohet, ose shërbimi ofrohet me përçmim, janë denoncuar herë pas here, por pa ndonjë reagim institucional serioz.

    Ngjarja e rrëfyer nga një figurë publike si Blendi Fevziu ngre sërish alarmin për nevojën urgjente të përmirësimit të standardeve të shërbimit dhe edukatës profesionale në industrinë e mikpritjes shqiptare.

    Sepse në fund të ditës, një fëmijë 9-vjeçar nuk duhet të “hajë mish” për të përdorur një banjë. Dhe kjo është më shumë se një ankesë – është një pasqyrë e një problemi më të thellë që kërkon reflektim kombëtar

  • “Homazh për Artur Zhejin: Kujdesi i jashtëzakonshëm ndaj nënës, një vepër që s’u tha askund”

    “Homazh për Artur Zhejin: Kujdesi i jashtëzakonshëm ndaj nënës, një vepër që s’u tha askund”

    Lajmi i ndarjes nga jeta të publicistit të njohur Artur Zheji ka prekur thellë opinionin publik. Përveç karrierës së tij në gazetari dhe publicistikë, shumë miq e bashkëpunëtorë kanë ndarë kujtime e fjalë të mira për marrëdhëniet me të.

    Por një detaj i pazakontë dhe prekës vjen nga jeta personale e tij: në vitet e fundit të jetës së nënës, Zheji u kujdes vetë për të, duke e ushqyer dhe larë me duart e tij, ashtu si një fëmijë që përkushtohet tek prindi. Një akt i madh dashurie e përkushtimi që tregon anën e tij më njerëzore.

    “Jeta nuk është e garantuar, çdo ditë mund të jetë e fundit,” shkruan një prej miqve të tij, duke treguar se humbja e Zhejit është një kujtesë e fortë se askush nuk i shpëton ditës së fundit.

    Në këtë homazh për gazetarin e njohur, theksohet se lutjet e nënës janë të fuqishme dhe të pranuara tek Zoti, ndaj shpirti i tij të gjejë paqe.

    Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të tij në këtë humbje të madhe.

  • Vdekja e gezaterit Artu Zheji, trondit publikun me fjalet e ndyra Edison Ypi (Foto)

    Vdekja e gezaterit Artu Zheji, trondit publikun me fjalet e ndyra Edison Ypi (Foto)

    Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji ka sjellë një valë reagimesh të forta në opinionin publik dhe në botën e medias shqiptare. Zheji, i njohur për penën e tij kritike dhe përfshirjen aktive në debatet politike e shoqërore, u nda nga jeta duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në gazetarinë shqiptare.

    Por në vend që momenti i ndarjes së tij nga jeta të ishte një çast reflektimi dhe respekti, shoqëria shqiptare u përball me një tjetër tronditje: statusin e shkrimtarit Edison Ypi, i cili në rrjetet sociale shkroi një fjali të rëndë e të papranueshme:

    “Më mirë të kishte vdekur Fevziu.”
    Ky reagim i menjëhershëm, në kulmin e dhimbjes për ndarjen nga jeta të Zhejit, ka shkaktuar indinjatë dhe revoltë të madhe. Fjalët e Ypit jo vetëm që u perceptuan si të pandjeshme, por edhe si një akt i ulët moral, që përçmon një koleg të ndjerë dhe një figurë tjetër publike si Blendi Fevziu.

    Kur urrejtja zëvendëson njerëzoren
    Në kulturën shqiptare, vdekja tradicionalisht shoqërohet me heshtje, respekt dhe një lloj “armëpushimi” moral, ku konfliktet e së shkuarës lihen mënjanë. Statusi i Ypit, në vend që të përçonte dhimbje apo solidaritet, ringjalli urrejtje dhe u perceptua si një provokim i ulët.

    Kjo ngjarje ngre disa pyetje thelbësore:
    Ku e çon shoqërinë tonë banalizimi i fjalës publike?
    A po bëhet rrjeti social një fushë ku çdo kufi etik shkelet pa asnjë pasojë?

    Çfarë modeli ofrojnë njerëz të letrave dhe artit, kur në vend të reflektimit sjellin sharje dhe cinizëm në momente zie?

    Reagimi i publikut
    Pas statusit të Ypit, dhjetëra qytetarë reaguan me tone të ashpra, duke e akuzuar atë për mungesë njerëzie dhe për banalizim të një humbjeje tragjike.

    Disa e quajtën gjuhën e tij “të ndyrë” dhe “përdhosje të kujtimit të Zhejit”, ndërsa të tjerë shprehën habi se si një figurë intelektuale mund të shprehej në atë formë.

    Në anën tjetër, ka edhe nga ata që e lexuan statusin si një provokim tipik të Ypit, i cili prej kohësh njihet për deklarata të forta, ironike dhe shpeshherë të tejkaluara në kufijtë e moralit publik.

    Konkluzioni
    Vdekja e Artur Zhejit, në vend që të shërbente për të reflektuar mbi figurën e tij, solli edhe një debat të ri mbi etikën e fjalës publike. 

    Reagimi i Edison Ypit mbetet shembulli më i freskët i degradimit të diskursit online, ku dhimbja e një humbjeje zëvendësohet nga sharja dhe urrejtja.

    Kjo ngjarje dëshmon se shoqëria shqiptare ka ende shumë për të mësuar mbi respektin, sidomos në momente që kërkojnë ndjeshmëri dhe dinjitet njerëzor.

  • Vr*u gruan para syve të fëmijëve, babait i ndodh i pabesueshmja kur përballet me të bijën në gjykatë

    Vr*u gruan para syve të fëmijëve, babait i ndodh i pabesueshmja kur përballet me të bijën në gjykatë

    Pandeli Nakoleci, 40 vjeç, i cili vrau në Greqi bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të mitur, ka dalë sot para Prokurorit.

    Në mbërritjen në Prokurori, ai refuzoi të përgjigjej pyetjeve të gazetarëve mbi motivin e krimit apo pendesën e tij, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur.

    Sipas mediave greke, brenda gjykatës ai është përballur me vajzën 18-vjeçare, e cila i kërkoi shpjegime. Nakoleci është përgjigjur: “U errësova, nuk doja ta bëja.”

    Prokuroria e akuzon për vrasje me dashje në kuadër të dhunës në familje, ndërsa marrja në pyetje është caktuar më 26 gusht, ora 10:00. Është urdhëruar gjithashtu një hetim social për fëmijët e mitur, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të viktimës.

    Hetuesit po shqyrtojnë edhe faktin se i dyshuari kishte qenë i shtruar në një spital psikiatrik në qershor dhe po verifikojnë rrethanat e lirimit të tij.

    Pas krimit, Nakoleci u fsheh për më shumë se 24 orë, derisa policia e gjeti vetëm 200 metra larg banesës së tij, në një vend të braktisur.

    Në momentin e arrestimit ai u shpreh: “E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë e meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

    Ai kishte ndërruar rrobat, të cilat dyshohet se i gjeti në kazanë plehrash. Tek ai nuk u gjetën telefoni dhe arma e krimit.

    Autoritetet greke thanë se mes çiftit nuk kishte denoncime të mëparshme për dhunë në familje, por 40-vjeçari kishte precedentë penalë.

    Autopsia mbi trupin e 36-vjeçares do të kryhet më 25 gusht në Selanik, për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik në Greqi.

  • Blendi Gonxhe fshin borxhet e “Albarant Sh.p.k” nga Tatimet

    Blendi Gonxhe fshin borxhet e “Albarant Sh.p.k” nga Tatimet

    Skandali i Superministrit të Ramës


    Si një ministër i qeverisë i fshin borxhet milionëshe kompanisë së tij dhe e lë biznesin të funksionojë pa asnjë kontroll…

    Përveç përfitimit të 151 milionë lekëve nga Landfilli i Tiranës, me kontrata fiktive për dhënie makinash me qira, dhe miliona lekëve të tjera të përfituara nga institucionet shtetërore, kompania “Albarant Sh.p.k” e ministrit Blendi Gonxhe është përfshirë në një skandal tjetër financiar që trondit sistemin tatimor shqiptar.

    Më 15 tetor 2021, me Urdhër Nr. 13277, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes Drejtorisë së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, bllokoi pasuritë e “Albarant Sh.p.k”, pasi kompania nuk kishte paguar detyrimet fiskale për shtatë vite.

    Superministri, skandali i “Albarant Sh.p.k” dhe borxhet e fshira nga

    Raporti i Tatimeve vërtetonte se kompania në pronësi të Blendi Gonxhes, me administratore bashkëshorten e tij, Elda Gonxhja, nuk kishte paguar 1.2 milionë euro detyrime tatimore për vitet 2015-2021.

    Gonxhe zhvilloi gjatë këtyre viteve biznes për import dhe shitje mjetesh transporti, dhënie makinash me qira, shërbim taxi, transport kombëtar dhe ndërkombëtar udhëtarësh e mallrash, servis mjetesh dhe agjenci udhëtimesh turistike – pa paguar detyrimet tatimore për shtatë vite radhazi.

    Abuzimi ishte flagrant, dhe Tatimet nxorrën urdhër bllokimi pasuror, megjithëse Gonxhe, pas vitit 2015, ishte pjesë e pushtetit të PS-së dhe mik i Edi Ramës. Ligji e përcakton qartë: afati për ankim është një muaj, ndërsa për shlyerjen e detyrimeve tatimore, pa ankim gjyqësor, është tre muaj pas nxjerrjes së urdhërit. Kur këto afate nuk respektohen, aktiviteti i biznesit bllokohet dhe detyrimet konfiskohen nga llogaritë bankare ose pasuritë e bllokuara.

    Megjithatë, Blendi Gonxhe nuk bëri asnjë ankim, pasi borxhi ishte i verifikuar, dhe Tatimet nuk zbatuan ligjin për konfiskimin me titull ekzekutiv. Kompania “Albarant Sh.p.k” vazhdoi aktivitetin normal për tre vite pas bllokimit.

    Më 8 nëntor 2023, me Urdhër Nr. 76822 të firmosur nga Drejtoresha e Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Estela Dura, u hoq masa e bllokimit të pasurive me pretendimin se kompania kishte shlyer detyrimet. Por sipas burimeve konfidenciale brenda Ministrisë së Financave, detyrimet nuk ishin shlyer, dhe kompania rezulton pa asnjë borxh në Tatime.

    Ky fshirje detyrimesh, që lejon biznesin të operojë pa pagesë tatimesh, përbën një skandal të hapur, i cili duhet të hetohet penalisht nga drejtësia. Gjatë periudhës 2023-2025, kompania nuk ka paguar detyrime tatimore, por aktiviteti i saj vazhdon i papenguar.

    Ky privilegj duket se është mundësuar nga pozicioni i Blendi Gonxhes si ministër me mbështetjen e “të Gjatit”, si dhe kontrolli mbi Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku pasqyrohen bilancet dhe detyrimet tatimore. Një rast flagrant i kapjes së shtetit për interesa private./